Ish-kryeministri Berisha ka marrë fjalën sot në Kuvend ku ka marrë në mbrojtje kompaninë Bankers Petroleum. Kjo e fundit është fajësuar për tronditjet e tokës në Zharrëz dhe më gjerë.
Në fjalën e tij Berisha tha se Bankers i ka shërbyer Shqipërisë dhe se ka qenë taksapaguesi më i madh.
“Dua të filloj me disa përgjigje sepse fjalimet e papagajve të piktorit dështak, të kreut të organizatës kriminale me emrin Qeveri, u orientuan në shpifje dhe mashtrime. Ato shpifje janë një zhul që nxijnë fytyrat e tyre. Së pari për Bankers Petroleum. Ajo është një kompani e ardhur nga qeveria socialiste para vitit 2005. Me një kontratë në të cilën në shtuam rentën që mungonte. Gjatë gjithë periudhës, Bankers ka qenë taksapaguesi kryesor nga 200 milionë euro në vit, kompania ka trefishuar nxjerrjen e naftës nga 320 mijë ton në 1 milion e 200 mijë ton. Të vesh në hell një kompani të huaj është e thjeshtë. Mjafton instikti stalinist dhe i jep gojës si të duash” – tha Berisha.











