• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha këshillon Saliun: “Mos i kruaj brirët me Bechtel-in!”

by Lorenc Vangjeli
24/07/2022 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Krenar. Sfidues. I pushtetshëm. Gjysëm i përulur në tavolinën e Kuvendit, Sali Berisha nuk kishte qenë kurrë më lart se gishti i tij kërcënues që i drejtonte pakicës socialiste poshtë tij. Në krah të tyre, demokratët e shumicës, që edhe pse nuk kuptonin se për cfarë bëhej fjalë, ishin të ekzaltuar nga tonet triumfaliste të kreut të tyre. “Mos i kruani brirët me Bechtel-in!”, paralajmëronte ish-kryeministri që atëherë kishte për kufi të ambicjeve të tij, vetëm kufirin shtetëror të vendit.
Reflektivë dhe mohues si të gjitha opozitat shqiptare, të projektuar të shihnin vetëm zi aty ku qeveria i betohej të bardhës, socialistët nuk e gjenin dot se cili ishte kumti i fshehtë i atyre fjalëve. Për ta ishte një betejë kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të parave publike, njëlloj sic mendonin edhe burokratët e KLSH-së dhe akuza publike. Të parët që kishin zbuluar se procedurat e tenderimit dhe cmimet e faturuara ishin të gabuara dhe e dyta, që e donte fajtor Lulzim Bashën, atë kohë ministër transporti.

Në një vend si Shqipëria ku ngjarjet janë një dramë e përhershme të cilës i ndryshojnë aktet, por jo aktorët, vijimi i historisë ishte parashkruar si hesap takati më shumë sesa cështje fati. Ish-ministri i Berishës, që Saliu njëherë e bëri pasardhës të vetes në parti dhe pastaj u bë vetë pasardhësi i tij, i akuzuar për procedurën e tenderit të rrugës së Kombit, as nuk mbërriti në gjyq për shkak të procedurave. Herë duke u mbrojtur se ajo ishte punë e Saliut dhe herë duke u mburrur se ishte arkitekt i rrugës, me shumë gjasa as Lulzim Basha nuk e kuptonte se cdo të thoshte të ruante brirët e tij nga e kruajtura e gabuar. Kompania e madhe amerikane që më pas do të ndërtonte edhe segmentin tjetër që lidhte dy gjysmat e kombit shqiptar, shkonte vërtet shumë përtej asaj që mund të mendonin ca pak socialistë naivë e të ndershëm në atë kohë apo edhe burokratët e KLSH-së dhe prokurorët e akuzës publike të së njëjtës kohë.

Paralajmërimi i dikurshëm i Berishës ishte monumental. Një aksiomë aq e vërtetë sa edhe vetë Berisha, pikërisht me kumtin e fshehtë të asaj fraze do të donte të shpjegonte dhe përmbysjen spektakolare që i bëri fati në harkun e pak viteve: nga zeniti i politikës në zallishtet më të humbura të saj. Nga kreu i një partie që dukej se ishte e destinuar të rrinte pafundësisht gjatë në pushtet, në një parti që është totalisht nën pushtetin e pasigurisë së të nesërmes.

Në të gjitha rrethanat, qoftë dhe për koincidencë edhe pse nuk është aspak e tillë, në atë kohë, Shqipëria morri njëra pas tjetrës tre lajme të shkëlqyer: ardhja e presidentit Xhorxh Bush në Tiranë që rikonfirmoi aleancën strategjike të vendit me SHBA-në dhe mbi të gjitha, Pavarësinë e Kosovës dhe garancitë për hyrjen nën ombrellën e NATO-s. Nëse suksesi në polikë, ka ekuivalent në para, paratë e shpenzuara për llogari të Bechtel-it në këmbim të Rrugës së Kombit, janë absolutisht paratë më mirë të shpenzuara ndonjëherë nga vetë shqiptarët. Dhe këtë, është mirë ta kuptojnë edhe ata socialistët e djeshëm naivë, që besonin ndershmërisht se Bechtel-i i kishte dhënë rryshfet Berishës për të fituar të drejtën e ndërtimit të rrugës. Natyrisht, pa llogaritur ndonjë kostum për ish-kryeministrin dhe ndonjë kravatë turke për ish-ministrin e tij nga Enka turke që ishte nënkontraktore.

Pothuaj një dekadë e gjysëm më parë, frazën e ish-kryeministrit të atëhershëm, më pak nga të gjithë e ka kuptuar kryetari i sotëm i PD-së. Me një betejë të hapur prej më shumë se një viti me Departamentin Amerikan të Shtetit pas shpalljes së tij Non Grata, Sali Berisha po vazhdon të kruajë brirët e karrierës së tij 30 vjecare pikërisht aty ku nuk duhet. Njëlloj si Enver Hoxha para tij, ai dhe shpura që e ndjek, i kanë shtuar edhe britanikët armiqësisë me amerikanët. Madje britanikët janë edhe më drastikë ndaj Berishës. Nëse amerikanët sanksionuan “pensionistin” Berisha, ata shpallën Non Grata kryetarin e PD-së Berisha, që është një akt shumë më politik.

