Nga Illo Foto
Gjyqi që u zhvillua këto ditë në Tiranë, që pushoi nga puna Drejtorin e Policisë Haki Çako, më kujtoi gjyqin që u zhvillua në Tiranë kundër punëtorit Hysen Shoshori në vitin 1975. Hyseni, një mekanik i asaj kohe, gjykohej në një sallë zyrtare të gjykatës, me të tëra rregullat e ritualit. Gjyqtari i veshur me tunikën e zezë po përgatitej të godiste çekiçin për të akuzuarin Shoshori. Nga fundi i sallës drejt tryezës së gjykimit, rendi një mjek i dallëndisur duke thirrur: “Në litar. Të varet në litar!”
Gjyqi i asaj kohe drejtohej nga dora e Partisë, por gjyqtari nuk është prej guri. I dha Shoshorit dënimin maksimal, edhe i influencuar nga ndërhyrja e publikut të sallës, kur kemi parasysh që mjeku i jep jetë njeriut, në buzën e varrit. Ky lloj mjeku kërkon t’i merret jeta njeriut me dënimet më të ashpra, jo me nenet e ligjit, po me kodet kanunore.
Dëshira për të qenë vendimmarrës është gjenetike, që zhvillohet sipas kushteve që servir jeta. Ish-mjeku Sali Berisha, pasionin për të qenë vendimmarrës i vetëm, përveç se gjenetik, e ka të edukuar nga jeta. Kur Berisha ishte sekretar byroje i Partisë së Punës në Fakultetin e Mjekësisë, nuk dihej nëse kishte ndonjë dekan të mjekësisë, ndonjë drejtor të spitalit civil dhe vetë figura e ministrit të Shëndetësisë dallohej në kohën kur Berisha qetësohej në orët e pakta të gjumit.
Shoshori e kreu burgun dhe gëzoi pak vite të jetës në demokracinë pluraliste. Në një intervistë për shtypin ai ka sqaruar shqiptarët se mjeku që rendte brenda sallës së gjyqit për t’i bërë presion gjyqtarit ishte sekretari i Byrosë se Partisë të Fakultetit Mjekësor, Sali Berisha.
Nuk kam asnjë arsye pse të mos e besoj Shoshorin, megjithëse Saliu nuk e ka pranuar autorësinë e kësaj ndërhyrje kriminale kanunore në një gjyq shtetëror.
Bashkëpatrioti im V. Xh. ka qenë prezent në sallën ku u zhvillua gjyqi Shoshori. Në një rreth të gjerë shoqëror V. na i ka treguar këtë ndodhi krejt të veçantë për kohën. Në këto kushte, deklarata e Shoshorit në intervistën e gazetës, për mua ishte thjesht një vegim.
Kur Berisha mori në dorë frenat e shtetit shqiptar de jure në 1992, kisha dyshimin absolut se do ta perfeksiononte rastin Shoshori-1975. Tashmë ai nuk ishte një spektator si dhe lunxhoti V. Xh., por e mbuloi të tërë shtetin me filozofinë dhe pasionet e tij, të ushqyera më së miri në Diktaturë. Zotit Berisha ju besua ndërtimi i shtetit. Si e konceptoi dhe e ndërtoi shtetin e ri komunisti i konvertuar Berisha, nuk është detyrë e këtij shkrimi.
Nën kthetrat e komunistit të konvertuar Berishë u vu SHISH. Rregulloi dhe modifikoi dosjet e ish-sigurimit famëkeq. Policinë e riorganizoi që të kishte siguri absolute nën një ushtri bodigardësh. Më besniku i familjes ishte bashkëpatrioti i tij Izet Haxhia.
Të merreshe me drejtësinë ishte detyrë funksionale e Presidentit. Berisha u mor me të gjitha detajet e këtij sektori që ka në dorë fatet e njerëzve dhe mbi të cilët drejtësia merr vendim me çekiçin e rëndë, që të thyen rruazën e kurrizit.
