• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha me ‘krenari’: Ne jemi populli i gomoneve, kemi pushtuar lajmet e botës si në ’90-ën. Çmimet, në ‘qiell’

by Java News
08/11/2022 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një takim me Frontin për Shpëtimin Kombëtar ka deklaruar në lidhje me emigrimin e të rinjve që ka marrë vëmendje të madhe nga mediat britanike dhe qeveria e tyre, ndërsa ka thënë se vendi njësoj si në vitet ’90 ka pushtuar lajmet e btoës si populli i gomoneve.

Sakaq, ai foli edhe për rritjen e çmimeve dhe krizën ekonomike teksa tha se bordet komuniste ekzistojnë vetëm në Shqipëri, ndërsa sipas tij kryeministri Rama i lavdëron për mbajtjen e çmimeve në qiell.

“Jemi në një moment kur njësoj si në ‘90-ën kemi pushtuar lajmet si populli i gomoneve dhe zhvillohet një dramë shekspiriane në kanalin e La Manshit ku mijëra shqiptarë largohen për shkak të qëndrimeve, politikave jo humane e antishqiptare të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Ky shpopullim i shpejtë marramendës i vendit tejkalon ritmet e shpopullimeve nga luftërat civile apo katastrofa të tjera natyrore.

Nga 2014 deri në 2021 vetëm në BE u larguan nga vendi 744 mijë qytetarë sipas Eurostati. Kjo fugë e madhe, ky largim i madh nga vendi është rezultante e vjedhjes së shqiptarëve nga një qeveri që bën gjithçka me të gjitha vendimet dhe ligjet që ndjek, pasurohet vetë dhe vjedh qytetarët.

Mediat britanike në unison kanë bërë fjalë për largimin e shqiptarëve nga varfëria, por nëse shohim përtej saj gjejmë vjedhjen e fondeve publike të shqiptarëve si askund tjetër dhe është kjo pikërisht që nuk lejon rrogat dhe pensionet e tyre të rriten, përkundrazi ato për shkak të inflacionit ulen.

Shqiptarët varfërohen në mënyrë të tmerrshme nga çmimet, askund nuk ka borde komuniste si në Shqipëri të cilat kryeministri i lavdëron dhe mban çmimet në qiell. Ushqimet bazë në vend janë 7 herë më të larta se në BE, kur rroga është 6 herë më e ulët, nafta në nivelet më të larta, krahas këtyre Edi Rama ka shndërruar pasuritë publike në mallkim për vendin, energji përdoret si një shpatë Demokleu, si ajo përdoret si kamxhik për shqiptarët në një kohë kur rezervat ujore kanë siguruar 100% të konsumit të energjisë.

Shqiptarët janë viktimë e bixhozit që luhet me energjinë, energjinë që prodhohet ua shesin agjentëve të tyre me çmim më të ulët se bursa dhe kjo rieksportohet. Kjo është e faktuar, njerëzit nuk e ndjejnë por vjedhjet me energjinë janë të paimagjinueshme”, u shpreh Berisha./m.j

Next Post
Koronavirusi jam. Mos u tremb!

Partia e Gazetarëve merr pushtetin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërimi i frikshëm i shefit të inteligjencës ukrainase: Rusia mund të sulmojë Evropën në vitin 2027

Paralajmërimi i frikshëm i shefit të inteligjencës ukrainase: Rusia mund të sulmojë Evropën në vitin 2027

December 20, 2025
Të përfshirë në trafik droge, tre persona ekstradohen nga Tirana në Romë

(EMRI) Arrestohet në Serbi autorja e grabitjes me dhunë 4 vjet më parë në Tropojë

December 20, 2025
Frikë, ndjenjë përjashtimi, tallje dhe kërcënime me fjalë vulgare… Punëtorët nga Nepali nën presion dhe pasiguri në Serbi!

Frikë, ndjenjë përjashtimi, tallje dhe kërcënime me fjalë vulgare… Punëtorët nga Nepali nën presion dhe pasiguri në Serbi!

December 20, 2025
Kryhet me sukses nga mjekët e Spitalit të Traumës ndërhyrja e vështirë kirurgjikale te pacienti 23-vjeçar!

Kryhet me sukses nga mjekët e Spitalit të Traumës ndërhyrja e vështirë kirurgjikale te pacienti 23-vjeçar!

December 20, 2025
Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

December 20, 2025
VIDEO/ Rikthehen emigrantët për festat e fundvitit, fluks pasagjerësh në portin e Vlorës

VIDEO/ Rikthehen emigrantët për festat e fundvitit, fluks pasagjerësh në portin e Vlorës

December 20, 2025
30 vjet më vonë, zëri i gruas që paralajmëroi skandalin Epstein del në dritë

30 vjet më vonë, zëri i gruas që paralajmëroi skandalin Epstein del në dritë

December 20, 2025
DETAJE/ Kush është 23 vjeçari që u kap me kanabis në formë xhelatine e ardhur nga Kanadaja. Droga do shitej në lokalet e zonës së “5 Majit”

DETAJE/ Kush është 23 vjeçari që u kap me kanabis në formë xhelatine e ardhur nga Kanadaja. Droga do shitej në lokalet e zonës së “5 Majit”

December 20, 2025
SHBA kryejnë sulme masive kundër ISIS-it në Siri: Nëse shënjestroni amerikanët, do t’ju vrasim pa mëshirë

SHBA kryejnë sulme masive kundër ISIS-it në Siri: Nëse shënjestroni amerikanët, do t’ju vrasim pa mëshirë

December 20, 2025
Tragjike në Lezhë, 42 vjeçari gjendet e i pajetë në dyqan/ Nëna e tij nuk e duron dhimbjen dhe i jep fund jetës (EMRAT)

Tragjike në Lezhë, 42 vjeçari gjendet e i pajetë në dyqan/ Nëna e tij nuk e duron dhimbjen dhe i jep fund jetës (EMRAT)

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In