Ervin Salianji, një nga njerëzit më të afërt të Lulzim Bashës, i ftuar në emisionin Java në Dritare TV komentoi deklaratën e fundit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili nuk e përjashtoi mundësinë e kthimit të tij në krye të Partisë Demokratike.
Salianji e cilësoi një batutë deklaratën e ish-liderit të PD për të marrë sërish drejtimin e partisë.
“Ky është një deklarim personal i zotit Berisha. Nuk është një diskutim kolektiv. Kjo nuk ka të bëjë me zgjedhjet që mandatojnë kryetarin e PD për 4 vjetët e ardhme.
Është një deklaratë që më ngjau me një batutë. Mendoj është një batutë.
Për detaje të tjera duhet pyetur vetë zoti Berisha”, u shpreh Salianji.
g.kosovari