• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha në SPAK: Nga prokuror, Altin Troplini është shndërruar në avokatin e shpërfytyruar të Irenës

by A R
01/12/2025 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë paraqitjes së tij në SPAK, u shpreh se ky institucion nuk ishte pushim sot.

“Aty nuk ishte pushim. Aty ishte Poja, kishte Elvis Doçin në zyrë. Ai është në kërkim, por ata aty po jepnin fitimin e ngarkesave të fundit. Por kishte aty edhe Kreshnik Farrukun, dy të fundit, të cilët i detyrohen Troplinit lirinë ku janë dhe fshehjen e mandat-arresteve. Ju e morët vesh që operacioni i fundit kishte në epiqendër përsëri Troplinin, Elvis Doçin. Pra, ka 4 vite që në portin kryesor të vendit, që administrohet nga Troplinët, nuk kapet asnjë kg kokainë, ndërkohë që nga ky port nisin drejt Italisë dhe vendeve të tjera tonelata dhe tonelata”, tha Berisha, shkruan A2.

“Javën e kaluar, operacioni në Breshia, që kishte në epiqendër Elvis Doçin, rezultoi se kishin nisur nga Durrësi 1.3 ton kokainë”, shtoi kreu demokrat.

Më tej, Berisha foli për gjyqtaren Irena Gjoka.

“Tani, përsëri do kthehemi tek ikona e drejtësisë të Troplinëve dhe Altin Troplinit, Irena Gjoka. Në mars të vitit 2024, gazeta Ta Nea boton shkrimin se Irena Gjoka është dëbuar nga Greqia. Me 4 mars 2024, KLGJ nxjerr deklaratë në mbrojtje të Irena Gjokës, fytyra e vërtetë e qeverisë së drejtësisë. Kush ishte kjo? Në atë kohë ka qenë Llagami mos gabohem. Llagami, e cila për qytetarët deklaron se nuk ka drejtësi, kurse për vete merr me procese të shpejtuara 3 milionë euro shpërblimin për pronat e veta. Natyrisht pronat kanë qenë të familjes, nuk mohohet, por që t’i marrësh ato me një shpejtësi të rrufeshme, vetëm ajo e ka bërë këtë. Ndaj, dhe bënte deklaratë në mbrojtje të Irenës. Me 4.5.2024, gazeta Protothema nxjerr vendimin e gjykatës për dëbimin e Irena Gjokës. Me 7 maj 2024, pra para 20 muajsh, prokuroria deklaron se po nis hetim të thelluar. Pra, prej 18 muajsh e mban në sirtar hetimin pa asnjë rezultat. E ka futur në turshi. Ky është ligji për këta. Këta janë njerëzit e ligjit, që i paguani ju o qytetarë me rrogat më të lartat në Europë. Ne nuk i kemi votuar kurrë këta. Këta nuk i kemi votuar. Unë po bëj fjalë për persona, sepse këtu meqenëse doni, absolutisht ka njerëz të ndershëm, njerëz punëtorë, njerëz që kanë dëshirë të bëjnë ligjin. Do ishte gabim të mendohej se janë të gjithë Troplinë apo Irena Gjokë, por ky është një binom. Troplini mendon Gjokën, vetëm një si Altin Troplini mund të bëjë një gjë të tillë, të pranojë një delinkuente si Irena Gjoka, duke e ditur se diskrediton cdo ditë gjyqtarin, prokurorin, por duke qenë peng që të dy, nuk kanë interesa të tjera, përveç interesave të tyre personale”, tha Berisha.

“Me një fjalë, janë dy faqezinj, që kërkojnë t’u nxijnë faqen të tjerëve. Por, të tjerët nuk janë si ata. Të jemi realistë sepse do ishte gabim të mendonim se të gjithë ata punonjës aty kanë moralin e Pojës së Skapit apo të Irena Gjokës. Me datën 2 maj 2025, gjykata e Janinës lëshon vendimin me vulë apostile jo vetëm për dy dëbimet për Irenës, por edhe për dënimin e saj penal të formës së prerë. Me datën 5 maj, paraqita këtu para jush vendimin me vulë apostile. Para dyerve të Skapit. Me datën 5 maj 2025, Irena Gjoka mohon që të jetë dënuar. Pra, a ka më faqezezë se kjo? Gjykatësja është një figurë jashtëzakonisht e rëndësishme për një shtet. Një grua, një nënë, që heq çdo lloj cipe dhe u thotë medieve që nuk ka qenë kurrë e dënuar. Unë besoj se nuk ka njeri të ndershëm që mund të pajtohet me një person si kjo, që nuk ka normë, nuk ka standard moral, por mbrohet nga Altin Troplini. Ajo mohohet që të jetë dënuar apo dëbuar nga Greqia në një intervistë për portalin BIRN. Mos harroni se ky mohim do të thotë dyfishim i krimit të kryer. Sepse fshehja në formularin e vetingut dhe të dekriminalizimit, fshehja tek ILDKPKI, të gjitha këto përbëjnë krime në vetvete secili prej tyre. Pardje, siç e dëgjuat, një ministër i qeverisë rumune, vend anëtar i BE, dha dorëheqjen vetëm e vetëm se nuk kishte pasqyruar një ndodhi të tij në formularin e deklarimeve në ILDKPKI. Por natyrisht ai është një ministër, një njeri i qytetëruar që merr përgjegjësi për gabime apo fajin që ka kryer, kurse këtu kemi të bëjmë me kriminelë që fshihen prapa krimeve të tyre dhe mbrohen nga njeriu që paguhet për të mbrojtur qytetarët e tjerë nga krimi. Pra, nga prokuror, Altin Troplini është shndërruar në avokatin e shpërfytyruar të Irenës me 5 mbiemra”, shtoi kreu i PD-së.

Next Post
Shkodër, makina pësoi defekt dhe u përmbys/ Plagoset pasagjeri, niset drejt Spitalit të Traumës

Aksident me vdekje në aksin Roskovec–Berat, humb jetën një 50-vjeçar

Comments 1

  1. Leka says:
    3 months ago

    Si nuk te vjen turp qe gjithe jeten vetem shan ,vjedh dhe vret . Je mashtruesi numer 1 i te gjitha kohrave ne Sgqiperi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)

Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)

February 24, 2026
“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”/ I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”/ I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

February 24, 2026
Balla në Parlamentin Europian: Do t’i përmbyllim negociatat me BE deri në 2027. Në 2028 kërkojmë votën për anëtarësimin

Balla në Parlamentin Europian: Do t’i përmbyllim negociatat me BE deri në 2027. Në 2028 kërkojmë votën për anëtarësimin

February 24, 2026
Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

February 24, 2026
Dita e lindjes zbulon si do të jetë muaji mars për ty!

Dita e lindjes zbulon si do të jetë muaji mars për ty!

February 24, 2026
Edmond Spaho tregon situatën e rëndë brenda PD: Po të flasësh, të ndërpritet karriera politike! Partia më e dobët se kurrë

Edmond Spaho tregon situatën e rëndë brenda PD: Po të flasësh, të ndërpritet karriera politike! Partia më e dobët se kurrë

February 24, 2026
Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

February 24, 2026
Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

February 24, 2026
Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

February 24, 2026
Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In