Pa ndonjë konsultim dhe me ngutje, Berisha vetë ngriti kursin e plepave ku përgatiti skifterë të drejtësisë që drejtojnë jo vetëm gjyqe rutinë, por dhe politikat e drejtësisë të shtetit. Kudo i gjen plepistët, në shkallën e parë, në apel, në KLD, në Prokurori, në politikë, në diplomaci. Mund të jesh plepist edhe pa mbaruar “Plepat”, madje edhe profesor i magjistraturës. Plepisti ka realizuar “drejtësinë” më specifike që njeh bota e kohëve të reja.
Mund të ndodhë çdo gjë në Shqipëri, por kurrsesi benjaminët e ish-Kryeministrit Berisha të tradhtojnë dëshirat e Berishës të mbartura nga gjyqi Shoshori. Ai u dha plepistëve pozitë, paprekshmërinë, pasurinë dhe mundësinë e korrupsionit galopant. Ora e një gjyqtari të plepave vlen sa makina e blinduar e ambasadorit Lu. Këta gjyqtarë përpara dy dekadash jetonin me ndihmë sociale. Ata janë kamikazë të denjë për Padronin që u dhuroi çekiçin çudibërës.
Se cili është autoriteti perandorak i Berishës në gjyqësor, mjafton të përmendim njerëzit e zhdukur dhe të vrarë pa autor, si Remzi Hoxha, Kosta Trebicka, Kleanth Koçi, kolonel Ahmet Krasniqi e mijëra të tjerë. Arriti të mos i dorëzojë drejtësisë vrasësit e identifikuar të 21 janarit, të drejtuar nga një karikaturë gjenerali, me tipare nazisti, me emër mirditori. Pa bërë fjalë për ngjarjet e tmerrshme të 97-s , 98-s, hapjen e depove ushtarake, që ka lidhje direkte me thirrjen histerike: Të armatoset populli!
. Kushdo mund të mendonte se hegjemonia berishiste mbi drejtësinë përfundoi me zgjedhjet e 2013, kur Berishën e rrëzoi vota popullore për të mos u kthyer më. Ai nuk ka nevojë të kthehej. Ishte prezent në gjykata, Prokurori, në SHISH dhe në Presidencë. Tentakulat i nxori sheshit në pragun e miratimit të reformës në drejtësi. Këtë reformë Berisha dhe pasuesit nuk mund ta votojnë, sepse e heq protektoratin mbi drejtësinë.
Gjyqi i fundit që dënoi Drejtorin e Policisë dhe dy specialistët e shkëlqyer të policisë, Arion Duka dhe Entiol Xhelili, vërtetoi katërcipërisht se Berisha drejton gjysmën më të rëndësishme të shtetit që lidhen direkt me sigurinë kombëtare.
Pata një telefonatë me mikun tim në Tirane, nëse kishte marrë pjesë si spektator i gjyqit të etiketuar si gjyqi i “përgjimeve”. Në këtë gjyq, më tha miku, Berisha ishte i padukshëm, por duart e tij shkruan vendimin për shkarkimin absurd të kryepolicit të shtetit. Gjyqtarët aktualë janë drone që i ngre Berisha me telekomandë, atje ku bën pleqërinë, buzë vatrës së zjarrit me dru të prera kontrabandë, apo në plazhet përvëluese të Adriatikut. Një gjë është e sigurt, më tha miku im nga Tirana, gjyq të ngjashëm me Shoshorin nuk do të ketë më. Reforma në drejtësi do të ofrojë të drejtat reale të Hesinskit.
Akuza e dënimit ishte për të ruajtur sigurinë kombëtare, sepse bëheshin përgjime. Kjo është arsyeja që u pushua Drejtori i Policisë dhe dy specialistë të specializuar të policisë kompjuterike.
