Në limite të afatit të përcaktuar nga KQZ për regjistrimin e koalicioneve, Sali Berisha duket se e ka gjetur rrugën për të hyrë në zgjedhjet e 14 majit, dhe sërish shpëtimi i tij është Ilir Meta.
Pas disa orësh negociata kemi një rezultat final ku pritet të përsëritet skenari i 6 marsit, ku Ilir Meta është në koalicion me Berishën për të përfshirë kandidatët e tij për këshillat bashkiak në një listë të vetme.
ABC News mëson se pas takimit me Petrit Vasilin, opozitarët kanë vendosur që kandidatët e Foltores për anëtarë të Kishillit Bashkiak, të dalin në një liste koalicioni, ku në përbërje të saj do të jetë, PL e Ilir Metës, PBDNJ e Vangjel Dules si edhe PDK e Nard Ndokës.
Me këtë skenar Ilir Meta duket se ka bërë një hap pas, duke u tërhequr nga lista e plotë e keshilltarëve dhe në të do të përfshihen dhe ata që do të kandidojë Sali Berisha.
/s.f