• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha kërcënon biznesmenët: Jeni të korruptuar! Tërhiquni nga bordet, ose do përballeni me ligjin!

by A R
13/05/2022 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Kryeministri Sali Berisha u kërkon biznesmenëve që janë pjesë e bordeve të çmimeve të ngritura nga qeveria për krizën globale, që të tërhiqen.

Në një konferencë shtypi me gazetarët, Berisha iu drejtua atyre se prania në këto borde është e jashtëligjshme dhe për të mbajtur çmimet nën kontroll duhet vetëm indeksimi i tyre.

Berisha i cilësoi ata si të korruptuar nga Kryeministri Edi Rama dhe paralajmëron se do të përballen me ligjin.

“Thirrje për të gjithë anëtarët e bordeve, largohuni nga bordet. Braktisni bordet sepse po merrni një rol të shëmtuar të mbrojtjes së një qeveria që vetëm vjedh. Unë ju garantoj ju se qëndrimi juaj në këto borde do t’u skalisë me të zeza në memorien e këtij vendi dhe këtij kombi. Çfarë biznesmenësh jeni ju që pranoni në kundërshtim me të gjitha rregullat e tregut në interes të një qeverie dhe një njeriu që vjedh nga mëngjesi në darkë t’u caktoni shqiptarëve çmimet ju? Nga buron kjo fuqi? Kush ja u dha juve këtë? Këto janë praktika staliniste anti-treg, anti-kushtetuese.

Ndaj dhe me praninë tuaj në borde, ju mund të fitoni lehtësira dhe të merrni dhe zarfe por turpëroni veten tuaj dhe bëheni absolutisht nesër përgjegjës para ligjit për këtë veprimtari që kryeni. Çmimet po rriten në mënyrë galopante, bordet po përligjin qëndrimin e papërgjegjshëm të qeverisë ndaj rritjes së tyre. Ka vetëm një qëndrim kur rriten çmimet, indeksimi.

Zonja dhe zotërinj që rrini në bordet e përzgjedhura nga Edi Rama, nuk jeni ju indeksimi. Ju shkelmoni mbi qindra mijëra qytetarë që vuajnë nga kjo praktikë anti-demokratike, anti-kushtetuese, anti-treg. Prandaj tërhiquni! Gabuat. Ligji do të jetë ligj. Ju garantoj se sot Edi Rama ju ka korruptuar juve, por përgjegjësia është shumë më e madhe se kaq për ju. Ndaj dhe u kërkoj në emër të PD të largohen menjëherë nga bordet”, deklaroi Sali Berisha.

/a.r

Next Post
PD drejt shpalljes ‘non grata’, të gjitha paralajmërimet amerikane nëse Berisha merr partinë dhe një iluzion i ‘Foltores’ për ndryshim qëndrimi pas ikjes së Kim

“Asnjë vendim “non grata” s'është ndryshuar”/ Berisha tjetër sulm ndaj Yuri Kim: Fushatë elektorale kundër meje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot

January 19, 2026
Flet për prindërit, Linda Rama: Kur ndihem e lënduar nga padrejtësitë, imazhi i parë që më vjen është ai i nënës, mbrojtjen e gjej te babai

Flet për prindërit, Linda Rama: Kur ndihem e lënduar nga padrejtësitë, imazhi i parë që më vjen është ai i nënës, mbrojtjen e gjej te babai

January 19, 2026
Përshkallëzohet presioni nga Trump për Groenlandën: Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen

Përshkallëzohet presioni nga Trump për Groenlandën: Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen

January 19, 2026
Fitoi Shqipëria nga ftesa e Trump?

Fitoi Shqipëria nga ftesa e Trump?

January 19, 2026
Ish-drejtori i burgut u la në qeli/ Avokati i Cërlojt: Do të ankimojmë vendimin.. Ja arsyeja

Ish-drejtori i burgut u la në qeli/ Avokati i Cërlojt: Do të ankimojmë vendimin.. Ja arsyeja

January 19, 2026
Mashtrimi përmes call-centrave/ Akuza e Berishës: Operacioni u dekonspirua..Veprimtari kriminale nën mbikëqyrjen e narko-policisë

Mashtrimi përmes call-centrave/ Akuza e Berishës: Operacioni u dekonspirua..Veprimtari kriminale nën mbikëqyrjen e narko-policisë

January 19, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Letrës së Trump për Ramën i dha vlerë narrativa idiote e PD-së

January 19, 2026
Sherri nisi në ‘IG’, si u dhunua barbarisht 21-vjeçari në Tiranë, autorët i shkuan në shtëpi dhe e goditën me sende të forta

E rëndë, 16 vjeçarja humb jetën në spitalin e Shkodrës, dyshohet për..

January 19, 2026
Dosja “Partizani”, kreu i PD Sali Berisha paraqitet sot në GJKKO për..

Dosja “Partizani”, kreu i PD Sali Berisha paraqitet sot në GJKKO për..

January 19, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata lë në qeli ish-drejtorin e Burgut të Durrësit. Ja masa e sigurisë për mjeken

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata lë në qeli ish-drejtorin e Burgut të Durrësit. Ja masa e sigurisë për mjeken

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In