Ish-kryeministri Sali Berisha u ka komunikuar militantëve mbylljen e protestës së sotme para PD-së, ku u shënuan incidente të dhunshme. Berisha paralajmëroi vijimin e protestës në një formë edhe më të dhunshme.
“Kjo protestë ju faktoi shqiptarëve fytyrën e vërtetë të regjimit të sotëm. U faktoi në mënyrë përfunditmare se Edi Rama mban peng Lul Bravën dhe bashkë me të me mban me dhunë dhe terror selinë e PD-së.
Ky përbën një akt të pashembullt në 30 vite. Sot ne do shpërndahemi. Sepse janë vërsulur si bisha për të mbushur komisariatet.
Do kujdesimi për të plagosurit që janë goditur me carje koke dhe në forma të tjera. Do njoftojmë shumë shpejt betejën tjetër të cilat nuk ndalet kurrë deri në fitore të plotë”, tha Berisha.
“Ju ftoj ta mbyllim këtë protestë këtu për ta vazhduar në mënyrën më absolute me forma edhe më të fuqishme se sa kjo sot”, tha ish-kryeministri./m.j











