• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha, mbylle me nder…

by Keti Bazhdari
30/06/2016 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Keti Bazhdari 

Vërtetë keni filluar të mendoni se po ia hidhni me argumentimin së prapthi që po i bëni nenit 88 të rekomandimeve të Komisionit të Venecias? E zeza në të bardhë s’mund të shkruhej kurrsesi më qartë se aq.
Kërkohej shumicë e cilësuar për të garantuar edhe më tej integritetin e reformës në drejtësi, ja tek është.
Tani pse ngrini situata imagjinare duke bërë lojë fjalësh me pjesën nënrenditëse të fjalisë së shprehur krejt qartë nga komisioni i Venecias në nenin 88, që në rastin më të keq, nëse nuk arrihej konsensusi mes palëve për të votuar me shumicë cilësuese prej 94 votash reformën në parlament, lihej si opsion që anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjykatës, Këshillit të Lartë të Prokurorise, Kolegjit të Posacëm të Kualifikimit dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të propozoheshin nga partitë politike, por gjithnjë nëse nuk do arrihej konsensusi për shumicën cilësuese. Konsensusi u arrit.
Pjesa nënrenditëse e nenit 88 ishte një opsion nga halli që Komisioni i Venecias e ofron si “alternativë të 15-të” kur flitet për vende si ky i yni, ku drejtësia është ende në kërkim të zanafillës.
Në vendet e zhvilluara me drejtësi të konsoliduar prej shekujsh dhe të distancuar qartazi nga politika parimisht e organikisht, është e paimagjinueshme të bihet në këtë nivel retorike publike ku të diskutohet parcelizimi i dretësisë nga politika. Për fatin tonë të mirë, si vazhdim i fillimit, situata mori formën e duhur me kërkesën e opozitës për të miratuar këtë reformë me 2/3( shumicën e cilësuar) të votave në parlament në vend të 3/5 dhe me pranimin nga ana e mazhorancës për ta realizuar kështu, pra pa qenë nevoja t’i riktheheshim opsionit tjetër të rikapjes së dretësisë nga politika.
U duk sikur më në fund u gjendëm para faktit te kryer dhe reformës s’i mbetej tjetër vec të miratohej e të fillonte zbatimi. Po si zakonisht shqiptarëve të shkretë nuk u prin kurrë fati me të parën? Gjithnjë gjendet një mistrec, një mëkatar, një mafioz, kësaj here i veshur me petkun “transparent” të opozitës që bën c’është e mundur për të prishur punë, herë nga dalldia për pushtet e herë nga frika për të shkuarën. I kapur gafil për pranimin e shumicës cilësuese nga ana e shefit të mazhorancës, mistreci Berisha që thur intriga me ndonjë mëkatar e mafioz më të vogël kërkon të shpetojë disi nga ankthi i faktit të kryer dhe po në ankth e sipër gjejnë rrugëdalje “brilante” si ajo e leximit të nenit 88 të Komisionit të Venecias së prapthi.
Pse them gafil? Sepse Berisha së bashku me ndonjë tjetër se kishin besuar kurrë se kryeministri do binte dakord për shumicën e cilësuar prej 2/3 apo 94 vota për miratimin e reformës në drejtësi se ndryshe s’do e kishin trumpetuar dhe ofruar fare si alternativë për mosnegocim. Të bindur si do vepronin vetë po të kishin kaq shumë pushtet në dorë, as e conin nëpër mend se shefi i mazhorancës do i thoshte po shumicës cilësuese duke i vënë përfundimisht veton cdo tentative të politikës për të poseduar drejtësinë.
Momentet e kthesave të mëdha është normale të zëne gafil të sëmurët për pushtet. Nostalgjikët e sullltanateve e dinë mirë se votimi më shumicë të cilësuar është antidoti më i fuqishëm kundër kapjes së dretësisë nga politika dhe e vetmja mënyrë për të garantuar një proces përzgjedhje të anëtarëve të kolegjeve dhe komisioneve të drejtësisë që s’i jep asnjë shans ushtarëve politikë të Berishës apo kujtdo tjetër të vishen me pushtet juridik. Nevoja për një ekulibër kaq të gjerë forcash e ngre barrierën mbrojtëse në atë pikë sa e bën praktikisht të pamundur tejkalimin e saj nga emra e pushtete të përvecëm.
Kuptohet pastaj pse në këtë pikë, Berisha sëbashku me ca manipulatorë të tjerë janë të gatshëm të përdorin cdo lloj justifikimi për të fituar kohë. Manipulimi i rradhës është leximi së prapthi i rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias. Kur të bjeri ky, kushedi c’do shpikin. Por ajo që më bën optimiste eshte ekspozimi i madh i tyre përballë opinionit vendas dhe të huaj, sepse mafia kur del ne dritë verbohet e fillon të bëjë manovra të gabuara. Të vërtetat fillojnë e u plasin ne shesh si fishekzjarret e e Shkëlzenit.
Detaji më i rëndësishëm që i mungon mafies është finikëria, që në rrethana e kontekste të caktuara mund të kamuflohet disi, por kur vjen ora me vdekë, aty, shpërthiqet fare. Duhet fisnikëri me ditë me vdekë.
Edhe inteligjenca më modeste do ta kuptonte se vendosja e dretësisë në Shqipëri është shumë më e madhe se vetë Shqipëria e jo më se persona apo forca të caktuara me pushtete të izoluara në errësirë që kërkojnë të imponohen e destabilizojnë me cdo kusht. Këta janë krejtësisht të papërfillshëm edhe përballë nevojës jetike për ndryshim të një shoqërije dhe ngelin vetëm cështje kohe.
Kush kërkon t’i imponohet historisë probabilitetin më të madh e ka të ngeli vetëm cështje kalendari.

Next Post

FOTOlajm/ Ja pamjet e para të grabitjes në Rinas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In