• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha më shumë duhet të shqetësohet nga Basha sesa SHBA?!

by Ben Andoni
02/07/2021 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Si zor, që ish-kryeministri Sali Berisha, të ketë luajtur në politikë pa top siç po luan në muajt e fundit. Duke e përdorur këtë metaforë, e cila i shkon edhe kohë-zhvillimit të Evropianit të futbollit , jemi munduar të lexojmë se çfarë vjen pas vizitës së Ndihmës sekretarit të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Philip Reeker për fatin e tij. Rebusi është ende i paqartë. PD-ja e pret me të gjithë protokollin e duhur përfaqësuesin e lartë amerikan, e nderon gati me përuljen që tashmë ja kemi blatuar SHBA-së, ndërkohë që përfaqësues të saj e qesëndisin hapur Washington-in. Një lloj indiference e bukur duket pas pritjes së kryetarit të sapokonfirmuar Basha, porse as edhe pas kësaj vizite nuk po merren vesh gjërat që do të dalin hapur në shtator prej SHQUP-it.

Ish-kryeministri Berisha është duke u përpjekur shumë përmes shumë kanaleve të mbajë kultin e tij të lartë tek shqiptarët. E përkrahin personalitete dytësore në vend dhe të huaj. Flitet për ndershmërinë e tij dhe lidhjet e shumta me SHBA-në. Veçse koha, kjo armike e pamëshirë e shtirjes dhe e sforcimeve të panevojshme nuk fal. Për fat të keq të tij,  Berisha nuk e ka forcën e duhur te PD-ja, jo vetëm e thjesht për sasinë e numrit të votave që mori në zgjedhjet e fundit; konfuzionin e njerëzve që donin postin e kryetarit të saj, që duket se ai i menaxhon përmes të metave të tyre; apo artikulimeve të ngurta të Bashës, por prej një dokumenti që ka vlerë supreme dhe i ka ardhur nga ana e Departamentit të Shtetit. Në këtë rast, mbështetja më e madhe e tij mund të vinte po nga institucione, gjë e cila nuk vjen dhe kjo është e kuptueshme (ai ndihmoi në bojkotin e institucioneve) apo nga vetë PD-, zëri i të cilës është bjerrur pa fund prej humbjes.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka një fat të madh dhe kjo thjesht për rëndësinë që po i kushtohet kryetarit të saj, që duan apo nuk duan shumë kritikë është fiksuar te emri i zotit Basha, por edhe te kujdesi i shtuar me të cilën po trajtohet nga SHBA. Edhe pse Reforma në Drejtësi nuk po ecën fare me notat optimiste të SHBA-së dhe vendi po përcjell probleme prej një sërë reformash të mos zhvilluara, kërkesa është që palët të ngrihen për integrimin e vendit por edhe për t’u përshtatur për konjukturat e SHBA-së. Ndërsa maxhoranca është në momentin më proamerikan, tashmë i takon PD-së të jetë në të njëjtën gjatësi vale. Koha do t’i tregojë qartë perceptimet por ato janë ende të panjohura kur mendon se u shmang hapur Ilir Meta, presidenti i vendit, komandanti i ushtrisë, shenjat e pagabueshme të tatëpjetës së tij së pakthyeshme, ndërkohë që u vlerësua Shqipëria për “Defender Europe ‘21”!!

“Reeker nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken se lufta kundër korrupsionit, përfshirë përmes përcaktimeve publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme dhe Programet Përkatëse të Nenit mbi Përvetësimet 2021 është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

A të jetë kaq i frikshëm korrupsioni shqiptar për SHBA-në?! Mënyra sesi janë sjellë amerikanët në shumë vende tregon se sjellja e tyre ka perspektiva, që dihen nga pak veta. Shumë herë marrin kthesa të frikshme, që tregojnë pragmatizmin amerikan. Ndaj, kinse indiferenca e PD-së dhe kjo sjellje nuk mund të dirigjohet më nga Berisha, pasi edhe burokratët e niveleve më të ulëta të administratës amerikane japin mesazhe edhe përmes takimeve, si ai kokë-më-kokë me Bashën se e ardhmja flitet qartë dhe hapur dhe se thjesht duhet të kapësh mesazhin. Rama e ka kuptuar qartë por Basha edhe më shumë, ndaj Berisha duhet të ketë realisht frikë më shumë nga pasardhësi i tij sesa Departamenti i Shtetit, me të cilin rrugët janë ndarë. Koha do të na mësojë shumë gjëra, ashtu si do të na bëjë dëshmitarë të zhvillimeve interesante, por loja pa top e Berishës nuk i hyn më në punë askujt. Të paktën, të tijët e kanë marrë mesazhin, që të mos e kenë as në stol. (Javanews)

Next Post
E rëndë në Kavajë/ 31-vjeçari i jep kokainë mbesës 14-vjeçare, më pas e ngacmon seksualisht. Vihet në pranga

E rëndë në Kavajë/ 31-vjeçari i jep kokainë mbesës 14-vjeçare, më pas e ngacmon seksualisht. Vihet në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

IKMT rikthehet në Orikum, prish dy objekte mes kundërshtimeve të pronarëve

Dhunoi drejtorin e ekzekutimit të vendimeve brenda IKMT-së, shpallet në kërkim i riu

March 4, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, Sanchez: Mos përdor luftën në Iran për të fshehur dështimet

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

March 4, 2026
Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

March 4, 2026
Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

March 4, 2026
“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

March 4, 2026
Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

March 4, 2026
“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

March 4, 2026
Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In