• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha “ngushëllon” veten: Edhe Papandreu ishte 20 vjet “non grata” në SHBA, por pati fund të lumtur

by Java News
20/09/2021 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Portali i familjes Berisha ka botuar një shkrim, për t’i dhënë zemër Saliut.

Në shkrim thuhet se edhe Andera Papandreu ka qenë “non grata” në SHBa për 20 vite, por më pas pati një fund të lumtur.

“Andrea Papandreou nuk shkoi dhe nuk u lejua të shkonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 20 vite (1974 – 1994).

Ai shkoi në Amerikë, si kryeministër, vetëm në vitin 1994, me ftesë të Presidentit Bill Clinton, për një vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, vizitë që theu edhe akullnajën politiko-strategjike mes Uashingtonit dhe Papandreut.

Por, Papandreou ishte kryetar i Partisë Socialiste PASOK, deputet dhe kryeministër për disa herë në Greqi, edhe pse nuk mund të shkelte tokën e superfuqisë ekonomike dhe ushtarake, Amerikës. Të mos shkuarit në Amerikë nuk e pengonte për të drejtuar partinë dhe vendin e tij. Dhe në Greqi nuk diskutonte askush për këtë fakt, nuk i interesonte askujt!

Kjo nuk është për analogji me Berishën, por për të logjikuar dhe për të argumentuar se vendim-veprimi i Bashës nuk është vetëm absurd, por vrastar ndaj atij që i hapi udhën e karrierës politike, është fatal për jetën e një partie politike në opozitë, për anëtarët, militantët dhe suportuesit e saj, si dhe kur ky vendim-veprim vjen i kushtëzuar nga pozita, e bën aktin të shëmtuar, apolitik dhe të turpshëm.

Më lejoni të vazhdoj të besoj se Ramës nuk i duhet më Basha, kryeopozitari që i merr 30% të së tërës, në një dorë.

Ai që mund ta asgjësonte Bashën ishte dhe është vetëm Berisha i mbështetur nga demokratët. Këtë bëri Rama, duke e përdorur Bashën, ja hodhi ‘kurbanin’ nofullave të ujkut dhe kështu në këto katër vite pushtet, do të jetë tërësisht i lirë dhe pa kavo e litarë që i kishin lidhur duar dhe këmbë.

Karamanlis: ‘I përkasim Perëndimit!’

Papandreou: ‘U përkasim grekëve.’

Basha dhe bashallëku, pozitë dhe opozitë janë shumë larg profilit të këtij rangu politikanësh.

Kujdes: Duhet të dinë politikanët shqiptarë, se janë thuajse të gjithë, ‘Persona non Grata’ për shqiptarët”, thuhet në shkrim.

/m.j

Next Post
“S’më ze gjumi natën”/ Arabi merr me qira vilën ku u vra 20-vjeçarja Caroline nga piloti grek: Nuk e dija që…!

"S'më ze gjumi natën"/ Arabi merr me qira vilën ku u vra 20-vjeçarja Caroline nga piloti grek: Nuk e dija që...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
Nga përndjekja e Zef Brozit, te Sollaku, Ina Rama e Dumani, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

February 6, 2026
Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In