Sali Berisha tha sot se opozita shqiptare është më e paafta në historinë e vendit.
Nga Gjirokastra ai vijoi akuzat nga Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, duket e cilësuar sërisht këtë të fundit si një peng.
“Kur po vija në mëngjes pashë titujt e gazetave që thonin se Edi Rama dhe Lulzim Basha janë së bashku në Ljubljanë, ndërsa Sali Berisha shkon në Gjirokastër. U ndjeva një mijë herë i lehtësuar, që nuk isha me pengun dhe pengmarrësin” – tha ai.
Berisha shtoi se Lulzim Basha nuk i fitoi zgjedhjet e 25 Prillit dhe nuk e ndoqi çështjen e votave të manipuluara, por ndoqi çështjen e karriges së tij.
“Ne sot jemi një opozitë e tradhtuar nga Lulzim Basha sepse ai nuk flet më për masakër zgjedhore. Po pse kjo? Sepse ai ka tmerr nga vota. Ai do të mbahet mend në histori si njeri me voto-fobine më të lartë. Ai mendon se mund ta ekzekutojë pluralizmin, por kjo nuk ndodh kurrë” – tha Sali Berisha.
/JavaNews/a.r