• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha në seli, Basha në bazë”/ Analistët: Bashkimi është e vetmja alternativë e PD, por rruga është e gjatë

by
04/04/2022 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk po ndodh ribashkim i PD-së por po anashkalohet e nxirret në rrugë pala tjetër që nuk i përket komisionit të rithemelimit, duke i prerë të gjithë rrugët e mënyrat e komunikimit që të degdiset në rrugën e vet, pa asnjë element që çon në bashkimin e palëve. Kështu e shikon analisti Plator Nesturi situatën në partinë Demokratike nisur edhe nga zhvillimet e fundit dhe qëndrimet në lidhje me kreun e grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj.

Në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN, Nesturi theksoi se PD ka dy palë, ndërkohë që Rithemelimi krijon idenë që partia u përket atyre dhe të tjerët janë individë që duhet t’u bashkohen.

“Përtej personazheve ajo që është ende e paqartë në PD  është fakti nëse kemi dy palë, a kemi  dy grupe apo çfarë ndodh? Dhe kjo jo vetëm me deklaratën e Berishës në Shkodër apo me deklaratat e Bashës kur bën ndonjë takim. Kjo është përtej kësaj e përtej këtyre dy personazheve. Realisht kemi të bëjmë me dy pjesë që deri në zgjedhjet e 6 marsit ishin në përplasje të vazhdueshme me njëra- tjetrën.  Edhe qëndrimi ndaj Alibeajt ka qenë i tillë që quhet i shkarkuar nga Kuvendi i datës 11 dhjetor, ndërkohë që ai nuk mund të bëjë ankimim në gjykatë apo të përfaqësojë PD në bisedime në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri. Nga Rithemelimi duan të krijojnë idenë që e kanë ata partinë dhe ta heqin nga fjalori politik sikur kemi të bëjmë me një palë tjetër. Sipas tyre ata janë grupi, kurse të tjerët janë individë. Ky lloj diskursi nuk çon në pozitivitet në atë që quhet ribashkim i demokratëve”.

Më e ashpër në qëndrimin e saj analistja Edlira Gjoni thekson se PD nuk ka alternativë tjetër veç bashkimit, por kjo rrugë sipas saj është shumë e gjatë dhe nuk shpreson që kjo forcë politike të jetë gati për zgjedhjet e ardhshme.

“PD nuk ka alternativë tjetër veç bashkimit, nëse do të vijë në pushtet ky është kusht, por se kur do të ndodhë. Nuk besoj që do të jetë gati për zgjedhjet e ardhshme se dëmi në elektorat është shumë i thellë. Asnjëherë PD nuk vjen në pushtet vetëm me votat e saj por i duhet edhe elektorati gri. Dallimi i PD me PS është te votat fikse. Patjetër duhet elektorat në gjendjen që është nuk e arrin dot këtë. Unë shpresoj që në zgjedhjet e ardhshme të kenë hedhur hapin e parë drejt zgjedhjeve të tjera, por në këtë mënyrë si po shkon fragmentizimi i PD, që tani është qesharak dhe i lidhur me interesat e palëve do të jetë një rrugë e gjatë”.

Ajo se Berisha duhet të dorëhiqet dhe ta lërë PD në dorë të një pasuesi që do të mbledhë të gjitha votat e ndara për të ardhur në pushtet.

“Nëse Berisha e do PD këtë hap duhet ta bëjë. Pas gjithë kësaj që bëri duhet të bëjë një dorëheqje aq klasike ta tejkalojë edhe Ramën dhe ta vendosë PD në dorën e një pasuesi që ta bënin të aftë të grumbullonte votat e ndara në katërsh, dhe mali që duhet të ngjisin është vota gri, që nuk ka gjasa të mblidhet sot as me Berishën se është e njëjta çorbë. Berisha nëse e do PD duhet të ikë”.

Në të njëjtën linjë edhe Nesturi thekson se Berisha po mban peng të ardhmen e PD dhe nuk ka një forcë të re politike që të plotësojë këtë boshllëk që ka krijuar PD.

“Si Basha dhe Berisha po mbanim njëri-tjetrit dhe kjo ka ndërprerë procesin evolutiv të PD që duhet të prodhojë ide e mesazhe të reja e frymëzim të ri që nuk shihet, as me Bashën as me Berishën. Ne presim që gara në PD kushdo të garojë firon Berisha. Presim zgjedhjet e ardhshme, në rast se humbet lokalet, presim që të japë dorëheqjen Berisha dhe i gjithë ky proces është kohë e humbur për PD. Po e mban peng të ardhmen. Nuk ka një forcë të re politike që të plotësojë këtë boshllëk që ka krijuar PD.

/b.h

Next Post
E përdhunoi dhe abuzoi seksualisht për 7 vite me një vajzë të re, oficeri i policisë dënohet me tre vite burg

E përdhunoi dhe abuzoi seksualisht për 7 vite me një vajzë të re, oficeri i policisë dënohet me tre vite burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In