• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha kërcënon Apelin/ Deputeti i “Rithemelimit”: Trazira sociale nëse gjykata njeh Alibeajn si kryetar të PD

by Java News
20/12/2022 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas shtyrjeve të njëpasnjëshme, Gjykata e Apelit më në fund mbajti sot seancën që hap siparin e ankimimeve të palëve në Partinë Demokratike, që në finale do të vendosë se kush ka legjitimitetin për ta drejtuar atë. Çështja e parë është ajo nga pala Alibeaj që kërkon regjistrimin e Statutit të Kuvendit të 18 dhjetorit bashkë me ndryshimet e statutit në Kuvendin e 17 korrikut 2021.

Për këtë çështje u diskutua mbrëmjen e së martës në Debat nga Alba Alishani ku i ftuar ishte Edmond Spaho, sekretar për Integrimin Europian dhe deputet i PD-së.

Spaho u shpreh se nuk është optimist që kjo çështje do të zgjidhet shpejt, pasi sipas tij, është në interesin e mazhorancës ta mbajë të hapur.

“Çuarja e çështjes në Apel është një farsë pasi grupi i Alibeajt nuk ka qenë palë në shkallën e parë dhe për rrjedhojë nuk ka se për çfarë të ankohej. Por sistemi gjyqësor është i influencuar nga politika dhe ndërhyrjet bënë që të pranohej aplikimi dhe të zgjatej kaq shumë kohë, një çështje kaq e vogël. Është interesi i mazhorancës për të mbajtur këtë konflikt të hapur, për përfitimi të tij dhe zgjedhjet e ardhshme të 14 majit. Nuk jam optimist që kjo çështje do të zgjidhet, pasi kleçka juridike mund të gjenden pafund për ta zgjatur këtë çështje”, deklaroi Edmond Spaho.

Më tej, ai paralajmëroi trazira sociale nëse vendimi i gjykatës do të jetë në favor të grupit të Alibeajt.

“Sot nuk ka njeri që ka dyshim se PD është grupi i Rithemelimit të Berishës. 95% e anëtarësisë së dikurshme është në grupin e Rithemelimit. Megjithatë, mos u habisni që nën presionin politik, të merret çdo lloj vendimi. Për këtë nuk e vë dorën në zjarr. Në të kundërt, do të jetë një lojë me shumë përgjegjësi, në radhë të parë e Edi Ramës dhe pastaj edhe e gjykatës pasi nuk ka për të kaluar kaq thjesht, madje, mund të jetë shkak për trazira sociale. Po flitet për simbolet e një partie politike dhe për të asgjësuar totalisht opozitën. Më pas, Rama të sundojë si një sulltan i vetëm këtu”, tha ai./m.j

Next Post
“Shkollat për ibret, nga jashtë me bojë pink, brenda pa të mbathura”/ Deputeti i Lushnjës: Studentët s’kanë lekë as për një sufllaqe

Përçarja në PD/ Korreshi: Berisha dhe Alibeaj nuk pyesin për bashkim, duhet të dalim me një kandidat në zgjedhjet lokale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

January 13, 2026
Arratisja e të burgosurit të rrezikshëm, shoqërohen policët që po e mbikëqyrnin në spital

Arratisja e të burgosurit të rrezikshëm, shoqërohen policët që po e mbikëqyrnin në spital

January 13, 2026
Hidhet shorti, derbi i kryeqytetit në Kupë. Zbulohen duelet

Hidhet shorti, derbi i kryeqytetit në Kupë. Zbulohen duelet

January 13, 2026
Dosja “Buka” përplas SPAK me mbrojtjen e Ahmetajt, debate të forta në sallë

Dosja “Buka” përplas SPAK me mbrojtjen e Ahmetajt, debate të forta në sallë

January 13, 2026
“Të gatshëm për luftë”, Ministri i Jashtëm iranian: Elementë terroristë kanë infiltruar turmat e protestuesve

“Të gatshëm për luftë”, Ministri i Jashtëm iranian: Elementë terroristë kanë infiltruar turmat e protestuesve

January 13, 2026
E dënuar për përvetësim fondesh, jeta politike e Marine Le Pen varet nga vendimi i gjykatës

E dënuar për përvetësim fondesh, jeta politike e Marine Le Pen varet nga vendimi i gjykatës

January 13, 2026
Të bllokuar prej orësh në zonën e përmbytur, ngrihet droni për lokalizimin e dy barinjve në Fier

Të bllokuar prej orësh në zonën e përmbytur, ngrihet droni për lokalizimin e dy barinjve në Fier

January 13, 2026
“Dua të shkoj pak në tualet”, kurthi që i bëri i burgosuri policit për t’u arratisur

“Dua të shkoj pak në tualet”, kurthi që i bëri i burgosuri policit për t’u arratisur

January 13, 2026
Konfirmohet arratisja e Ndocit, “Burgjet”: Na rrahu policin, la analizat përgjysmë dhe iku!

Konfirmohet arratisja e Ndocit, “Burgjet”: Na rrahu policin, la analizat përgjysmë dhe iku!

January 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Të pafajshmit fëmijë!

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In