• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha kundër kandidatëve të tij që kërkuan rinumërim: Zgjodhën rrugë pa mbështetje ligjore, anëtarët e KAS zbatuan ligjin

by E S
31/05/2025 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pasi anëtarët e opozitës në KAS bashkuan votat me PS për të rrëzuar kërkesat e kandidatëve të PD për rinumërim të votave preferenciale, edhe Sali Berisha u del kundër.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, Berisha tha se katër kandidatët demokratë ndoqën një rrugë pa mbështetje ligjore.

Pyetjes së gazetares së Report Tv, Danjela Maloku, Berisha iu përgjigj duke thënë se anëtarët e opozitës në KAS zbatuan ligjin. Kreu i PD tha se anëtarët nuk mund të votonin një akt që është hequr me ligj, një ndryshim i kodit zgjedhor në vitin 2019, i ka hequr të drejtën kandidatëve që të paraqesin ankesa dhe këtë mund ta bëjë vetëm subjekti politik.

“Në vitin 2019, një ndryshim i kodit zgjedhor, por e vërteta i mbështetur nga Komisioni i Venecias dhe ODIHR-i, ka hequr të drejtën e kandidatëve që të paraqesin ankesa të kësaj natyre. Nuk ekziston ajo e drejtë nga viti 2019 e këndej për kandidatin. Komisioni i Venecias, ODIHR dhe kodi ynë, këtë të drejtë ua njohin subjekteve politike.

Subjektet politike investohen edhe për kandidatin. Këta kandidatë të nderuar kanë ndjekur një rrugë të këshilluar, nuk mund të them pasi përfaqësuesit tanë ua kanë bërë të qartë edhe interpretimin e thirrjes time, që duhet t’i bëjnë nëpërmjet partisë, por brenda platformës së miratuar nga partia. Në ç’kuptim? Në qoftë se partia ka kërkuar paligjshmërinë e zgjedhjeve, e para kërkesë që shqyrtohet është paligjshmëria. Pas kësaj, partia merr dhe paraqet një nga një kërkesat e kandidatëve.

Disa kandidatë që kanë kërkuar rinumërim i kanë depozituar pranë përfaqësuesve të partisë në KQZ dhe presin momentin e vlerësimit që partia ka për X qark dhe pastaj do paraqiten ankesat e tyre. Edhe për kandidatët e Tiranës, ata u informuan dje përsëri se rruga që kanë ndjekur është një rrugë që nuk ka mbështetje ligjore. Përfaqësuesit tanë në KAS kanë zbatuar ligjin. Ata nuk mund të votonin për një akt që është hequr me ligji”, tha Berisha.

Berisha thotë se ishin PD ishte e gatshme t’i mbështetëse ligjërisht, duke theksuar se ankesat e tyre mund t’i depozitojnë pranë përfaqësuesve të opozitës në KQZ.

“Këta të katërt kanë të drejtë të depozitojnë ankesën tanë pranë përfaqësuesve tanë në KQZ dhe ata do e paraqesin siç dëshirojnë kërkesën pranë KQZ-së. Pra, ka qenë vetëm një keqkuptim nga ana e tyre. Në qoftë se nga unë është thënë dy herë se çdo kandidat që mendon se i duhet transparenca, do mbështetet nga partia, duhet të respektojë këtë platformë që ka përcaktuar partia në përputhje me ligjin elektoral”, tha Berisha.

Deklaratën e Metës se në zgjedhjet vendore, PL do të dal me logo me vete, ai tha se çdo parti ka të drejtë që të bëjë zgjedhjen e vet.

‘Ilir meta është një i burgosur poltikë, pastaj për zgjedhjet të tjera çdo forcë politike bënë zgjedhjen e vet, kjo aleancë që ne bëmë ishte për 11 majin’, tha ai.

PD doli dje 30 maj kundër kandidatëve të saj që kërkuan rinumërim të votave preferenciale dhe ka bashkuar votat me PS në KAS, duke u rrëzuar ankimin. 4 me 1, anëtarët e KAS vendosën sot se katër kandidatët, Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha dhe Ilirjana Kuçana, nuk mund të legjitimohen si palë ankuese për kërkesat për rinumërimin e votave të tyre.

Vetëm përfaqësuesi Ilir Rusmali votoi pro, që kandidatët të kishin të drejtën për të kërkuar rinumërimin e votave të tyre, gjë që mund të ndikonte në rezultatin e renditjes së tyre në listat e hapura. Përfaqësuesit Koli Bele e Elvin Lako nga PS dhe Ledio Braho e Elvis Çefa nga PD ishin kundër, duke argumentuar se sipas Kodit Zgjedhor ankimin mund ta bëjë vetëm subjekti politik dhe jo kandidati.

Next Post

Pse duhet të qëndrojë Berisha në krye të PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Babi vonohej çdo datë 5, mami priste pas dere”, vuajtja e gjatë e familjes nga vesi i errët

“Babi vonohej çdo datë 5, mami priste pas dere”, vuajtja e gjatë e familjes nga vesi i errët

December 21, 2025
Rama: Teatri i ri Kombëtar do të jetë më i bukuri në Ballkan, por si do ta menaxhojmë?

Rama: Teatri i ri Kombëtar do të jetë më i bukuri në Ballkan, por si do ta menaxhojmë?

December 21, 2025
Tragjike në autostradën Beograd-Nish, dy shqiptarë vdesin në aksident

Tragjike në autostradën Beograd-Nish, dy shqiptarë vdesin në aksident

December 21, 2025
“Eh mor Llapa…”, aktori i njohur akuza të forta Lapajt: Ma keqpërdori foton për mitingun e Berishës

“Eh mor Llapa…”, aktori i njohur akuza të forta Lapajt: Ma keqpërdori foton për mitingun e Berishës

December 21, 2025
Ngjarje e rëndë/ Mbytet varka plot me emigrantë, raportohet për të paktën 20 të zhdukur

Rritje e flukseve të emigracionit të parregullt drejt Britanisë! Mbi 1,400 mbërritje në një javë

December 21, 2025
I nxorën fotot e vjetra me Epsteinin, Clinton akuzon Shtëpinë e Bardhë se po e përdor si “kokë turku”

I nxorën fotot e vjetra me Epsteinin, Clinton akuzon Shtëpinë e Bardhë se po e përdor si “kokë turku”

December 21, 2025
Sherr mes disa personave në Kukës, dy plagosur me armë zjarri, në kërkim dy vëllezër

Sherr mes disa personave në Kukës, dy plagosur me armë zjarri, në kërkim dy vëllezër

December 21, 2025
‘Sulmi terrorist në Banjskë s’mund të injorohet’, Kurti: Përparimi i Kosovës, nën hijen e kërcënimit nga Serbia

“Nuk na duhen tanket”, Kurti: “Javelin” mund të shkatërrojë armët serbe

December 21, 2025
Spiropali vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet nga zyrtarët më të lartë të vendit

Spiropali vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet nga zyrtarët më të lartë të vendit

December 21, 2025
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Unë jam Europian!

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In