Ish-Kryeministri Sali Berisha ka marrë publikisht në mbrojtje Ismail Morinën. Përmes një publikimi në Facebook, Berisha akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka poshtëruar mizorisht Ismail Morinën, duke e akuzuar se do vriste Vuçiç dhe duke i hequr bluzën me shqiponjën gjatë seancës së djeshme.
“Me urdher te Edi Rames, Morines, te cilin ai e akuzoi se do te vriste Kryeministrin e Serbise dhe e lincoi mizorisht per aktin terrorist imagjinar me mediat e qeverise, i hiqet ne sallen e gjyqit bluza e kuqe me shqiponje sikur te ishte kryqi i thyer nazist. Video tregon kete moment te pabesueshem me te cilin Rama mendon se poshteroi Ismail Morinen por ne te vertet ai me kete akt poshtron veten dhe tregon fytyren “europiane” te eterve te tij”, shkruan Berisha.









