• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Nesër do ju paraqes listën e plotë të të gjitha dokumenteve të dhunuara barbarisht nga narkoshteti

by A R
21/05/2025 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje para mediave, deklaroi se nesër do informojë edhe njëherë “se nuk ka mbetur dokument ndërkombëtar për zgjedhjet e lira, që nuk është dhunuar”.

“Farsa elektorale 11 maj 2025 ka pasur një nga faqet më të shëmtuara, historitë më të turpshme, votën e diasporës apo qëndrimin kriminal të narkomazhorancës ndaj votës së diasporës. Kjo votë ka pësuar manipulimin më masiv, më të paskrupullt, më të hapur. Mishmashi që shpalli Edi Rama me votat e diasporës në Greqi është akti më kriminal i manipulimit të votave ndonjëherë. Por theksoj se ky mishmash, sipas të dhënave tona, nuk ka ndodhur vetëm në Greqi, ka ndodhur edhe në Itali dhe ndonjë vend tjetër. Për t’u realizuar ky mishmash, DHL me urdhër të qeverisë ka shkelur kontratën dhe ka kontraktuar nënkontraktorë të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me PS-në. Ndonëse kontrata parashikonte se asnjë lloj nënkontraktimi nuk mund të bëhej. DHL u pranua nga ne për shkak të reputacionit të saj, por segmenti shqiptar i DHL-së funksionoi krejtësisht sipas urdhrave, porosive të qeverisë dhe të Edi Ramës. Zarfet, votat, nuk u mbushën nga qytetarët e regjistruar, por ato në mijëra, mijëra, mijëra prej tyre u plotësuan nga patronazhistët, të dërguar nga Tirana, nga punonjës apo ish-punonjës të ambasadave dhe solli një manipulim të dalë jashtë kontrolli”, tha Berisha, shkruan A2.

“Kjo është fytyra e vërtetë e votës së diasporës. Mund të sjellim shembuj të panumërt, por sollën disa prej tyre që faktojnë se duart e zeza të krimit u shtrinë veçanërisht në Greqi dhe Itali mbi votën e qytetarëve tanë që votonin për herë të parë për vendin e tyre, për njeriun që donin. Edhe njëherë këtu nuk shtohet asgjë, përveçse një faqe e zezë tjetër e farsës elektorale të vitit 2025, në të cilën unë nesër do t’u informoj edhe njëherë se nuk ka mbetur dokument ndërkombëtar për zgjedhjet e lira, që nuk është dhunuar. Nesër unë do u paraqes listën e plotë të të gjitha dokumenteve të dhunuara barbarisht nga narkoshteti dhe narkonomenklatura e Shqipërisë në këto zgjedhje”, shtoi Berisha.

Next Post
Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Aksioni antidrogë Shqipëri-Itali, Berisha hedh akuza: Eksponentët kryesorë u njoftuan dhe ikën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksplozivët pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju-Jorkut, FBI nis hetimet, për çfarë dyshohet

Eksplozivët pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju-Jorkut, FBI nis hetimet, për çfarë dyshohet

March 9, 2026
Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

March 9, 2026
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketa e Iranit u rrëzua mbi Turqi, Erdogan paralajmëron Teheranin: Mos gaboni!

March 9, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, reagon Ambasada e SHBA

A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, reagon Ambasada e SHBA

March 9, 2026
Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan

March 9, 2026
Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

March 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

March 9, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

Raporti i SPAK: Janë sekuestruar 503 celularë, mbi 3 mijë persona nën përgjim

March 9, 2026
Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

March 9, 2026
Peshqit braktisin bregun! Lini turistik i derdh ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

Peshqit braktisin bregun! Lini turistik i derdh ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In