• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha në fushatë, fitore e thellë e PS

by Artur Ajazi
02/12/2024 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Një pjesë e pakonsiderueshme e shqiptarëve,lirimin nga Apeli i Sali Berishës, po i duket sikur “tani fushata do të jetë më agresive nga opozita”. U duket sikur “lirimi i Berishës, do tu japë ca vota më tepër demokratëve në 2025”. Gabohen. Lirimi i Berishës, dhe pasja e një Berishe përballë Ramës në fushatë, do të jetë rritja me 5 fish e votave që do të marrë Partia Socialiste në 2025. Askush nuk duhet ta besojë se, lirimi i Berishës, na qenkësh “fitore dhe fat i madh për PD”. Asnjëherë si sot, opozita e pabashkuar e përfaqësuar nga PD-ja, nuk gjendet kaq e denigruar, kaq e pakësuar, kaq e akuzuar nga SPAK.

Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, dhe premtimi i tij se “do të nis fushatën e fitores”, mbeten fatalitete për një opozitë e cila nuk ka mundur deri sot të shkëputet nga e kaluara. E një opozite e cila edhe sot pas 34 vitesh, mban shpresa tek një Berishë, i mbetur i vetëm dhe pa asnjë përkrahje nderkombetare. Të besosh sot se “Berisha do ti japë fitoren PD në 2025”, është njëlloj sikur të thuash se “komunistët janë shumicë sot në Shqipëri”. Kjo pasi e vërteta qëndron krejt ndryshe. Politika shqiptare, tanimë ka hyrë në një faze të re integruese, për t’ju përgjigjur kërkesave dhe angazhimeve europianiste që ka nisur të ndërrmarë BE-ja.

Nuk kanë vend më në politikën shqiptare, hijes e së shkuarës, pasi ritmi i rritjes dhe perfeksionimit të kritereve pas hapjes së negociatave, mbetet detyrim i një klase politike të përgjegjshme. Askush më mirë se shqiptarët, nuk do ti kujtojë me votë PD-së se “koha e Berishës ka ikur, dhe se kjo parti tanimë e ka humbur shansin të kapë trenin e Brukselit”. Të besosh edhe pas 34 vitesh tek Berisha, të besosh tek metodat dhe format e tij bajraktariste të drejtimit të partisë, apo dhe tek premtimi i tij për “fitoren e padiskutueshme në 2025”, është marrëzi  dhe mjerim mendor.

Çdo pjesë aktive dhe intelektuale e asaj partie, që mendon për jetëzgjatjen politike, duhet të distancohet nga realiteti  që ka mbërthyer PD e sotme. Nuk mund të vazhdojnë pambarimisht, të shkojnë pas një njeriu, që ka konsumuar gjithçka kishte nga karriera e tij politike. E sotmja i takon brezave të rinj, edhe pse ata e kanë derën e mbyllur në PD. Situata ku gjendet sot Partia Demokratike, premton vetëm qëndrim të gjatë në opozitë.

Edhe pse nuk u besoj shumë exit-poll-eve, mendoj se zgjedhjet e 2025, do të kenë surpriza më të pakëndëshme në kampin opozitar. Një parti që nuk ka mundur të bashkohet, me një lidership të paaftë për të revizionuar veten dhe strukturat, natyrisht nuk do të ketë as fitore, dhe as renditje pozitive si forcë politike. Ajo ç’ka pritet në zgjedhjet e reja, veç humbjes katastrofike të PD-së, mbetet një rritje e lehtë e partive të vogla, dhe një fitore e padiskutueshme e Partisë Socialiste.

Next Post
Kryemadhi, pas daljes nga SPAK: Të keqen e prokurorëve të plepave!

Kryemadhi, pas daljes nga SPAK: Të keqen e prokurorëve të plepave!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In