• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha ka një frymë antidemokratike”/ Analisti: PD e ka humbur misionin e saj, s’ mund të ketë asgjë të mirë për vendin

by Os De
15/12/2025 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Frrok Çupi bëri një analizë mbi situatën aktuale në Partinë Demokratike dhe rolin e saj në jetën politike të vendit.

Sipas Çupit, PD nuk po shfaq asnjë shenjë ndryshimi dhe vijon të mbetet e lidhur ngushtë me figurën e Sali Berishës, duke ruajtur një frymë antidemokratike.

Ai theksoi i ftuar në “News Line” në ABC News se partia e ka humbur misionin e saj politik, është rikthyer në praktika të vjetra dhe, në raport me institucionet e drejtësisë dhe zhvillimet kryesore të vendit, po shkakton më shumë dëme dhe trauma sesa zgjidhje, duke mos ofruar më asnjë perspektivë pozitive për të ardhmen e Shqipërisë.

“Nuk ka një hendek mes Dumanit dhe Brahos dhe kjo e ka trembur klientin Berisha. Ajo që dëgjova prej Brahos më krijoi impresionin se është një gjuhë shumë profesionale, por edhe e prerë, e kursyer dhe shumë e drejtpërdrejtë. Në raport me Berishën, ai shtoi diçka nga diskurset e Dumanit, shtoi diçka të re, Braho tha se krimin nuk e luftojmë dot vetëm. Lëshoi sinjalet e një bashkëpunimi me elementet e shoqërisë, inteligjencës dhe politikës.

Çfarë do të ndodhë?! Këtë nuk mund ta them. Berisha po shfaqet si një klient shumë i dashur i Gjykatës së Krimeve të rënda. Po përdoret një instrument jo europian, jo demokratik, siç është trupa speciale. Në pamjen time në PD nuk po ndodh asgjë, të gjithë kërkojnë që të ruajnë marrëdhëniet me Berishën. Për sa kohë që është Berisha ka një frymë antidemokratike. PD nuk ndryshon, e ka humbur misionin e saj. PD është kthyer në vitin 2017, kur i dogji të gjitha mandatet. Është e dyta herë që ligjin për ‘territoret’ e abandonin PD. Në raport me gjykatat dhe prokurorisë kemi një pamje të njohur. “21 Janarin” për përpiqen që ta çojnë jashtë kufijve, gjërat janë shumë të ngadalshme, ose të ndryshueshme.

Gjithmonë do të mungojë një avokat, një Sali dhe një gjykatës. Gjykata Speciale po luan keq me shtetin dhe me frymëmarrjen e këtij vendi. Po ndodh zvogëlimi i së keqes më së madhe, PD. Berisha, po e bën më të vogël dhe më të neveritshme. PD ka lindur e dështuar, ka lindur nga kundërshtari i vet i ashtuquajtur. PD nuk është themeluar nga Berisha, por nga Ramiz Alia. PD u kthye në dëm të vendit, është një parti që shkakton vetëm dëme dhe trauma. Nuk mund të pritet më asgjë nga PD, nuk mund të ketë më asgjë të mirë për vendin”, tha Frrok Çupi.

Next Post
Automjeti u shkrumbua në Llogara, policia jep detajet: Është djegur një shtetas në sediljen e..

Automjeti u shkrumbua në Llogara, policia jep detajet: Është djegur një shtetas në sediljen e..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cilin politikan simpatizojnë më shumë shqiptarët?

February 26, 2026
Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

February 26, 2026
Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

February 26, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Nga protesta te qeverisja: A mjaftojnë pesë propozime për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza?

February 26, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

Humbi gjyqin në Dubai, ekstradohet sot Durim Bami. Katër akuzat e SPAK që e presin

February 26, 2026
Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

February 26, 2026
Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

February 26, 2026
Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

February 26, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Vetëm Edi Rama e di çfarë do të ndodhë në shtëpinë e ish-mbretit të vetëm shqiptar

February 26, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In