Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi i ftuar në emisionin “Log.” ka deklaruar se Sali Berisha ka objektiv që të ripushtojë Partinë Demokratike.
“Berisha ka vetëm një objektiv ta ripushtojë PD-në. Se çdo gjë tjetër nuk i bën punë.” tha Patozi.
Ndërkohë Patozi ka theksuar mes të tjerash që e vetmja rrugë e Berishës që të marrë PD-në është që Basha të trembet, por sipas tij deri më tani kjo gjë nuk ka ndodhur.
Sipas Patozit zhvillimet e fundit po e çojnë PD-në në një krizë të madhe.
“Ka vetëm një rrugë që ta trembi. Basha duhet të iki vetë nuk e shoh të trembur. Parashikoj ë vështirësi të mëdha me 12 dhjetor . Se do vihet debati i legjitimiteti. Do ketë mbaruar kongresi dhe do duartrokitje. Duhet të zgjidhet çështja e legjitimitet. Jemi në një beteje politike. Juridikisht Basha ka avantazhe. Dhe gjykata që e vendos si arbitër dhe pretendohet të jetë në anën e tij . Do jetë një krizë shumë e madhe. Rruga e përjashtojë njëherë. Se dalim në terma ushtarake.” tha Patozi.
g.kosovari