• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Nishani bëri mirë që i nxorri jashtë me dhunë ambasadorët

by Aalison Pearse Stevens
15/07/2016 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Duket se është e thënë që Bujar Nishani do të ketë gjithmonë mbrojtjen e Berishëve.

Pas incidentit skandaloz të djeshëm, atë e ka marrë në mbrojtje ish-ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, Mal Berisha. Ai shkruan se Nishani ka bërë mirë që i nxorri me dhunë ambasadorët, pasi ata nuk ishin të ftuar. Sipas tij, Nishani ka treguar një urtësi impresionuese.

“Të dashur miq.

Para disa ditësh Presidenti i Republikës, Sh.T z. Bujar Nishani organizoi një takim me ish – Ambasadorë të RSh të akredituar jashtë shtetit që nga fillimi i viteve ’90. Në atë takim u fol për Brexit dhe opinionin e diplomatëve rreth asaj cështje në një tryeze në formën e një bordi opinion – dhënës. Në vijim të kësaj, e prita me respekt dhe kënaqësi edhe ftesën që Presidenti më dërgoi për të marrë pjesë në takimin vjetor të Ambasadoreve të RSH, të cilët gjënden momentalisht jashtë shtetit dhe janë kthyer në atdhe për Konferencën e tyre vjetore. U ndjeva mirë sepse mendova se ka ende një drejtues të shtetit shqiptar i cili beson se përvoja e ish – Ambasadorëve shqiptarë të cilët kanë shërbyer jashtë vendit vlen po aq sa e atyre të cilët sot janë në detyrë dhe që nesër edhe ata do të jenë “isha”. U takova me shumë prej atyre që e kishin përfaqësuar Shqipërinë. Disa vinin që heret, të shumtët që nga koha kur Shqipërinë Demokratike filluan ta drejtojnë herë të majtët e herë të djathtët. Mendova se më në fund triumfoi arësyeja, dhe se pavarësisht bindjeve politke, të gjithë kishim qenë ose ishim shërbëtorë të devotshëm të adheut tonë në botën e jashtme. Presidenca i kishte hapur dyert bujarisht me përcaktim të saktë në ftesë:

“Vetëm për Ambasadorët që janë sot në shërbim dhe për ish – Ambasadorë të cilët sot janë ose të larguar nga detyra për arësye politike, ose janë në shërbime tjera, ose vazhdojnë veprimtarinë e tyre në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në role dhe detyra tjera. Vetëm për Ambasadorët, e theksoj.”

Vonesa prej 15 minutash në ardhjen e Ambasadorëve në funksion ishte një akt i paprecedencë në respektin që duhej të demonstrohej ndaj Kreytarit të Shtetit dhe Institucionit që ai drejton. Por edhe më keq se kaq, autobusi që transportonte diplomatët shqiptarë në takimet me drejtuesit e qeverisë dhe parlamentit solli dhe shkarkoi një turmë njerëzish ndër të cilët një numër i madh ishin të pa ftuar. Kjo kategori njerëzish në ShBA – vendin më demokratik në botë quhet Party Crashers, dhe ai që shkon pa ftuar në një instancë kaq të lartë të shtetit largohet me dhunë.

Presidenti ynë, me urtësinë e tij impresionuese, zgjodhi ta anullonte këtë aktivitet, dhe të nxirte jashtë pa bujë ata që deshën të marrin nëpër këmbë autoritetin e Tij. Për rrjedhojë ky aktivitet, me të drejtë u anullua.

Respekt për zotin President dhe për qartësinë e veprimeve të tija në ruajtje të dinjitetit të Institucionit që përfaqëson”, shkruan ai.

Dhe të mendosh që ky person ka qenë ambasador dhe ka përfaqësuar Shqipërinë, në një nga shtetet më të rëndësishme.

ma.me

Next Post

Franko-tuniziani Mohamed Lahoualej Bouhlel, autor i masakrës në Nisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

April 12, 2026
“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

April 12, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

April 12, 2026
“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

April 12, 2026
“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

April 12, 2026
Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

April 12, 2026
Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

April 12, 2026
Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

April 12, 2026
Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In