• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha në Vaun e Dejës sulmon kandidaten e PD për bashkinë: Po shërben si patericë e regjimit të Ramës

by Java News
31/03/2023 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka mbajtur një takim me simpatizantë demokratë në Vaun e Dejës të cilëve u bëri thirrje të votojnë për kandidatin Zef Hila në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha foli për gjendjen ku ndodhet vendi, duke deklaruar se sipas tij, personat me precedentë kriminalë ‘bëjnë ligjin’ në rrugë, kuvend dhe qeveri.

Ai tha se siguria e qytetarëve është inekzistente po ashtu si ligji për këta të fundit të cilët sipas ish kryeministrit, duhet të presin deri në 15 vite për të marrë të drejtën e tyre në gjykatë.

Sot miqtë e mi, siç e shifni krimi godet kur të dojë, ku të dojë, në çdo fshat, në çdo qytet, në çdo rrugë në çdo shesh. Sot krimi vendos në rrugë, në parlament, në qeveri, në prokurime dhe në çdo gjë.  Sot siguria e qytetarëve është inekzistente. Ligji për ju nuk ekziston, gjykatat sot nuk ekzistojnë, sepse secili qytetar shqiptar për të marrë një të drejtë në gjykatë, duhet të presë, 7-10-15 vite.

Kjo nuk quhet drejtësi në asnjë vend të botës. Sepse çdo qytetar shqiptar për të marrë një vendim, duhet të paguajë sa ‘frëngu pulën’ për të afruar vendimin e gjykimit. Sot në tërësinë e proceseve gjyqësore, 95% të proceseve mes qytetarëve dhe narko shtetit, i fiton shteti me padrejtësi absolute”- u shpreh kreu i Rithemelimit.

Berisha nuk la pa sulmuar edhe kandidatët e PS dhe PD për kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës të cilët i cilësoi si kandidatë të Tom Doshit. Më tej duke iu referuar kandidimit të Klomentina Drinit nën siglën e PD-së, Berisha tha se është e pafalshme qëe një demokrat të bëhet patericë e pushtetit të Ramës.

“Dua t’u them kandidatëve të tjerë, të dy jeni kandidatë të Tom Doshit. PS ia ka dhënë Tomës kandidatin me koncesion. Është e pafalshme në një moment historic për vendin, moment kritik për demokracinë shqiptare që një demokrat të çojë ujë në mullirin e Edi Ramës dhe të bëhet patericë e atij regjimi që po shkatërron Shqipërinë çdo ditë”- tha Berisha.

Në mbyllje të fjalës së tij Berisha u bëri thirrje qytetarëve të pranishëm që të mos mashtrohen nga personat që u ofrojnë para në këmbim të votës në 14 maj, duke argumentuar se gjatë 4 viteve, qeveria vetëm i injoron./m.j

Next Post
VIDEO/ Vrasja e dyfishtë: Ja si u përplasën Sali Rexha dhe Armand Gosa para sherrit në Kavajë

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë: Ja si u përplasën Sali Rexha dhe Armand Gosa para sherrit në Kavajë

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Me shume se i sherben ti monstra e vicidolit,k/hajdutit shqiptarve nuke i sherben ase monstra tjeter e cepanit.Ti je nji ndytsire hajdute,vrases kriminel barbare,bashke me ata qe vijne pase tejet.Ju e cuat vendin ne kete mjerim,ti monstra e vicidolit,monstra e cepanit e k/hajduti i shqiptarve.Jeni ashtqitja e Kombit me ju eshte edhe edvini,pa harruar ktu edhe hajdutin tjeter nanon.Fajet e krimet tuaja nuke i lane ase lumi Vjosa,ju i keni duart e lara me gjakun e shqiptarve te pa fajshem.Ju e te gjithe si ju ti hani mutin Z Alibejt.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com