• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha me jeniçerët e tij…”/ Komisioni mbyll kandidimet: Ja kush është rivali i Lulzim Bashës për kryetar të PD

by Java News
21/06/2023 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i posaçëm i Zgjedhjes së kryetarit të PD-së ka mbyllur procedurën formale të mbledhjes së kandidaturave dhe i ka hapur rrugë fushatës e më pas votimit me referendum më 29 korrik.

Siç bën të ditur nga selia blu, përveç Lulzim Bashës, kandidati tjetër që garon përballë Bashës është Gjergji Hani.

Hani, në një intervistë të para disa ditëve në Report TV deklaroi se ‘U nisa nga ndjenja e detyrimit jo vetëm karshi eksperiencës sime, por edhe në memorie të shumë atyre që kanë qenë pjesë e jetës sime që sot nuk janë më. Nuk pretonim të kishte një opozitë në gjendje të tillë.  Është momenti më i vështirë dhe më i mirë për të djathtën shqiptare që të mund ta kapërcejë dhe të rilindë për atë që është. Këndvështrimi im është konservator!’.

Sipas Hanit për vite me radhë Sali Berisha ka manipuluar shqiptarët, e këtë gjë shton se duhet t’ua themi të gjithë demokratëve se ‘ua ka shitur sapunin për djathë’ e që vazhdon të bëjë të njëjtën gjë. Një bashkim me Rithemelimin, nënvizon Hani, nuk mund të ketë, pasi jeniçerët e Berishës, siç i cilëson ai, nuk kanë asnjëlloj dialektike për bashkim.

‘Sali Berisha nuk ka qenë kurrë kryetari im! E kam marrë në 2012 teserën e PD-së. Se kam pranuar kurrë figurën e Berishës në krye të PD-së. Kam dhënë një kontribut me aq sa kam mundur. PD e Sali Berishës dhe në kohën kur ishte Basha në hijen e Berishës nuk ofronte shumë mundësi për njerëz që kishin mendim ndryshe. Kam dhënë kontribute me aq sa mundesha në rrjetet sociale. Një pjesëmarrje aktive e imja ndodhi në momentin që ishte krisja e madhe. Nuk erdhi si nevojë e brendshme e PD-së, erdhi si një shtyrës nga jashtë nga SHBA të cilët e shpallën non grata Berishën.

Do kisha pritur më shumë nga e djathta shqiptare. Berisha është tjetërsues i identitetit të së djathtës shqiptare, natyrisht që për keq. Tjetërsoi këndvështrimin dhe tjetërsimin që njerëzit kishin për të djathtën. Shqiptarët kishin një ide të vagullte se çfarë ishte liria dhe ishte fare e lehtë që ti manipuloje e ta keqpërdorë këtë ëndërr. Ka keq përdorur ëndrrën e shqiptarëve duke i manipuluar dhe vazhdon sërish. Nuk ka asgjë për të bashkuar me Rithemelimin. Shoh që Berisha me jeniçerët e tij nuk ka asnjë lloj dialektikë bashkimi. Duhet një punë sqaruese me demokratët që u vjen nga pas, u duhet thënë e vërteta. Deri më sot Sali Berisha ua ka shitur sapunin për djathë.’- tha Hani.

Sa i takon Bashës, Gjergj Hani u shpreh se ai ka qenë gjithmonë nën regjimin totalitar të Sali Berishës e se heshtja e tij në këtë situatë është zhgënjyese.

‘Basha ka qenë nën hijen e pushtetit absolut totalitar të Berishës. Nëse ka diçka që më zhgënjen është kjo heshtja e tij e pazakontë. Heshtja që ndan të djathtën reale me filozofinë e Berishës. Për mua Berisha e ka hedhur hapin e ndarjes me të djathtën duke nisur që nga ’93.’- tha Hani.

Ai shtoi se e djathta shqiptare duhet të rigjejë vetveten mbi atë që është liria e demokracia. Ai cilësoi po ashtu si absurde faktin që Berisha do të rrëzojë me protesta Ramën, ndërsa shtoi se politikës duhet t’i kthejmë dinjitetin dhe moralin.

‘10 vite qeverisje e Ramës dhe 30 vite demokraci s’kanë bërë gjë tjetër… ashtu siç uji gërryen gurin këto kanë zhveshur politikën nga çdo lloj morali. Mjafton që politikës ti kthejmë dinjitetin dhe moralin.’- tha Hani.

Javën e shkuar, pas 10 orësh debate e tension, Kryesia e Partisë Demokratike doli me vendimin për hapjen e garës për kreun e ri të partisë më 29 korrik, në kushtet kur edhe Jorida Tabaku refuzoi drejtimin e partisë.  Pas tensioneve, disa deputetë zgjodhën të linin mbledhjen pasi kërkuan që fillimisht të mbahen zgjedhjet në bazë, e më pas të caktohet kryetari i ri. Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi ishin deputetë që braktisën të parët mbledhjen e Kryesisë, rreth orës 01:00 të mesnatës. Gjatë largimit nga mbledhja, ata janë sharë e ofenduar nga militantët e Lulzim Bashës që ishin mbledhur para selisë blu./m.j

Next Post
Hapja e dosjeve/ Gentiana Sula: Përveç I.M dhe 5 politikanë të tjerë si të dyshuar për spiun!

Spiunët në politikë/ Kuvendi do të kërkojë verifikimin e deputetëve në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In