• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Berisha më në fund e pranon: PD i humbi zgjedhjet e 21 Qershorit

by
03/08/2015 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Kryeministri Sali Berisha më në fund ka pranuar humbjen e zgjedhjeve të 21 Qershorit nga Partia Demokratike, pa nxjerrë justifike, sikundër ka ndodhur deri më tani nga kreu demokrat Lulzim Basha.

Por sipas Berishës, i plagosur nga vota e qytetarëve shqiptarë ka dalë edhe Kryeministri Edi Rama, pasi sipas deputetit demokrat, këto zgjedhje treguan se koalicioni PS-LSI është një prostitucion politik.

“Zgjedhjet normalisht i humbi PD, i plagosur rëndë nga zgjedhjet doli Edi Rama, më rëndë nga të gjithë e ndoshta në mënyrë të pariparueshme. PD i humbi zgjedhjet them unë në vlerësimin tim, Edi Rama u plagos. Ai është kryeministër që ka përgjegjësitë për atë që ndodhi në zgjedhje. Zbritja nga 1 milionë e 400 mijëshi është tmerr për të, harrojeni se e merr më veten ai. I plagosur i pakallur është Edi Rama. Pyeteni pse nuk po këndon fitore? Se nuk bën dot. Uroj që edhe PD të bëjë një analizë të gjithanshme dhe të ngrihet fuqishëm në lartësinë e misionit të saj dhe kam besim që do ta bëjë këtë analizë. Ato që thash për zgjedhjet nuk përjashtojnë pretendimet tuaja por nuk mund të mohohen se janë flagrante në zgjedhje. Unë kam qenë i hapur kur kam qenë kryeministër kam thënë administrata le të marrë pjesë në zgjedhje, por nuk kam lejuar që reparte ushtarake policia e burgjeve të përdoren si infrastrukturë për zgjedhjet. Në zgjedhjet e 2009 pati defekte teknike por jo përpjekje për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve qeveria”,theksoi Berisha.

Ish-kryeministri Berisha, në një takim me gazetarët ka komentuar 300 ditët e dyta të qeverisë. Sipas Berishës, në këto dy vite qeverisje, u vu në pah pushteti i krimit dhe krimi në pushtet.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka bllokuar procesin e dekriminalizimit, duke mbrojtur kështu sipas tij deputetë me të shkuar kriminale.

“Fakt për këtë është përplasja Doshi-Meta dhe fshehja e trafikantit të drogës në makinën e Mark Frrokut. Gjithashtu, u fsheh kërkesa e Belgjikës për ekstradimin e Mark Frrokut, i dënuar me 10 vjet për vrasje në Bruksel. Prezantimi i raportit të DASH ka ardhur pas përpjekjeve që ambasadori amerikan në Tiranë ka bërë për t’i hapur rrugë procesit të dekriminalizimit, në interes të qytetarëve shqiptarë. Edhe ambasadorë të tjerë të vendeve mike kanë dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme në këtë drejtim”, ka thënë Berisha.

Më tej Berisha ka akuzuar qeverinë edhe për dështim në aspektin ekonomik, duke iu referuar këtu largimit të FMN-së nga vendi.

“Ekonomia është në pikiatë, ndërsa Edi Rama u flet shqiptarëve për suksese imagjinare. Është rekord i zi largimi i MFN nga vendi. Fondi u largua pasi klanet e klientelës qeveritare po përvetësojnë në mënyrë të papërmbajtur të ardhura nga doganat e tatimet. Deficitet më të mëdha janë në akciza”, ka shtuar Berisha.

E Duke u ndalur tek punësimi, Berisha tha se kryeministri Rama gënjen për numrin e të punësuarve në vend, duke u shprehur se ajo që ka ndryshuar tek sigurimet shoqërore është vetëm blerja e viteve për sigurime. “Rama me Gjergjin e tij, “Pinokun e statistikave” gënjejnë me numrin e të punësuarve.

Mashtroi 300 herë, pasi në sigurimet shoqërore nuk ka asnjë të punësuar shtesë, ka vetëm blerje të sigurimeve, blerje të viteve për të patur pension, dhe në gjithë këto blerje nuk ka shtesë asnjë qindarkë në Fondin e Sigurimeve. Gjithçka është imagjinatë e sëmurë”, vijoi më tej.

Next Post

"Hetim pretendimit të 100 mijë eurove...por në makinë s'kishte para"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In