• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha kërkon t’i kënaqë të tijtë me lugë bosh”, Mërtiri: Opozita e pafuqishme për të bërë protesta

by A R
09/12/2025 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Ergys Mërtiri tha se opozita është e pafuqishme për të bërë protesta dhe e pafuqishme për të shfaqur mbështetje mbarëpopullore.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Mërtiri deklaroi se Berisha kërkon t’i kënaqë të tijtë me lugë të vogla bosh, të cilat sipas analistit nuk prodhojnë realisht aksionin opozitar, por thjesht mbajnë të ingranuar një pjesë militantësh.

Ai shtoi se Partia Demokratike nuk ka asnjë problem të madh se kush do jetë Avokati i Popullit, por siç shtoi Mërtiri, opozita nuk është e qartë.

INTERVISTA E PLOTË:

Çfarë ka sipas teje pas këtij debati, përse Partia Demokratike u tërhoq nga mbështetja që kishte dhënë për një numër kandidatësh?

Mërtiri: Partia Demokratike nuk lë rast pa reflektuar krizën ku ndodhet. Dhe në këtë rast duket sikur Partia Demokratike nuk është se ka ndonjë problem të madh se kush do jetë Avokati i Popullit nesër, sepse as pozicioni nuk luan një rol të rëndësishëm. Por as vetë Partia Demokratike nuk është e qartë, sepse vetë ajo i ka propozuar ata emra dhe tashmë tërhiqet nga emrat që ka propozuar vetë. Kështu që kjo nuk bën sens, të akuzosh palën tjetër se po zgjedh dikë nga ata që ti i ke propozuar. Ajo çfarë unë mendoj se ekziston në kampin e Partisë Demokratike është fakti që ajo kërkon të mos ose të mbajë “me gajret” ata emra që ka propozuar vetë, duke u frikësuar nga mërzitja dhe kundërvënia e tyre ndaj Partisë Demokratike. Unë kështu e lexoj dhe nuk shoh asnjë arsye tjetër.

Partia Demokratike ka zhvilluar në katër javë katër ‘foltore’ përpara selisë së Kryeministrisë. Çfarë ndikimi apo rezultati po sjellin në aksionin e përgjithshëm opozitar këto foltore?

Mërtiri: Përveç faktit që Partia Demokratike me këtë ekspozon pafuqinë e vet për të bërë protesta dhe pafuqinë e vet për të shfaqur mbështetje mbarëpopullore siç ajo pretendon se e ka, asgjë tjetër pozitive nuk ka për kampin opozitar. Këto janë thjesht mekanizma për të gënjyer militantët, të cilët presin nga opozita aksion opozitar të fortë dhe protesta të mëdha. Në mungesë të mundësisë për të realizuar protestat e mëdha, Berisha kërkon t’i kënaqë të tijtë me lugë të vogla bosh, të cilat nuk prodhojnë realisht aksionin opozitar, por thjesht mbajnë të ingranuar një pjesë militantësh. Nga ana tjetër, kjo pengon zërat kritikë, të cilët shtyjnë përpara një proces racionalizimi që duhet të kalojë Partia Demokratike për të bërë llogaritë e gjendjes ku ndodhet.

Ka dy qëndrime së fundi ndërkombëtare, në rrafshin ndërkombëtar për Shqipërinë. Nga njëra anë është qëndrimi zyrtar i përsëritur i eksponentëve të Bashkimit Europian se Shqipëria po bën përparim me shpejtësi drejt anëtarësimit. Nga ana tjetër është një numër rezolutash të forcave të djathta, sigurisht të mbështetura apo të nxitura nga Partia Demokratike në Tiranë. Si shpjegohen ose si qëndrojnë këto dy zhvillime që mbërrijnë në Shqipëri gjithsesi nga ai që quhet faktori ndërkombëtar?

 Mërtiri: Po, rezolutat kryesisht janë aksione, ose akte, të cilat janë lobuar midis partive të djathta, midis partnerësh të cilët marrin pjesë në organizata të përbashkëta. Ato nuk përcaktojnë politikat shtetërore të vendeve ku këto parti ushtrojnë aktivitetin. Kështu që, nga ky kuptim, sigurisht që ka një lloj lehtësie në miratimin e këtyre rezolutave. Por këto nuk kanë fuqinë që të shndërrohen në politika të shteteve, aq më tepër të BE-së apo të faktorit ndërkombëtar në tërësi. Kështu që këto thjesht përdoren për politikën e vogël të vendeve pjesëmarrëse në këto organizata, por nuk ndryshon asgjë në peizazhin e përgjithshëm të faktorit ndërkombëtar.

Next Post
Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të prindërve tanë e kanë marrë një grusht njerëzish

Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të prindërve tanë e kanë marrë një grusht njerëzish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

March 27, 2026
“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

March 27, 2026
G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

March 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

March 27, 2026
“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

March 27, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

March 27, 2026
Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

March 27, 2026
Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In