• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Berisha-Meta në krye të opozitës dhe kuatrinat e Nostradamusit

by Skënder Minxhozi
11/06/2021 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Është thënë e stërthënë gjatë fushatës së fundit elektorale, se pala fituese e zgjedhjeve do t’i linte humbësit në një batak krize e dilemash që do të ishin të vështira për t’u zgjidhur. Nëse humbte Rama, çeshtja e pasardhësit, por edhe menaxhimi i një rrëshqitjeje në opozitë pas tetë vitesh qeverisjeje, do të ishin patate të nxehta në duart e socialistëve. Nëse humbnin Basha e Kryemadhi skenari do të ishte edhe më i rëndë, pasi opozita do të arshivonte disfatën fatale të tretë radhazi në zgjedhjet parlamentare.

Ndodhi skenari i dytë. I cili duket se po paraqitet edhe më i rëndë e kompleks sesa ishte parashikuar. Shpallja e Berishës non grata, kërcënimi me largim i Ilir Metës nga Kuvendi, e mbi të gjitha reagimi i tyre në javët që po pasojnë, e kanë bërë papritur edhe më të errët panoramën opozitare. Askush nuk kishte menduar brenda PD për shembull, se në këto ditë të nxehta pas 25 prillit, demokratëve do t’ju duhet të mbrojnë jo vetëm rizgjedhjen e një kryetari që nuk fiton dot përballë Ramës, por edhe që do t’u duhet të luftojnë edhe për të mbajtur mbi shpinë betejën donkishoteske të Sali Berishës me Amerikën.

Ndërsa Lulzim Basha përpiqet t’iu mbushë mendjen audiencave të mërzitura të militantëve për vjedhjen masive të zgjedhjeve, teksa Monika Kryemadhi është larguar në drejtim të paditur dhe Petrit Vasili i shkruan statuset në Facebook sikur i kanë vënë pistolenën në kokë, shefat e vërtetë të opozitës, Sali Berisha e Ilir Meta nuk kanë humbur fare kohë që ta bëjnë edhe më të zezë gjendjen gri të partive të tyre.

Tashmë kemi dy deklarata publike si nga presidenti, ashtu dhe nga ish-kryeministri, për planet e tyre për rikthimin në krye të partive që themeluan. Pak orë pas mbylljes së kutive të votimit, Ilir Meta njoftoi se në korrikun e vitit të ardhshëm (nëse nuk shkarkohet brenda kësaj vere), do të kthehet në LSI. Më saktë, në krye të LSI.

Kurse Berisha, i cili vetëm pak ditë më parë deklaronte se nuk ka asnjë interes për garën për kryetarin që po zhvillohet në PD, papritmas deklaroi të enjten në darkë se nuk përjashton asnjë opsion për të ardhmen e tij në politikë: as rikthimin në krye të partisë!

Një skenar të tillë të zi zor se do ta kishte parashikuar edhe Nostradamusi në kuatrinat e tij profetike. Sali Berisha në krye të PD dhe Ilir Meta në krye të LSI! Një shirit politik i kthyer me dhunë pas, një format antihistorik lidershipi në formën më të kulluar, një provë flagrante materiale e mosndryshimit dhe riciklimit të së keqes në skenën politike shqiptare.

Teksa në debatin tonë mediatik e publik gëlon prej vitesh diskutimi rreth formës, përmasave dhe ritmeve që duhet të ketë pastrimi i elitave, rotacioni i tyre dhe përgjithësisht largimi i të vjetrës për t’i bërë vend të resë, dy politikanët më të vjetër, të cilëve po ju shqyhet xhaketa nga dekoratat e llamarinat që i kanë vënë vetes në gjoks, papritur po i thonë shqiptarëve se mund të rikthehen që të dy kapur për dore, në krye të opozitës shqiptare.

Të biem dakord, në LSI s’ka garë. Ajo parti është ndërtuar për të qenë pronë e një njeriu. E ky është një hall i madh, në kushtet kur vetë “njeriu” i ka kryer kilometrat e tij, porsi ajo makina e vjetër që ankon nga gomat, gominat dhe motori. Meta e ka rrugën të shtruar në parti, por nuk është ky problemi. Petrit Vasili do e votojë Ilir Metën deri në fund të ditëve, por a e votojnë më atë shqiptarët?! Kjo është sfida.

