• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha, në kërkim të një teze bashkëpunimi me aleatët

by Artur Ajazi
26/09/2024 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Sali Berisha, që duket sikur ka  plot halle dhe probleme të veta me drejtësinë, gjen kohë të merret edhe me pragfushatën elektorale. Ai po kërkon të gjejë një tezë bashkëpunimi me aleatët. Këta të fundit, janë të ndarë, dhe nuk janë në një mëndje mes tyre, lidhur me afrimin me Partinë Demokratike.  Ditët e fundit PD ka nisur bisedimet për bashkëpunim me aleatët në zgjedhje, por krerët e partive të vogla janë të ndarë, nëse “do të jenë në listat e Berishës apo më vehte”. Kështu  Fatmir Mediu kërkon një listë, për të mos humbur vota, ndërkohë  kërkon përfaqësim në çdo qark.

Kurse Dashamir Shehi konfirmon “divorc final me PD e Berishës”. Kurse kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është i përzgjedhuri  i Partisë Demokratike për të nisur takimet konsultative me aleatët, për formulën e bashkëpunimit në zgjedhjet e 2025. Priten takime intensive me partitë aleate, lidhur me formën e re të bashkëpunimit, pasi jo  të gjithë kryetarët e partive të vogla janë të një mendimi me  Fatmir Mediun, se “dalja bashkë, forcon pozitat e opozitës”. Por ndërkohë  kushti i Mediut për të qenë “bashkë në zgjedhje” është i pakthyeshëm, për  “vende të sigurta në lista”.

Ai që refuzon në mënyrë absolute  bashkëpunimin me Berishën mbetet Dash Shehu, duke deklaruar se “parimet na ndajnë nga PD e drejtuar nga Berisha, e djathta  nuk mund të bëjë  armiq, aleatët e saj si SHBA, Europë, Britani”.  I vendosur  mbetet edhe distancimi i kreut të PDIU-së  Shpëtim Idrizi, që në koalicionin me PD në 2021, mori   4 mandate deputetësh. Edhe ai refuzon bashkëpunimin me PD-në në zgjedhjet e 2025. Deri tani, situata nuk mbetet premtuese për bashkëpunimin me aleatët, ndërkohë që i vetmi “optimist” në PD, mbetet Berisha.

Ai mendon se “ka akoma kohë që ne të bëjmë të mundur krijimin e një aleance bashkëpunimi  perfekt me aleatët”. Zgjedhjet e vitit 2025, do të jenë ndër më të vështirat  në  historinë e Partisë Demokratike, për faktin sepse asaj i duhet tanimë, jo të përballet me Edi Ramën (pasi e shohin malore të fortë) por duke bindur të vetët  që ti votojnë, dhe aleatët të bashkëpunojnë.

Qëndrimi i gjatë i Berishës në arrest shtëpiak, pazotësia e atyre që ka poshtë ballkonit, për të bërë fushatën e duhur elektorale gjithmonë  sipas stilit “berishian”, frika nga rrebelimi i atyre që  gjoja “u bashkuan”, sidomos tani  në prag të  hartimit të listës së re të kandidatëve për deputet, pakënaqësia e të deleguarve  në qarqe, si dhe largimi i shumë demokratëve nga partia, mbeten vetëm disa nga shkaqet pse humbja e PD-së në 2025 do të jetë surprizuese.

Por Berisha mbetet ende besimplotë, se “do ta gjejë  tëzën e duhur të bashkëpunimit me aleatët”, duke varur më tepër shpresat te Ilir Meta se tek Flamur Noka. Por ajo që mbetet e pandryshuar në opinionin dhe mendimin e  aleatëve është kushti i tyre i vetëm, “jo  më  fushatë me Berishën kryetar PD-je”.

Next Post
“Efikasiteti i Gjyqësorit sfida kryesore”, Gonzato: Të zgjidhet Avokati i Popullit dhe Komisioneri i Antidiskriminimit

"Shqipëria, në fazë kritike në rrugën drejt BE", Gonzato: Integrimi të konsiderohet prioritet strategjik nga politika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Podcasti” i Ramës / Futbollisti nga Petrela, ambasador i turizmit shqiptar në Poloni

“Podcasti” i Ramës / Futbollisti nga Petrela, ambasador i turizmit shqiptar në Poloni

December 28, 2025
Rihapet kinema “Republika”, filmat më të fundit do të jenë premierë në Shkodër

Rihapet kinema “Republika”, filmat më të fundit do të jenë premierë në Shkodër

December 28, 2025
Interes i ulët për zgjedhjet në Kosovë, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

Interes i ulët për zgjedhjet në Kosovë, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

December 28, 2025
Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë boshtin e sigurisë, nga trupat në Novo Selo te “Portat e Korridorit VIII”

Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë boshtin e sigurisë, nga trupat në Novo Selo te “Portat e Korridorit VIII”

December 28, 2025
Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

December 28, 2025
Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim

Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim

December 28, 2025
Nga Pepe te protestat anti-ICE, si u shndërrua bretkosa meme e ekstremit të djathtë kundër Trump

Nga Pepe te protestat anti-ICE, si u shndërrua bretkosa meme e ekstremit të djathtë kundër Trump

December 28, 2025
Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

December 28, 2025
Lamtumirë Brigitte Bardot! Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare ylli i filmave të viteve ‘50-‘60

Lamtumirë Brigitte Bardot! Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare ylli i filmave të viteve ‘50-‘60

December 28, 2025
I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com