• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha ka shkelur mbi kufoma, meriton poshtërimin”/ Djali i Remzi Hoxhës: Do doja të mos shkojë në botën tjetër pa ndjerë ato dhimbje që na ka shkaktuar

by Java News
28/05/2021 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga krimet më të rëndĕ që na ka shoqëruar gjithë këto vite në kronikat e lajmeve ka qenë rrëmbimi dhe zhdukja e biznesmenit, shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha.

Vitin e kaluar, kur u mbushën 25 vite nga ky moment, familja ndërpreu kërkimet që i kishte vazhduar çerek shekulli.

Djali i Hoxhës, Ardiani, i cili prej vitesh, u kishte bërë kërkesa institucioneve për zbardhjen e kësaj ngjarje, u dorëzua! Përpjekjet e tij që shteti ta merrte seriozisht këtë çështje duket se nuk kishin më kuptim.

Hoxha kishte kërkuar nëpërmjet letrave zyrtare, por edhe personalisht, kohët e fundit kryeministrit Edi Rama që të mundësonte rihapjen e kësaj çështje, ashtu siç edhe i kishte premtuar, për të mësuar më shumë për rrëmbimin dhe zhdukjen e babait të tij, por asgjë nuk u bë.

Dënimin e atyre që urdhëruan vrasjen e babait të tij, Ardiani ia la në dorë Zotit!

Sali Berisha ka qenë një ndër të akuzuarit kryesorë të familjes Hoxha. Sipas tyre, mbi rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës kishte dorë ish-presidenti i asaj kohe Sali Berisha. Dhe po sipas familjes Hoxha, gjatë gjithë këtyre viteve ai ka penguar zbardhjen e kësaj çështje.

Një javë më parë, ish-presidenti dhe ish-kryeministri u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit “për akte korruptive që cenojnë demokracinë në Shqipëri”.

–Ardian, ju keni akuzuar Sali Berishën për rrëmbimin dhe zhdukjen e babait tuaj, por cila ishte ndjesia që patët kur u informuat se ai (Sali Berisha) ishte shpallur “non grata” nga ShBA?

Kur u informova që Sali Berisha u shpall person “non grata” në ShBA, normalisht u ndjeva mirë pasi ishte një rikonfirmim i asaj që ne e kemi thënë dhe ditur prej shumë kohësh, që Sali Berisha është një njeri i lig, një njeri që ka bërë shumë krime, një kriminel.

Pra ka ardhur koha që të gjitha zullumet që ka bërë në këto 30 vite të dalin në shesh. Ndoshta tani është vetëm fillimi i daljes së tyre në dritë. Le të shpresojmë edhe njëherë…

Ai tani është në kohën e pleqërisë që normalisht do duhej të thotë se nuk ka më ndikim direkt në vendimet politike, por unë mendoj që, sa është gjallë ai do të jetë pengesë për të gjitha zhvillimet në Shqipëri. Rrjedhimisht edhe për zbardhjen e krimeve të ndryshme që ka bërë dhe janë bërë në kohën e tij.

Shpresoj që shpallja ”non grata” të jetë vetëm fillimi i rënies së lavdisë që ai aq shumë e kishte kërkuar dhe ëndërruar, qoftë edhe duke shkelur mbi kufoma.

–E konsideroni të vonuar këtë vendim të Departamentit te Shtetit?

E konsideroj pak të vonuar të them të drejtën, por përsëri, si i thonë asaj fjalës së urtë popullore, “më mirë vonë se kurrë”. Mendoj se me këtë vendim është thyer akulli i Sali Berishës dhe tani mendoj se duhet të dalin të gjitha krimet që ai ka bërë, jo vetëm rrëmbimi dhe vrasja e babait tim.

Do të dëshiroja që sa të jetë gjallë t’i përjetojë të gjitha këto turpërime, dhe mos të shkojë në botën tjetër pa i ndjerë të gjitha këto poshtërime të cilat i meriton, një e nga një.

–Po reagimin e Berishës, faktin që do e hedh në gjyq për shpifje Sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, si e shikoni ju?

Propagandë dhe për të tërhequr vëmendjen në kah tjetër. Ai e ka shumë të vështirë të ndryshojë rrjedhën dhe është shumë qesharake kjo padi. Po kaq qesharake dhe e çmenduri e radhës është që thotë se është shpallur “non grata” për shkak të Kosovës.

–Mendoni se do dënohet?

Do të duhej, patjetër. Ai këtu ka qenë dhe krimet e tij i kemi parë ashiqare, por gjithashtu ka qenë i zoti për t’i mbuluar, megjithatë vjen një ditë kur jo gjithçka fshihet. Një ditë do të dalë boja.

Për aq vite jetë sa i kanë mbetur dhe sa është gjallë Sali Berisha, mendoj se do të këtë pleqërinë më të keqe që ka kaluar dikush. Do të ndihet i poshtëruar, do të ndihet keq për vetën, por edhe për pasardhësit e tij, të cilëve nuk u ka lënë vend në Shqipëri./ Gazeta “Dita”

g.kosovari

Next Post
Këshilli i Lartë Gjyqësor pranon kërkesën për dorëheqje nga detyra të gjyqtarit Fran Prendi

U arrestua bashkë me gjyqtaren Hoxha, GJKKO ndryshon masën e sigurisë për mjekun Korbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA-së shpërndan deklaratën e Rubios: Nga emigrimi masiv përfitojnë vetëm trafikantët

Dita e dytë e Konferencës në Mynih, Rubio: SHBA-të do të mbeten gjithmonë një “fëmijë i Europës”

February 14, 2026
Mozart e violinë shqiptare në 97-ën dhe drama e sotme e Teatrit

Bota e së djeshmes

February 14, 2026
FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

February 14, 2026
Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

February 14, 2026
Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

February 14, 2026
Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

February 14, 2026
Hetim federal ndaj oficerëve të ICE, dyshohet se gënjyen nën betim për të shtënat në Minneapolis

Hetim federal ndaj oficerëve të ICE, dyshohet se gënjyen nën betim për të shtënat në Minneapolis

February 14, 2026
“Do marrin 5 dhe 10 mijë lekë”/ Miratohet bonusi i pranverës 2025 për pensionistët

Shqipëria plaket me ritmin më të lartë në Europë, Eurostat: Mosha mesatare arriti në 44.3 vjeç në 2025

February 14, 2026
“Ti ma more zemrën”, Shtëpia e Bardhë bën bujë me kartolina politike për Shën Valentin

“Ti ma more zemrën”, Shtëpia e Bardhë bën bujë me kartolina politike për Shën Valentin

February 14, 2026
Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In