• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha ka marrë më shumë se kushdo nga PD”/ Kadilli: Partia Demokratike e ka bërë president dhe kryeministër, duhet të kishte dhembshuri për të

by
01/09/2021 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpallja e ish-kryeministrit, Sali Berisha, “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka kosto për Partinë Demokratike. Kështu shprehet ish-kandidati për kryetar i PD-së Fatbardh Kadilli, i cili thotë se shpresonte që Berisha do të reflektonte dhe do të kishte dhembshuri për PD-në, në lidhje me mandatin e deputetit. Në studion e “Ditarit” në A2 ai thotë se lideri historik ka marrë më shumë se kushdo tjetër nga PD-ja dhe nuk mund ta cenonte PD-në.

“Sa ka dalë njoftimi nga DASH kam reaguar unë dhe kam i bërë thirrje Berishës ta ndjekë privatisht dhe i kam bërë thirrje që të mos e përfshijë PD-në. Çfarë fakte dhe prova kërkon nga PD? Kjo e përfshin PD-në. Veprimi i Berishës është politik prisja që Berisha të reflektonte vetë se kjo krijon kosto për PD-në afatshkurtër e mesëm. Qëndrimet politike mund të ndryshojë po jo brenda ditës. Ai duhet të kishte dhembshuri për PD-në se ka kontribuar për PD-në po ka marrë më shumë se çdokush nga PD-ja, e ka bërë president dhe kryeministër.

Sipas Kadillit, meqë ish-kryeministri nuk reflektoi, këtë duhet ta bënte kryetari Basha, sa i takon marrjes në konsideratë të mandatit të Berishës, në mënyrë që të forconte rolin e tij politik dhe të dëshmonte besueshmëri.

“Duhet të ishte zgjedhja e tij, nuk e bëri Berisha, por duhet ta bënte Basha. Berisha është shprehur disa herë, por qëndrimin nuk mban ish-kryetari, por kryetari, që të forcojë profilin politik e të jetë i besueshëm”.

Në këndvështrimin e tij, Kadilli nuk shikon distancim të Bashës nga Berisha. Ai thekson se ky sistem kryetarokracie duhet të marrë fund, për të sjellë meritokraci dhe konkurrencë në interes të qytetarëve

“Nuk e shoh si të tillë, e shoh si rritje të presionit të jashtëm, gjithë shoqëria është bindur se ky sistem nuk prodhon asgjë të mirë as për mazhorancën e as për opozitën dhe nevoja për të ndryshuar kryetarokracinë, për të kthyer konkurrencën në parti se kur të vijë në pushtet nuk do të sjellë konkurrencë, por do jetë monopol, klientelizëm. Çfarë besimi u japim shqiptarëve nëse mohojmë konkurrencën brenda vetes sonë?”

/b.h
Next Post
Megaoperacioni anti-drogë Shqipëri-Spanjë-Gjermani/ 107 të arrestuar, zbulohen 23 shtëpi bari në Madrid, sekuestrohet drogë, armë e mjete luksoze

Megaoperacioni anti-drogë Shqipëri-Spanjë-Gjermani/ 107 të arrestuar, zbulohen 23 shtëpi bari në Madrid, sekuestrohet drogë, armë e mjete luksoze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

April 9, 2026

Mbi banesat e shtrenjta dhe mitin e “pastrimit të parave”

April 9, 2026
10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

April 9, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

April 9, 2026
Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

April 9, 2026
Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

April 9, 2026
“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

April 9, 2026
Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

April 9, 2026
“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In