Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha është kundër Primit në kodin zgjedhor.
I ftuar në ABC News tha se “Sistemi prim apo mazhoranca me ligj që partisë së parë i jep një numër që mund të qeverisë në mënyrë të qetë, ka një të metë të madhe. Një e treta e zgjedhësve janë me partitë e tjera dhe që t’u vihet viza këtyre nuk më duket normale. Tendenca po shkon te proporcianali”.
Pyetjes së gazetares Milori nëse “Penalizohet Partia Demokratike me ketë kod që kemi ? Berisha iu përgji se Jo. “Ky është një apel që PD të krijojë aleanca të gjera. PD duhet të ridimensionoje rolin e saj”.
Liderët e dy partive te mëdha ne vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk e kane mohuar faktin e miratimit te sistemit prim ne Shqipëri, madje ditët e fundit kjo ide është përforcuar.
Përmirësimet në ligjin elektoral janë rekomanduar nga ODIHR që pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit.