• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha ‘non grata’/ Ambasadori gjerman: PD të rigjejë veten, të orientohet nga e ardhmja

by Java News
15/04/2022 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Vendi ka nevojë për opozitë dhe të orientohet nga e ardhmja”, ky ishte mesazhi që ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf tha për ‘luftën’ që po zhvillohet brenda PD, ku një person ‘non grata’ si Sali Berisha tenton të vendoset në krye të partisë. Nga Korça, ambasadori Zingraf tha në një intervistë për Report Tv se PD duhet të zhvillojë procese transparente dhe ligjërisht të pastra para se të zgjedhë udhëheqësin e saj dukë lënë të kuptohet se duhet pritur edhe vendimi i Apelit lidhur me vendimin e gjykatës së Tiranës që miratoi statusin e Berishës.

Zingraf tha se pasi është bërë transparencë e plotë duhet të zgjidhet një udhëheqës i orientuar drejt së ardhmen dhe të kthehet në një opozitë të fortë që do të kontrollonte qeverinë.

PD ndodhet në një krizë të thellë përçarëse mes demokratëve ku pas vendimit të gjykatës Berisha ‘ non grata’ nga SHBA, ka marrë kontrollin e selisë blu dhe sillet si lideri i saj, duke i zbehur të gjitha rolet Komisionit të Rithemelimit, që e ngriti me pretekstin për të drejtuar partinë dhe zhvilluar procese demokratike brenda PD për zgjedhjen e  strukturave të reja.

Ambasadori gjerman foli edhe për vendimet e SHBA për personat e shpallur ‘non grata’ dhe akuzat që bëhen ndaj ambasadorëve.

Si e vlerësoni situatën në PD, a duhet të qëndrojë një person ‘non grata’?

Në fakt përgjigja ime do duhej të kishte qenë këto janë çështje të brendshme të një partie rreth të cilave nuk do të duhej të shprehesha. Por më duhet të them gjithsesi diçka rreth kësaj sepse kemi të bëjmë me të ardhmen politike të një partneri të ngushtë sikurse është Shqipëria për Gjermaninë.  Çdo vend i cili kërkon të ketë një sistem demokratik funksional do duhet të ketë gjithashtu dhe një opozitë të fortë e cila do duhet të shërbente për kontrollin e qeverisë sepse në fund të fundit zgjedhësit do duhet të kenë alternativen e duhur. Ndaj do dëshiroja shumë që PD të mund të rigjente në njëfarë mënyre veten sepse kjo do të ishte e rëndësishme për vendin pasi vitin e ardhshëm kemi zgjedhje. Do doja gjithashtu që e gjitha kjo të ndodhte në kuadër të proceseve transparente dhe nga pikëpamja juridike të pastra dhe që partia të mund të gjejë një udhëheqje të sajën e cila të jetë e orientuar nga e ardhmja dhe të mund të arrije të bëjë gjithçka çka do duhej të bënte një opozitë dhe më së fundi të flitej rreth përmbajtjeve e jo rreth personave.

Departamenti i shtetit ka shpallur ‘non grata’ dhe emra të tjerë të njohur si Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi. Si mendoni çfarë ndikimi kanë në imazhin e Shqipërisë?

Në fakt këtë nuk do dëshiroja ta komentoja! Më takon vetëm të them që për Republikën Federale nuk i përdor instrumente të tilla. Ne përdorim disa regjime të caktuara sanksionesh të dakordësuara  paraprakisht sikurse është në rastin e Rusisë për të deklaruar persona të caktuar si ‘non grata’ të cilëve u ndalohet hyrja në Gjermani. Në këtë formë nuk e përdorim këtë lloj instrumenti dhe nuk do dëshiroja të komentoja vendimin e qeverisë amerikane.

Shpeshherë diplomatë të huaj janë vënë në shënjestër dhe janë akuzuar se po ndërhyjnë në sistemin e drejtësisë. Ju si e vlerësoni?

Unë nuk kam koment për këtë, personalisht nuk jam ndjerë ndonjëherë i tematizuar lidhur me këtë problematikë.

g.kosovari

Next Post
Sulmohet Policia e Kosovës në veri/ Ministri i Brendshëm jep detaje për autorët: Akt terrorist, u krye nga…

Sulmohet Policia e Kosovës në veri/ Ministri i Brendshëm jep detaje për autorët: Akt terrorist, u krye nga…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In