• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha kërkon imunitet politik!”/ Alibeaj: Hallin e tij personal e hodhi në kurrizin e demokratëve!

by Java News
13/04/2023 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkeljed Alibeaj, i ftuar në emisionin “Frontline” në News24 me gazetaren Marsela Karapanço, ka folur mes të tjerash në lidhje me proceset gjyqësore të grupimeve brenda PD.

Alibeaj u shpreh se ka zgjedhur të qëndroje neutral e të mos ushtrojë presionin e tij ndaj gjyqësorit, duke shtuar se ky duhet të jetë një hap që duhet ta marrin të gjithë në politikë, duke lënë drejtësinë të lirë nga ndikimi i politikës.

Sa i përket vendimit të marrë në lidhje me mënyrën e garimit në zgjedhjet lokale të 14 majit, ai tha se ishte një vendim i marrë në një situatë anormale.

Më tej Alibeaj u ndal edhe tek ndarjet brenda PD dhe “non gratat” e ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e akuzoi se për të marrë një imunitet politik, shfrytëzoi dëshpërimin e demokratëve për t’i çuar në një formacion të majtë, referuar bashkimit në koalicion me Partinë e Lirisë.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Alibeaj: Rrugët gjyqësore duhet të eksplorohen nga ato që besojnë se ka shkelje, edhe unë këtë bëra.

Asnjëherë nuk km bërë dalje publike, nuk kam dashur të ndërhyj në punën e gjykatës. besoj se është një shembull i mirë për të sjellë shtetin në normalitet, që kufijtë e politikës duhet të limitohen, ndryshe drejtësia do të jetë nën tutelën e politikës. Dikush duhet të bëjë një hap pas.

Pas sagës së gjykatës nisi ajo në KQZ që ishte tej çdo skrupulli njerëzor e institucional, komisioneri nisi të rihapë çështjen e cila përfundoi në ditën e fundit të afatit.

Fakti që sot nuk jemi në kushtet qoftë edhe për strehimin në atë zyrë që na takon, por në mënyrë amorale është zaptuar.

Edhe financimet nuk janë efektive.

Unë dhe kolegët jemi në një mision, në politikë duhet të ndjehesh misionar, duhet ë kesh dozën e vlerave morale për të ndryshuar jetën e qytetarëve të vendit tënd.

32 vite zvarritemi në një tranzicion pa fund.

Mjafton të shihni sa e pandjeshme është politika ndaj individit dhe lëngatës së shoqërisë shqiptare.

Qytetarët ikin të lebetitur nga ky vend, nga zhvatja që u bëhet çdo ditë nga jo politikë  që ka vendosur një tis hipokrizie për tu zvarritur drejt pushtetit.

Pse nuk u gjet dakordësia për 61 kandidatë apo vetëm këshilltarë bashkiakë edhe brenda grupit?

Alibeaj: Shenjë e lirisë së opinionit. Situata është e turbullt, edhe kolegët e ndjen peshën e përgjegjësisë. të gjithë kolegët, ata që kishin qëndrimin që PD duhet të jetë e vlerave dhe e drejtuar nga euro-atlantizmi, kanë ndjerë peshën e përgjegjësisë dhe kanë dhënë zgjidhjet e tyre për një situatë të tillë anormaliteti.

Do isha i kënaqur nëse do ishim prezantuar në 61 bashkitë më kandidatë.

I keni hapur krahun Berishës me mos kandidimin në 61 bashki?

Alibeaj: Interesi kryesor është të bëjmë shërbimin maksimal ndaj  demokratëve. Nuk është halli i tyre ajo që i ka ndodhur është i tiji personale. Hallin e tij personal e hodhi në kurrizin e demokratëve.

Shkaku i gjithçkaje ka qenë vetëm i një njeriu që donte të zhbënte ADN e partisë. Të shohësh sot zgjedhjen që ka bërë që për shkak të imunitetit politik që kërkon të marrë duke shpërdoruar edhe dëshpërimin e njerëzve, e ti çosh në një formacion tjetër të majtë si PL, e duke u shkëputur nga vlerat e PD, është një gabim i madh edhe ideologjik. Zgjidhja e vetme, është qëndrimi fort tek e drejta e vërteta dhe PD. E di që kjo ka kosto./m.j

Next Post
Vlora lëkundet nga tërmeti

Tërmetet e fundit në Shqipëri, reagojnë sizmologët dhe dalin me thirrjen ndaj qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

April 8, 2026
Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

April 8, 2026
Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

April 8, 2026
Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

April 8, 2026
“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

April 8, 2026
Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

April 8, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

April 8, 2026
“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

April 8, 2026
GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

April 8, 2026
Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In