SHISH ka njoftuar Policinë e Shtetit se ish kryeministri Sali Berisha është kërcënuar me jetën e tij dhe të familjes përmes një mesazhi në rrjetin social. Lajmin e konfirmojnë burime për gazetën TeMa në Ministrinë e Brendshme.
Pas denoncimit që ka ardhur në fakt jo nga vetë Berisha por nga SHISH, policia është vënë në lëvizje dhe ka zbuluar personin që ka bërë kërcënimin. Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar, që sipas burimeve të TeMës, është me probleme mendore. javanews/ a.k