• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha kërkon të ‘nusërojë’ për herë të tretë, po si i ‘virgjër’ pse bën?!

by Jakin Marena
06/07/2022 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jakin Marena

Sali Berisha po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të treguar dhe bindur publikun se është ai që e ka në zotërim PD-në dhe opozitën shqiptare.

Madje për ta konsoliduar këtë bindje ai po i dërgon sinjale dhe aleatit të tij Ilir Meta, se pse nuk duhet të shpresojë për të marrë kreun e opozitës sikurse kishte deklaruar pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, teksa ishte i bindur se Edi Rama do të fitonte lehtësisht përballë opozitës së drejtuar nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Tashmë është bërë“sport” i preferuar tek opozita, PD dhe LSI, që për të gjitha dështimet përballë Ramës në këto 9 vite opozitarizëm e ballafaqimesh elektorale, faji është i Bashës i cili ka treguar se nuk ka nerva të çojë një punë në fund, dhe Kryemadhit që i besoi ish kreut të PD verbërisht në të gjitha aksionet politike.

Basha bëhet fajtor për pafuqinë politike për të përballuar Ramën, shpallet fajtor dhe për ngritjen e çadrës përballë kryeministrisë, në të cilën për hir të së vërtetës e kishte futur Sali Berisha, kreu real i PD dhe Ilir Meta, i cili pavarësisht se ishte kryetar i Kuvendit dhe zyrtarisht në aleancë me Ramën, i premtonte opozitës mbështetje dhe besnikëri deri në rrëzimin e qeverisë PS-LSI.

E vërteta e kulluar është se Bashën në çadër e futën Berisha dhe Meta, të frikësuar nga ngritja e drejtësisë së re dhe organeve të vettingut, që do ta pastronte këtë drejtësi nga të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e kapur nga kjo dyshe “dinozaurësh” që ka mbërthyer politikën përmbi 30 vite.

Basha fajsohet për marrëveshjen e majit 2017, e bashkëqeverisjen me Ramën përmes ministrave teknikë, që për hir të së vërtetës nuk u bë pa ‘bekimin’ e Berishës. Madje e vlerësoi atë si fitore.

Imagjinoni të kishte qënë Berisha kundër kësaj marrëveshjeje të Bashës me Ramën për ndarjen e qeverisë përgjysmë e marrjen e të gjitha institucioneve që bëjnë lekë, çfarë do të kishte ndodhur. Po përmendim vetëm njërën: Do të kishim parë hyrjen pa u ndalur fare nga Garda e Republikës, në selinë e Parlamentit të Agron Kuliçit, Sali Lushës dhe të “fortëve” të tjerë që Berisha mban pas, të cilët do të nxirrnin për “leckash” Lulzim Bashën jashtë kryesisë së Kuvendit ku ishte “ngujuar” me Ramën. Le që marrëveshje nuk do të nënshkruante por do t’i kishin ‘prerë’ biletën vetëm “vajtje” për Holandë dhe nuk do të dëgjonim më për ish kreun e PD si politikan.

Duke qënë se nuk ndodhi një gjë e tillë, është një tregues i qartë se Berisha ishte më shumë se dakord me marrëveshjen e majit 2017. Ku PD ra në kuotat më të ulta politike në ballafaqimin elektoral të një muaji më vonë, Rama fitoi i vetëm zgjedhjet, atëherë faji i mbetet të dobëtit, pra Bashës. Mbante Basha faje pafund dhe duke qeshur madje, vetëm ta ndihmonin të rizgjidhej pas humbjes në krye të PD, ndihmë që e mori “me pash” nga Berisha.

Dogji mandatet PD dhe LSI, faji i mbeti po Bashës dhe Kryemadhit. Pavarësisht se Berisha e kishte deklaruar publikisht katër muaj përpara në derën e Parlamentit, se “mënyra e vetme që ka mbetur kundër kësaj qeverie që po përdor opozitën si fasadë, është djegia e mandateve”.

Dhe Ilir Meta, tjetër çfarë thotë sot se nuk ka qënë dakord, ishte plotësisht në të njejtën linjë me Berishën për djegien e mandateve të deputetëve të opozitës. Madje i kishte siguruar të gjithë ata që ishin kundër, se “Rama nuk mban presion, një kolpo do dhe tërhiqet apo rrëzohet, pa asnjë mundësi rikuperimi”.

Pasi dështoi gjithë presioni ndaj qeverisë, që nga protestat e dhunshme e deri tek përplasja me policinë, si dhe pasi u bojkotuan dhe zgjedhjet për pushtetin vendor, gjithë faji i mbeti sërish Bashës dhe Kryemadhit. Pavarësisht se urdhëruesit e vërtetë të këtyre lëvizjeve të gabuara ishin Berisha dhe Meta që tashmë po shfaqen si shpëtimtarë të opozitës.

Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit 2021, përpos aftësisë së Ramës dhe PS për të përkthyer në vota përballimin e tërmetit tragjik dhe të pandemisë, apo rishpikjes së vetëvetes, ishte dhe pasojë e të gjitha lëvizjeve të gabuara të opozitës e cila kishte lidership të dubluar që vepronte në dualitet të plotë, duke mos prodhuar vota dhe trembur elektoratin gri.

Shpallja e Berishës nga SHBA “non grata” familjarisht për korrupsion të theksuar, minim të demokracisë dhe shantazhim të drejtësisë, si dhe përjashtimi i tij nga grupi parlamentar me vendim personal nga Basha, ishte pika e ujit që e derdhi tërë gotën që ziente në PD e opozitë, e cila nisi mandatin e tretë jashtë pushtetit.

Historia tashmë dihet, Berisha përdori të gjitha mënyrat e mjetet për dëbimin e Bashës dhe tashmë mund të themi se zotëron shumicën e PD, ndërsa pret në opozitë dhe Ilir Metën që më 24 korrik mbyll mandatin presidencial, për të marrë drejtimin e LSI vetëm një ose dy ditë më pas.

Berisha ka vendosur të bëjë një “provë force” për t’i treguar opozitës se është ai drejtuesi real dhe për të konsoliduar vetën në krye të PD, por me mendjen e tij dhe për t’i dërguar sinjal SHBA se nuk është një zë në shkretëtirë që mund të injorohet kaq rëndë, pasi ka në dorë alternativën e parë të pushtetit. Por dhe Metës i dërgon sinjal, disa ditë para se të largohet nga Presidenca se është Sali Berisha “violinë e parë” e opozitës. I bën dhe një presion gjyqësorit që ka në dorë ankimimin e Alibeajt për vulën e partisë.

Dhe Berisha nuk po lodhet në përpjekjet për të treguar se dëshiron të “nusërojë” për herë të tretë, të paktën në PD. Pasi ka qënë kryetar dhe e “dorëzoi” detyrën pasi hyri në Presidencë më 1992 por e mbajti sërish me kohë të plotë udhëheqjen e demokratëve, që përbën dhe “nusërimin” e parë të tij. Ra nga pushteti në vitin 1997, dhe u rikthye në krye të PD, ku pas 8 vitesh “nusëroi” për herë të dytë po në PD dhe në qeverisjen e vendit, për tetë vite me radhë, në krye të qeverisë shqiptare.

Iku më 2013 pas humbjes turpëruese përballë Ramës, dha dorëheqjen si kryetar i PD dhe qëndroi në prapaskenë ku luante fijet e drejtimit të partisë për 9 vite me radhë, derisa Basha e përjashtoi nga grupi dhe PD pas shpalljes “non grata” nga SHBA. “Gabim” fatal i tij, i detyruar nga SHBA sikurse e artikuloi në fillim justifikimin apo deshi të hyjë në histori si njeriu i parë që kishte përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar dhe PD, hajde e merre vesh. Veç Basha e di!

Ajo që mund të themi është se tani Berisha po përpiqet t’u mbushë mendjen demokratëve sidomos, por dhe shqiptarëve se është gati të “nusërojë” për herë të tretë. Kur “nusëron” për herë të dytë fillon dhe të del “turpi” dhe pretendon të bësh “nusen” dhe për herë të tretë dhe sa herë që të të jepet rasti. Pra në vijimësi. Pavarësisht moshës, takatit dhe mbështetjes që mund të ketë nga qytetarët shqiptarë. Dëshira mbetet.

Dhe nuk jemi kundër as ne që një politikan, qoftë dhe në limitin e fundit të tij të jetës së tij biologjike të ketë dëshirë të “martohet” me pushtetin. Përderisa përvoja njerëzore nuk e përjashton një gjë të tillë, pse të mos e dëshirojë madje dhe të pretendojë dhe Sali Berisha një gjë të tillë. Të paktën të jetojë me këtë dëshirë deri në fund të jetës!

Atëherë gjithkush mund të pyesë: Po ku është problemi këtu?

Ajo që mund të themi në mënyrën më të thjeshtë të mundshme është fakti, se përse Sali Berisha po tenton të na mbushë mendjen se është politikisht i “virgjër”. Duke u shfaqur si një politikan i cili nuk ka qënë kurrë në pushtet, pavarësisht se në 31 vitet e dominimit të politikës shqiptare, 13 vite ishte në krye të drejtimit të vendit, ku ka realizuar rekordet më negative në dëm të shtetit shqiptar, qytetarëve shqiptarë por dhe demokratëve.

