• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha merr në mbrojtje ‘shiksin’ e 97-tës: Rama e sulmon Kovaçin se është më i zgjuar se ai

by
19/10/2022 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kryeministri Berisha e ka marrë sërish në mbrojtje ish punonjësin e SHIK-ut, aktualisht kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçin. Teksa e cilësoi si një person që ka më shumë mend se kryeministri, Berisha tha se ishte pikërisht kjo arsyeja se pse kreu i qeverisë e sulmon.

Berisha shtoi më tej se protesta e thirrur nga pedagogët nuk është protesta e Rithemelimit,  ai paralajmëroi njëlloj si në 3 muajt e verës që lamë pas për shtatorin, për protesta të fuqishme.

Nisur nga deklarata e fundit e kryeministrit për Kovaçin, Berisha ‘shkëputi’ çdo ndikim të Rithemelimit në protestën e pedagogëve, duke paralajmëruar një edhe më të madhe që do mbushë sheshe.

“Ne dënojmë me forcën më të madhe kërcënimet e papranueshme të Edi Ramës ndaj pedagogëve, ndaj studentëve. Dënojmë me forcën më të madhe kërcënimin që i bën kreut të sindikatave që i thotë se ka qenë punonjës i shik, ndërkohë që ai është larguar në 2015 dhe është vlerësuar nga qeveria e Edi Ramës, sepse ka qenë punonjës i ndershëm. Një njeri që ka tre herë më shumë mend se ai. Ajo nuk është protesta jonë, protesta tona do ti shohë Edi Rama. Ne përgatitemi për të mbushur rrugë dhe sheshe dhe për tu përballur me këtë qeveri që kalon nga skandali në skandal”.

Kujtojmë se nga takimi me qytetarët në Gjirokastër, Rama tha se zullumi i ‘non gratave’ dhe rublave është futur në hapësirën universitare.

Kryetari i Sindikatës për Arsimin e Lartë, Aleksandër Kovaçi i cili drejton grevën e pedagogëve është një ish zyrtar i lartë i SHIK në kohën e Bashkim Gazidedes, të cilën e ka fshirë nga biografia e tij. Ai ka punuar si zëvendësdrejtor i Departamentit të Analizës në kohën e Bashkim Gazidedes deri në vitin 1998.

Më pas u risoll nga Visho Ajazi në SHISH pas vitit 2005 si drejtor i sektorit të analizës. Kovaci njihet si një mbështetës i zjarrtë i Berishës, por nëse shikon CV e tij si pedagog i Shkencave të Natyrës shikon se ai ka vënë në CV vetëm periudhën kur ka punuar në SHISH pasi kanë ardhur socialistët në pushtet, për të fshehur të shkuarën e tij si zyrtar i kohës kur SHIK ishte një instrument politik.

Vetë ai e ka pranuar publikisht në një intervistë të dhënë sot kur tha se ka qenë një punë e shkëlqyer, ajo që ai ka bërë në departamentin më të rëndësishëm të SHIK-ut, pikërisht gjatë viteve kur SHIK ishte një instrument i torturës, dhunës së përgjakshme në duart e Sali Berishës.

Prej disa ditësh pedagogët janë ngritur në protestë, ku ndër të tjera kërkojnë rritje të pagave. Bojkoti pjesërisht vijon dhe në rrethe.

/e.d

Next Post
“Putin ka dorën mbi butonin e kuq”/ Cilët janë skenarët për lëshimin e bombës bërthamore

"Putin ka dorën mbi butonin e kuq"/ Cilët janë skenarët për lëshimin e bombës bërthamore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In