• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Versioni i ri i Berishës nga “Foltorja” e Floridës: “Me kërkesë të DASH donin që unë të mos futesha në Parlament. Projekti ishte që PD të shndërroheshe në aleatë të PS”

by Java News
12/12/2021 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim virtual me disa emigrantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fjalën e tij, Berisha u ndal edhe tek përjashtimi nga grupi parlamentar i PD-së. Sipas tij, Basha me kërkesë edhe të DASH donin ta pengonin që të futej në parlament, por pasi dështuan ai thotë se u përjashtua.

Sali Berisha thotë se pasi PD u shndërrua si shtojcë e qeverisë atëherë filloi lëvizjen e tij.

“Në këto kushte kur opozita përfundoi si shtojcë e qeverisë fillova nismën për shpëtimin e PD, për rithemelimin e saj, sepse kreu i PD vendosi në kundërshtim me çdo rregull me kërkesë të ambasadores amerikane dhe DASH të më pengojë që të futem në parlament, por pasi dështoi ai më përjashtoi nga grupi. Pra ai dorëzoi sovranitetin e forcës tonë politike.

Zoti Blinken ka të drejtë të përcaktojë se cili mund të hyjë ose jo në SHBA, por nuk ka të drejtë të diktojë të hyjë apo jo në parlamentin shqiptare. Ndaj dhe unë për të rivendosur sovranitetin e PD rivendos atë si opozitë e vërtetë”, tha Sali Berisha.

Po ashtu ish-kreu i PD-së tregoi edhe arsyet pse sipas tij u shpall non grata nga Shtet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa theksoi se projekti ishte që PD të shndërroheshe në aleatë të PS.

Shpallja non grata i Sali Berishës është unik në botë. Nuk ka asnjë në listën e të shpallurit non grata që mos ketë ekzistuar asnjë akuzë nga asnjë individ apo institucion.

Unë u shpalla non grata dhe për një arsye tjetër madhore, tre javë pasi partia që unë mbështet humbi zgjedhjet. Projekti ishte që kjo parti të shndërroheshe në aleatë të PS. Unë këtë nuk e pranoja.

Nëse ky vend humbet dhe opozitën kjo do ishte tragjedi e madhe për këtë. Si veprova? Unë vendosa ti drejtohem gjykatës dhe hodha në gjyq për shpifje sekretarin e shtetit që kishte firmosur vendimin. E mbajta një çështje personale dhe kërkova që askush mos merrej me këtë pune. Fillova një fushatë informimi, me qëllimin e vetëm për tu thënë se është abuzuar rënde me ligjin e kongresit. Ligji nuk parashikon shpallje non grata pa fakte.

Next Post

Të bësh histori të vërtetë në Shqipëri është si të gjesh Utopinë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

April 9, 2026

Mbi banesat e shtrenjta dhe mitin e “pastrimit të parave”

April 9, 2026
10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

April 9, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

April 9, 2026
Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

April 9, 2026
Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

April 9, 2026
“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

April 9, 2026
Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

April 9, 2026
“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

April 9, 2026
“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In