Po ku e lanë sigurinë këta prokurorë dhe këta gjyqtarë të plepave? Këta persona që merren me sigurinë ju po i mbani në sallat e gjyqeve të Shoshorit. Më e habitshmja është se dëgjoj disa prokurorë dhe gjykatës që pretendojnë: Pse na shkelni pavarësinë, pse kundërshtoni vendimet e çekiçit tonë të përgjakur që mban erë drogë. Ata ulërasin brenda vetes: Kemi një padron, nuk na duhet edhe një sovran mbi të!
Bisedat për vendimet e gjykatave janë te natyrshme për secilin që dënohet ose shfajësohet, edhe për mediat që vrojtojnë drejtësinë. Këto biseda kryhen në forma nga më të ndryshmet në të tëra vendet e botës. Ky nuk është presion alla Shoshor dhe më gjerë. Thirrjet patetike, mos prekni drejtësinë, i ngjajnë frikës së prekjes së një kufome leproze, siç është drejtësia shqiptare çerekshekullore që jeton maturinë në vitet e fundit, kur ish-tutori juaj Berishë e ka thënë me gojë se punon me orar të zgjatur.
Si ka mundësi që gjyqtarë të tillë të kryejnë detyra jetike për fatet e vendit? Të bisedosh dhe të flasësh për vendimet e këtyre gjykatësve dhe prokurorëve qenka sakrilegj. Jeni krejtësisht jashtë kohe zotërinj! Nuk jemi në kohën e gjyqit të Shoshorit. Njerëzit dhe media do të merren në detaje me vendimet tuaja të komanduara ose jo. Gjyqësori dhe siguria zënë gjysmën e jetës njerëzore. A ka mundësi t’u ndalohet njerëzve të komentojnë për gjysmën e jetës?
Gjyqi që keni bërë dhe vijoni për kryepolicin dhe dy policët është kulmi i një turpi të drejtësisë të kriminalizuar. Kushdo mund të mendojë të kundërtën: Me këtë gjyq dhe me të tjerët dëshironi ta çoni sigurinë nën zero, ndoshta për ndonjë porosi të paparashikuar? Policia i ka detyrë përgjimet si pjesë e hetimit. Ku e gjeni veten ju?
Ndërhyrja në gjyqin Shoshori ka një çerek shekulli që është institutionalizuar dhe sofistikuar. Përgjimet dhe gjyqet tuaja janë vazhdim i gjyqit Shoshori me të tëra format dhe mjetet për një drejtësi të kapur nga brirët.
Dita
Kush eshte Sali Berisha i vertete!!!???
Kjo vertetohet nga deklaratat publike te bera nga i burgosuri dhe i perndjekuri politik
Z. Hysen Sheshori nga zona Preze-Vore te Rrethit Tirane.
Z. Hysen Sheshori me prova dhe fakte deklaron se Sali Berisha ishte nje spiun i rrezikshem qe eshte perdorur nda diktatura komuniste, ai eshte perdorur per te denuar persona te pafajshem te cilet ishin kundershtar politik te diktatures komuniste.
Z Sheshori me fakte akuzon Sali Ram Berishen:- se ai eshte nje komunist-stalinist-sllav i pandreqshem.
Deklaruesi pohon:- se Sali Ram Berisha paraqet nje rrezikshmeri te larte per reformat demokratike per integrimin demokratik te Shqiperuse.
Z. Hysen Sheshri edhe pas vitit 1992 dhe ne vazhdim eshte perndjekur dhe eshte presekutuar barbarisht direkt nga koumunisti sllav-skizo-fren Sali Ram Berisha.
Ai nga rregjimi berishjan eshte presekutuar pa meshire deri kur ai ka ndrruar jete, te burgosurit politik i eshte mohuar edhe shtepia e banimi, ai ka ndrruar jete ne kushte mjerimi me 28 shkurt 2014.
Allahu e shperbleft me Xhenet deshorin e lirise dhe demokracise z. Hysen Sheshor