• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Berisha në SPAK me militantë, Martin Leka: Presion i hapur ndaj organeve të drejtësisë! Alarm për shoqërinë shqiptare!

by B K
06/01/2025 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Martin Leka foli në Report Tv mbi paraqitjen e Sali Berishës ditën e sotme në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje. Berisha u shoqërua te dera e Prokurorisë së Posaçme nga militantët e Partisë Demokratike.

Leka thotë për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se manifestime të tilla janë presione ndaj SPAK dhe nuk i bëjnë nder askujt, teksa ish-kryeministri nuk kurseu dhe akuzat para SPAK ndaj prokurorëve dhe Dumanit.

‘Presion i hapur, nuk i bën nder personit të hetuar. Alarm për shoqërinë shqiptare që ndodhet në një gjendje me plot shpresë se kultura e pandëshkueshmërisë e politikanëve të lartë ka marrë fund. Është një presion i hapur në kuadër të fushatës elektorale, nuk ka të ardhme. Sa më shpejt të marrin fund presionet ndaj organeve të drejtësisë. Në këtë rast, nëse marrim shembull PD i bie që të njëjtën shembull të bëjë PS, me 61 zyrtarët e vetë të akuzuar në burg, të arrestuar apo në hetim. Ashtu siç bëri dhe PL me kryetarin në burg. I bie që ku jemi asgjëkundi.’

Më tej Leka shton se ka shumë deputetë brenda PD-së që janë kundër kësaj qasjeje të Berishës dhe nuk e mbështesin atë në sulme të tilla ndaj SPAK. Kjo u pa sot ku mungonin në protestë shumë prej deputetëve të PD-së.

‘Ka shumë deputetët nga radhët e PD që nuk janë dakord me qasjen e liderit Berisha. Ka dhe shumë deputetë që nuk e thonë publikisht. Ajo është një parti i Sali Berishës. Të gjithë këta deputetë druhen dhe janë të kujdesshëm se listat e mbyllura bëjnë atë që deputetë e PD-së të gjithë, do të jetën nga lista e kryetarit Berisha. Kjo është çështja. Janë thjesht në kuadrin e kësaj suaze. Mundohen të jenë të preferuarit për të qenë në listat e kandidatëve për deputet. Pas zgjedhjeve mund të kemi zëra kundër. Mendoj se është e vërtetë kjo. Mos-shkuarja e tyre është në këtë kuadër.’

Sa i përket krahasimit me Donald Trump dhe proceseve gjyqësore ndaj tij në SHBA, analisti thotë se nuk ka asnjë lidhje mes dy rasteve. Kjo pasi Berisha njihet si politikani i kulturës së dhunës, që para 30 vjetëve.

‘Nuk është për asnjë paralelizëm. Mund të kenë ngjashmëri në kulturën e shfaqjes publike. Por kultura e Berishës është kultura e dhunës në shumë raste. Dhe protestat në SPAK, deklarata e Berishës me akuza nga më monstruoze ndaj Dumanit, janë të gjitha në kuadrin e kulturës së dhunës, që ushtron kryetari i PD-së, Berisha. E ka patur këtë kulturë, e ka ushqyer në të gjithë mitingjet. Është në këtë vazhdë dhe qasje. Mendoj se pas 34 vjetësh demokraci kultura politike duhet të ndryshoj. Mendoj se SPAK do ndryshoj edhe kulturën e individëve në politikë. SPAK do pastrojë politikën shqiptare nga vjetërsirat politike.’

Next Post
Zgjedhjet/ Berisha “hap thesin” e premtimeve: Do përgjysmojnë taksat për naftën!

Zgjedhjet/ Berisha "hap thesin" e premtimeve: Do përgjysmojnë taksat për naftën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si u zbulua punonjësi hajdut i Pallatit Elysee në Paris, vodhi në rezidencën ku qëndron Macron

Si u zbulua punonjësi hajdut i Pallatit Elysee në Paris, vodhi në rezidencën ku qëndron Macron

December 21, 2025
Hapet tregu i shpendëve në Baldushk, tradita e fundvitit që mbledh qytetarët e Tiranës

Hapet tregu i shpendëve në Baldushk, tradita e fundvitit që mbledh qytetarët e Tiranës

December 21, 2025
“Ndryshimet në buxhetin 2026 sërish nuk sjellin krahasim me rajonin”, ekspertët: Pak mbështetje për bujqësinë

“Ndryshimet në buxhetin 2026 sërish nuk sjellin krahasim me rajonin”, ekspertët: Pak mbështetje për bujqësinë

December 21, 2025
21 vjet pas themelimit të grupit militant/ Autorët e sulmeve që u frymëzuan nga Shteti Islamik

21 vjet pas themelimit të grupit militant/ Autorët e sulmeve që u frymëzuan nga Shteti Islamik

December 21, 2025
Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?

Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?

December 21, 2025
E përplasi makina në vijat e bardha në aksin Cërrik–Belsh, e moshuara dërgohet në spital

E përplasi makina në vijat e bardha në aksin Cërrik–Belsh, e moshuara dërgohet në spital

December 21, 2025
Aksident i dyfishtë në Lezhë-Shkodër, 3 të plagosur. Një nga automjetet përfundon në parcelë

Aksident i dyfishtë në Lezhë-Shkodër, 3 të plagosur. Një nga automjetet përfundon në parcelë

December 21, 2025
Gazment Bardhi: Qytetarët kanë arsye të forta për t’u bashkuar në protestën e 22 dhjetorit

Gazment Bardhi: Qytetarët kanë arsye të forta për t’u bashkuar në protestën e 22 dhjetorit

December 21, 2025
Zbulohen tre vende të lashta furrash në Mongolinë e Brendshme

Zbulohen tre vende të lashta furrash në Mongolinë e Brendshme

December 21, 2025
Një student ndryshe tek sportet, 25-vjeçari Gersi Troka “mposht” sindromën “down”

Një student ndryshe tek sportet, 25-vjeçari Gersi Troka “mposht” sindromën “down”

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In