Shkatërroi shtetin nga themelet më 1997, u mori nga xhepat shqiptarëve 1.2 miliardë dollarë kursime përmes firmave mashtruese piramidale të ngritura me bekimin e tij, si “dallëndyshet e para të biznesit shqiptar”, futi në burg kryetarin e opozitës e dhunoi opozitarizmin në Shqipëri. Bashkë me mediat kuptohet, duke u renditur në 10 armiqtë më të mëdhenj të shtypit në botë.

Berisha përjashtoi vit pas viti të gjithë themeluesit dhe drejtuesit e PD, një pjesë e të cilëve janë zhdukur nga jeta në mënyrë misterioze, bëri një grusht shteti sa ishte në opozitë pas vrasjes së liderit të dhjetorit Azem Hajdari, i dha sa mundi dorë Beogradit për të masakruar shqiptarët këtej dhe andej kufirit në Kosovë, vodhi Rrugën e Kombit në qeverisjen e dytë, bëri tragjedinë e “Gërdecit” bashkë me familjen e tij duke shkaktuar 26 viktima dhe mbi 300 të plagosur, i fali “detin” Greqisë, shkatërroi drejtësinë e ngriti korrupsionin në sistem, aq sa SHBA dha verdiktin: E shpalli “non grata” për korrupsion të nivelit të lartë dhe shkatërrim të drejtësisë. Nuk po i përmendim bëmat e tjera, i dinë të gjithë.

Pra ajo që  mund të themi është se pavarësisht dëshirës për të “nusëruar” për herë të tretë, nuk ia mohon askush këtë dëshirë paçka se nuk gjen mbështetje përpos militantëve të tij në këtë nismë, të paktën të mos na fyejë inteligjencën: Të mos pretendojë të na shfaqet si i “virgjër” politikisht. Këtu nuk mendojmë s e beson njeri, as mosha e tretë, as e dyta dhe as e para. Të rrijë te dëshira!

Dhe me 7 korrik Berisha do dalë në pisk të vapës për të treguar “muskujt”, më shumë me njerëzit e shtëpisë së tij politike, PD. Të shohim sa e mbështesin kauzën e tij! Mesazhin e dimë.

Next Post
Lufta me Rusinë, Kina premton 791 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën

Si gënjen Shoqata e Hidrokarbureve duke u fshehur pas Bordit të Transparencës

Comments 1

  1. Proshi says:
    3 years ago

    Bukur. I ke thënë të gjitha, megjithëse të përsëritura e të përsëritura ndër vitesh. Mirëpo ky është Berisha.
    “Qëllimi justifikon mjetin.”
    Kjo është. Këtu rreh Çekani!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pritet nga mbështetës e demokratë/ Ervin Salianji nis takimin në Gjirokastër (VIDEO)

Pritet nga mbështetës e demokratë/ Ervin Salianji nis takimin në Gjirokastër (VIDEO)

December 11, 2025
Debate në Kuvend: “Nga viti 2026, bonusi i pensioneve pjesëtohet”/ Balla-Muçit: Mos je dhe ti nga këta të Lulit? Ku e ke bërë matematikën

Debate në Kuvend: “Nga viti 2026, bonusi i pensioneve pjesëtohet”/ Balla-Muçit: Mos je dhe ti nga këta të Lulit? Ku e ke bërë matematikën

December 11, 2025
“Zbarkon” në Vlorë FNSH-ja, kontrolle të befasishme në banesa dhe akse rrugore

“Zbarkon” në Vlorë FNSH-ja, kontrolle të befasishme në banesa dhe akse rrugore

December 11, 2025
VIDEO-E çuditshme në futbollin europian/ Tifozët i vënë flakën stadiumit pasi ekipi ra nga kategoria

VIDEO-E çuditshme në futbollin europian/ Tifozët i vënë flakën stadiumit pasi ekipi ra nga kategoria

December 11, 2025
Aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër Ramës dhe buxhetit 2026: “Taksoni dhjamin, jo djersën”

Aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër Ramës dhe buxhetit 2026: “Taksoni dhjamin, jo djersën”

December 11, 2025
Zbulohet data, kur do të nisë gjyqi për shpërthimin në Ibër-Lepenc

Zbulohet data, kur do të nisë gjyqi për shpërthimin në Ibër-Lepenc

December 11, 2025
Ndërpritet seanca, debati PS-PD për raportimin e krerëve të drejtësisë, Balla “kërcënon” se do kalohet në votim

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Balla uron Brahon: Shpresojmë që punët e mira të nisura nga Dumani të vazhdojnë

December 11, 2025
Sekuestrohet arsenal armësh, publikohen emrat e të dyshuarve si vrasës me pagesë

Sekuestrohet arsenal armësh, publikohen emrat e të dyshuarve si vrasës me pagesë

December 11, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

December 11, 2025
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

“SPAK nën drejtimin e Dumanit dha rezultate konkrete”/ Begaj uron Brahon: Suksese në këtë mision të rëndësishëm për vendin

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In