• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha ka shitur gjithë listën tek Ilir Meta/j, duke e trajtuar si pasardhës të tij

by Mero Baze
28/03/2023 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Publikimi i listave për këshillat bashkiake, bëri të qartë se mes Sali Berishës dhe Ilir Metës/aj, ka një marrëveshje e cila praktikisht shkrin “foltoren” e Sali Berishës brenda ish LSI.

Dy të tretat e pjesës së mundshme fituese të listës së koalicionit të tyre në Tiranë janë nga ish-LSI, çka tregon se marrëveshja për koalicionin, ka funksionuar përmes një procesi poshtërues për demokratët e Berishës.
Argumenti se koalicioni u bë nga nevoja për “vulën” është qesharak. Koalicioni u bë nga nevoja që ka Sali Berisha që në këto zgjedhje të shkatërroj çdo ishull opozitar në vend, duke e kthyer opozitën në monopol të dyshes Berisha Meta/j.

Partia Demokratike zyrtare i ofroi Berishës pa e poshtëruar që kandidatët e tij të regjistroheshin nën siglën e Partisë Demokratike, duke ruajtur kështu dinjitetin e demokratëve. Ai jo vetëm që nuk e pranoi duke e quajtur provokim, por i strehoi kandidatët e partisë gjoja antikomuniste nën firmën e Ilir Meta/j, një i akuzuar për bashkëpunëtor sigurimi, dhe i shiti atij dhe gjithë listën e këshillave bashkiake.

Në Tiranë gjithë lista e mundshme fituese është me njerëz të LSI dhe pjesa tjetër me demokratë të Berishës që janë nën kontrollin e Ilir Metës/aj. Askush që nuk e do Ilir Metën/aj, nuk është në pjesën fituese të listës.
Kjo është përtej shprehjes popullore që Berisha “për një plesht djeg gjithë jorganin” Në këtë rast ai ka djegur gjithë demokratët vetëm që të bashkëjetonte me një plesht si Ilir Meta/j dhe jo të kandidonte me vulën historike të Partisë Demokratike.

Dhe këtu ka një strategji që ka nisur prej kohësh. Qysh më 6 Mars Berisha zgjodhi Ilir Metën/aj, si partner në koalicion, për ti mësuar demokratët me idenë që ai do të jetë pasardhësi i tij. Gjithë fushata e 6 Marsit bëhej nën thirrjet që të votohej PD më një flet votimi ku partia e vetme ishte LSI.

Në këto zgjedhje është e njëjta histori. Sali Berisha del e flet në mënyrë të paligjshme në emër të PD, ndërsa kandidatët për kryetar i ka futur nën firmën e Ilir Metës/aj, ndërsa listat ja ka shitur të gjitha atij.
Në fund të procesit, kur të llogaritet rezultati proporcional marrëveshja është e tillë që do të quhet 50 për qind vota të Berishës dhe 50 për qind të Ilir Metës/aj. Kjo është shitja zyrtare e rezultatit të PD historike tek Meta/j.

Pra më 15 maj në rezultatet zyrtare, Foltorja e Berishës dhe Partia e Lirisë do të jenë dy gjysma të barabarta , pavarësisht se kush ka pasur peshë në atë rezultat. Dhe kjo do ti hap rrugë për të ardhmen Foltores që ta pranoj Ilir Metën/aj, si pasardhës zyrtar të Berishës në atë parti, pasi është njeriu që trashëgon gjithë arsyet dhe problemet përse Berisha shkatërroi Partinë Demokratike për të bërë një bllok të ri opozitar, qëllimi kryesor i të cilit është të marrë monopolin e opozitës shqiptare.

Këto janë zgjedhjet më politike të tij, pasi në këto zgjedhje atë e shqetëson më shumë një kandidatë dhe një votë për Partinë Demokratike se sa 800 mij vota për Edi Ramën. Ai thjeshtë do që pas tij të mos ketë më PD. Dhe për të qenë i sigurt dhe në varr, po u lë Ilir Metën/aj.

Next Post
VIDEO/ “O nan ta hënksha zemrën”! Nëna i dërgon mesazhin prekës Luizit nga New York-u: Çapaçulat e nanës. Zoti është i madh që të…!

Luizi ka tentuar vetëvrasjen?! Këngëtari bën "lëmsh" banorët me deklaratën e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Situata politike në vend/ Shehi: Të gjithë pushtetin e ka Edi Rama, zgjidhjet e përfolura nuk vlejnë më

February 24, 2026
Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

February 24, 2026
Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

February 24, 2026
“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

February 24, 2026
“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

February 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

February 24, 2026
Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

February 24, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ndjehet në disa qytete! Sa ishte magnituda

February 24, 2026
Formalizohet pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ambasada: Krenarë për miqësinë me SHBA

Formalizohet pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ambasada: Krenarë për miqësinë me SHBA

February 24, 2026
‘Mendoi se nëna kishte vdekur’/ Flet babai i 20-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det: Si ndodhi ngjarja që “tronditi” Italinë

‘Mendoi se nëna kishte vdekur’/ Flet babai i 20-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det: Si ndodhi ngjarja që “tronditi” Italinë

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In