• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha-Meta, çift solid, ngrihen edhe nga humnera”, Ndoka: Ajo e tyre, nuk do të jetë qeveri ngjalash

by A R
20/10/2022 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nard Ndoka, lideri i Partisë Demokristiane mbështet kauzat e Sali Bersishës ndaj mazhorancës, se po mblidhen certifikata të qytetarëve me qëllim vjedhjen e votave.

“Ato informacione që ka zoti Berisha i ka të sakta. Partia Socialiste e ndryshon stilin e vjedhjes, nga patronazhistët tani kanë kaluar te certifikatat. Është e rëndësishme të kuptojmë si operon kundërshtari ynë, por ne do t’i kundërpërgjigjemi në tentativën e tyre për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve”, thotë ai në A2 CNN.

Pikërisht skema e patronazhistëve sipas tij ka sjellë pasoja të rënda për vendin, dhe ai bën një paralelizëm me sulmet kibernetike ku akuzohet Irani.

“Imagjinoni çfarë dëmi kanë bërë patronazhistët, ato kanë qenë hakerat e parë. Çdo parti mund të thërrasë simpatizantët, por kur përdoren të dhëna shtetërore, ky është një krim penal që nuk mund të kalohet në heshtje, nga opozita por edhe nga drejtësia, sepse kemi të bëjmë me krimin më të madh zgjedhor në 30 vitet e fundit”, thotë ai.

Fatet e opozitës do të varen edhe nga marrëdhënia Berisha-Meta. Sipas Ndokës, ky binom nuk ka qenë asnjëherë problematik. “Janë politikanë race që ngrihen edhe nga humnera, edhe pse me karaktere të ndryshme. Është një dyshe që ka futur në panik Ramën, sepse ai ka frikë nga Berisha por edhe nga Meta, që e njeh mirë.

Kanë patur ulje dhe ngritje, sepse jemi në një politikë të trazuar, Meta ka bërë zgjedhjet e tij pragmatiste, bëri një lëvizje të sforcuar duke i dhënë mundësi Ramës të vinte në pushtet, diçka që ka shkatërruar vendin. Por besoj se bashkëpunimi Berisha-Meta do të jetë frytdhënëse, një qeveri solide, dhe jo një qeveri ngjalash. Berisha është transparent me aleatët në këtë pjesë është një garanci e madhe”, shton Ndoka.

Vlerësim të kundërt ka ai për grupin tjetër brenda Partisë Demokratike. “Nuk besoj në çiltërsinë e grupit të Lulzim Bashës, shpresoj ta kenë seriozisht por kam dyshime të përligjura. Unë nuk kam nevojë për gjykatat e Ramës për ta njohur Sali Berishën si lider i PD, nuk ka sens që mos ta njohë akoma Alibeaj, se ai i njeh procedurat, e di që ka bërë një kongres fals, ku Jemin Gjana ka manipoluar vullnetin e demokratëve dhe duhet të shkojë për ndjekje penale, si një mashtrues ordiner, që është kapur me presh në dorë”, deklaron Ndoka, i cili shton gjithsesi se shpreson se “do reflektojnë, Berisha i kupton ato, se i ka patur bashkëpunëtor, dhe shumë prej tyre i ka dhënë më shumë sesa kanë merituar”, dhe mohon mundësinë që partia e tij Demokristiane mund të shkrihet brenda Partisë Demokratike.

/a.r

Next Post
Fabrika që do të prodhojë “karburantin e së ardhmes”

Fabrika që do të prodhojë “karburantin e së ardhmes”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In