Yshtja për të sulmuar anglo-amerikanët me gjuhën komuniste të Hoxhës i bën ata qesharakë në thelb përballë vetes, por një problem real për shoqërinë perëndimore shqiptare. Një problem shumëplanësh. Duke nisur nga më i dukshmi: Përballë salinjve në hall, edhe nën peshën e tre mandateve të njëpasnjëshëm qeverisës, Edi Rama ngjan me një adoleshent të pafajshëm. Përballë njërit si armik i Perëndimit në Tiranë, tjetri ngjan si zgjedhja e vetme nga Tirana për Perëndimin. Njëri me teritalin kinez të Enver Hoxhës, tjetrit ekstavagant me xhinse të grisura dhe atlete; në këto rrethana, shqiptarët kanë pak për të zgjedhur.
Në PD alternativat nuk janë më të mira. Ose të djegin veten për hallin e Doktorit, ose ta lejonë Doktorin që të bëjë betejën e jetës: të mundë egoizmin proverbial të Sali Berishës dhe të tërhiqet së paku nga podiumi.

I mposhtur, i sfiduar, i zhveshur nga pushteti real, Sali Berisha, kryetar i PD-së së sotme, duhet të dëgjojë këshillën e ish-kryeministrit të fundit të PD-së se djeshme: Mos i kruaj brirët…! Sepse si në lojën e famshme italiane të fatit, Gratta e Vinci, e kruara e gabuar, garanton vetëm humbje pa dinjitet. Dhe në këtë botë që nuk udhëhiqet gjithmonë me domosdo nga e mira, vetëm e liga nuk ka kurrë fund!

Next Post
‘Dashuri vrastare’/ 36-vjeçari përndiqte ish-partneren në Kamëz, e reja: Më kërcënonte se s’do më linte kurrë të qetë

'Dashuri vrastare'/ 36-vjeçari përndiqte ish-partneren në Kamëz, e reja: Më kërcënonte se s'do më linte kurrë të qetë

Comments 2

  1. L.Xh. says:
    3 years ago

    Analizë e thellë, e shigjetuar saktesisht për të dy kahjet e politikës tonë trazovaçe, kryeneçe, idhnake, sanguine dhe me tendenca perversiteti politik të inicuara nga komunisti i devotshëm, Sali Berisha, pasardhes i denjë i shokut Enver Hoxha, duke trumbetuar denjesisht RREZIKUN ANGLO AMERIKAN PËRVSHQIPËRINË.
    Një ironi dhe sarkazmë e thellë, shkruajtur mjeshterisht nga pena e ekselentit të gazetarisë tonë, Lorenc Vangjeli.
    Konsideratë.

    L.Xh.

    Reply
  2. L.Xh. says:
    3 years ago

    Analizë e thellë, e shigjetuar saktesisht për të dy kahjet e politikës tonë trazovaçe, kryeneçe, idhnake, sanguine dhe me tendenca perversiteti politik të inicuara nga komunisti i devotshëm, Sali Berisha, pasardhes i denjë i shokut Enver Hoxha, duke trumbetuar denjesisht RREZIKUN ANGLO AMERIKAN PËR SHQIPËRINË.
    Një ironi dhe sarkazmë e thellë, shkruajtur mjeshterisht nga pena e ekselentit të gazetarisë tonë, Lorenc Vangjeli.
    Konsideratë.

    L.Xh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk heqim dorë”/Berisha paralajmëron protestën e radhës kombëtare, njofton datën

“Nuk heqim dorë”/Berisha paralajmëron protestën e radhës kombëtare, njofton datën

January 6, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Berisha nuk ka siguri votash brenda PD

January 6, 2026
Autoritetet greke paralajmërojnë për shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të forta: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Autoritetet greke paralajmërojnë për shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të forta: Shmangni lëvizjet e panevojshme

January 6, 2026
Ukraina kërkon garanci sigurie, 35 vende mblidhen sot në Paris për paqen

Ukraina kërkon garanci sigurie, 35 vende mblidhen sot në Paris për paqen

January 6, 2026
VIDEO / Shiu përmbyt rrugën në Durrës, qytetari gjen zgjidhjen e pazakontë

VIDEO / Shiu përmbyt rrugën në Durrës, qytetari gjen zgjidhjen e pazakontë

January 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Janar 2026

January 6, 2026
Hapet sot Lotaria Amerikane / Çfarë duhet të dini për aplikimin këtë vit

Lotaria amerikane në pauzë! Ja çfarë ndodh me intervistat dhe aplikimet në proces

January 6, 2026
Dëbora paralizon trafikun ajror, hekurudhor dhe rrugor në Amsterdam dhe Paris

Dëbora paralizon trafikun ajror, hekurudhor dhe rrugor në Amsterdam dhe Paris

January 6, 2026
Trump publikon listën: 41.3% e familjeve shqiptare në SHBA me ndihmë sociale

Strategjia e re e Trump: Marrëveshje direkte me Groenlandën, duke anashkaluar Danimarkën

January 6, 2026
Çështja “Balluku”, PD këmbëngul të mblidhet Këshilli i Imunitetit: Nuk ka më asnjë alibi

Çështja “Balluku”, PD këmbëngul të mblidhet Këshilli i Imunitetit: Nuk ka më asnjë alibi

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In