Në PD gjendja është pak më ndryshe, megjithëse në thelb hija e Berishës mbi demokratët është thuajse po e rëndë sa e Metës në LSI. Imagjinoni katër kandidatët që garojnë të dielën, sesi janë ndjerë kur kanë dëgjuar Berishën të thotë se kërkon të përfitojë nga të gjitha “të drejtat e tij kushtetuese”!

Është lehtësisht e supozueshme se Sali Berisha po shton presionin mbi Bashën dhe partinë për mbështetje, në kushtet e luftës me amerikanët, më shumë sesa po lajmëron një rikthim të vërtetë në krye të PD. Por kjo ka pak rëndësi, sepse edhe sikur të bëhej thjeshtë fjalë për një ndihmë më të madhe nga partia në sfidën me SHBA, sërish fatura politike e Partisë Demokratike do të ishte mjaft e kripur.

Berisha dhe Meta po japin sinjale të qarta se nuk kanë ndërmend t’jua zgjidhin duart partive që themeluan, nga e shkuara e tyre dhe nga fati i tyre personal. Një dekadë e gjysëm pasi Fatos Nano ka hedhur realisht hapin e largimit dhe ndarjes nga PS, Berisha dhe Meta ngurrojnë ta bëjnë këtë me PD dhe LSI në vitin 2021. Rotacioni i pambyllur duket se po shkatërron jo vetëm karrierat e Bashës e Kryemadhit, por po e bën edhe më aktual e të nevojshëm presionin ndërkombëtar për largimin e elitës së vjetër nga skena.

Next Post
Sondazhi i parë: PS në mandat të tretë dhe LSI në pikiatë

Kur të tunden 30 miliardë euro në fytyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

20°C në “tokën e akullt”, shteti nordik kalon Krishtlindjen më të nxehtë në histori, shfaqen mushkonjat për herë të parë

20°C në “tokën e akullt”, shteti nordik kalon Krishtlindjen më të nxehtë në histori, shfaqen mushkonjat për herë të parë

December 30, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autoritarizmi ynë i Majtë si etnopopulizëm!

December 30, 2025
Korçë/ Përplaset nga makina, përfundon në spital drejtuesi i motorit. Ja gjendja e tij shëndetësore

Korçë/ Përplaset nga makina, përfundon në spital drejtuesi i motorit. Ja gjendja e tij shëndetësore

December 30, 2025
Fundviti, dollia me PS, Rama: Mirënjohje për familjen tonë të madhe!

Fundviti, dollia me PS, Rama: Mirënjohje për familjen tonë të madhe!

December 30, 2025
Skandali në “Grande Fratello”/ Kërkonte favore për të marrë pjesë në program, moderatori nën hetim për dhunë s*ksuale dhe..

Skandali në “Grande Fratello”/ Kërkonte favore për të marrë pjesë në program, moderatori nën hetim për dhunë s*ksuale dhe..

December 30, 2025
VIDEO-Shkrumbohet shtëpia në Prizren, humb jetën 1-vjeçari! Dëshmitarët: Tre fëmijët e tjerë i shpëtuam! Thyem derën por..

VIDEO-Shkrumbohet shtëpia në Prizren, humb jetën 1-vjeçari! Dëshmitarët: Tre fëmijët e tjerë i shpëtuam! Thyem derën por..

December 30, 2025
“Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe”/ Mesazhe provokuese në Beograd, kopjojnë sloganin e Trump

Beogradi, kështjella e euroskepticizmit në Ballkan

December 30, 2025
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Projekti evropian për Maqedoninë e Veriut mund të degradojë në një narrativë iluzore

December 30, 2025
Medreseja dhe Fresku, dy destinacionet e fundit të Ronald Bejkos/ Kandidati prezanton planin e tij për Tiranën te qytetarët

“Bilanci politik i Berishës, katastrofal”/ Bejko: Që pas ’97-ës PD nuk ka qenë kurrë kaq dobët

December 30, 2025
Vepron pa mëshirë/ 20-vjeçari sulmon 5 persona me levë hekuri, nuk u lejua të futej në spital! Dyshohet se..

Vepron pa mëshirë/ 20-vjeçari sulmon 5 persona me levë hekuri, nuk u lejua të futej në spital! Dyshohet se..

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com