• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha konfirmon mbajtjen e protestës më 6 dhjetor: Do të jetë paqësore, liderët e BE do të respektohen sipas rregullave shqiptare

by Java News
25/11/2022 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen që t’i bashkohen protestës së 6 dhjetorit, ditën kur në Tiranë vijnë liderët e BE.

Në një konferencë me gazetarët, ish kryeministri përshëndeti qëndrimin e Komisionit Evropian, i cili ka deklaruar se do të vijnë në Shqipëri për të mbështetur demokracinë.

Ai tha se kjo është një goditje për Ramën, i cili sipas Berishës “krijonin përshtypjen se në Tiranë nuk po mblidhen kryeministra dhe presidentë të vendeve të lira, por po mblidheshin diktatorët e gjithë botës dhe kjo mori përgjigje përfundimtare.”

“Sic keni konstatuar protesta e 6 dhjetorit ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm në Shqipëri, diaspore dhe kudo.

Por para se të adresoj thirrjen time kam një falënderim të përzemërt për KE përfaqësinë e tij që me deklaratën e djeshme u dëshmuan shqiptarëve se ata vijnë këtu për mbështetjen e popullit shqiptar, për mbështetjen e demokracisë në Shqipëri dhe natyrisht kanë përzgjedhur Tiranën edhe për qëllimet gjeostrategjike.

Thirrja dhe kërkesa që liritë dhe të drejtat e qytetarëve të respektohen ishte përgjigjja më e shkëlqyer që morën Rama dhe tellallët e tij, të cilët me reagimin e tyre të tmerruar nga protesta të krijonin përshtypjen se në Tiranë nuk po mblidhen kryeministra dhe presidentë të vendeve të lira, por po mblidheshin diktatorët e gjithë botës dhe kjo mori përgjigje përfundimtare”, theksoi Berisha.

Ish-kryeministri garantoi se protesta do te jete qytetare, paqësore dhe liderët e BE do te respektohen sipas rregullave shqiptare.

“Garantoj se PD vendosmërisht përcaktohet për një tubim i cili ka synim më madhor paraqitjen e të vërtetave popullit opozitar në mënyrë civile dhe ka konsideratë të plotë garancinë e sigurisë të miqve që vijnë, respektin dhe rigoroz të rregullave shqiptare.

Ky është qëndrimi ndërkohë që thirrja ime është për cdo shqiptar të dalim atë ditë të protestojmë për të dëshmuar përkushtimin tonë jetik ndaj vlerave evropiane, vlera që në këto 8 vite janë deformuar dhe deri diku zhdukur nga regjimi i Edi Ramës dhe narkoshtetit të tij, cka ka katandisur Shqipërinë që feston 110 vjetorin e pavarësisë, 53 vende me poshtë sesa shteti i ri i pavarur i Kosovës në treguesin e zbatimit të ligjit, por mjerisht nën diktaturën komuniste të Vietnamit”, u shpreh kreu i PD.

/s.f

Next Post
Fitoi pafajësinë në shkallën e parë, riçelet hetimi ndaj anëtares së KPK

Fitoi pafajësinë në shkallën e parë, riçelet hetimi ndaj anëtares së KPK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e tij

April 8, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

April 8, 2026
Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

April 8, 2026
Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

April 8, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC-së: Çfarë do të thotë armëpushimi dyjavor Iran-SHBA, “gjysmë suksesi” me rezultat të pasigurt

April 8, 2026
Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

April 8, 2026
Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

April 8, 2026
Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In