• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha ka dështuar”, Biberaj: Ka 10 vite që opozita është në këtë tymnajën e njëpasnjëshme

by Java News
19/09/2023 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupimi i Sali Berishës, “Foltorja”  duket se është përçarë. Çdo ditë që kalon, po tregon se lufta e brendshme për pushtet brenda llojit e veçanërisht në radhët e grupimit anti-amerikan të Rithemelimit, tani po shfaqet edhe publikisht.

“Shuplakën” e radhës Berishës të shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe ja ka dhënë ditën e djeshme anëtari i Kryesisë së Rithemelimit, Aleksandër Biberaj. Ky i fundit i ftuar në “News Line” në ABC News deklaroi se opozita ka nevojë për një lidership të ri, pasi sipas tij  Berisha ka dështuar, Basha nuk mundet, ndërsa Bardhi nuk ka autoritetin për ta bërë këtë gjë.

Ai zbuloi se nuk ishte dakord që Rithemelimi të dilte nën logon e Partisë së Lirisë.
“Unë e kam thënë lufta duhej bërë për të bashkuar të gjithë demokratët, për të bashkuar bazën se ata janë të gjithë votuesit, por as Sali Berisha nuk e bën këtë se ka dy vite që ka dështuar, Lulzim Basha nuk e bën që nuk e bën, Gazmend Bardhi nuk ka autoritetin për ta bërë këtë gjë.

Por këta nuk pranojnë që të hapet një proces unifikues përbashkues në PD dhe të kandidojë kush të dojë, siç ndodh në Demokracinë Perëndimore. Le të jenë 10 kandidatë, 20, që ta bashkojnë PD.

Unë kam propozuar që më përpara që ne mos të dilnim me logon e Partisë së Lirisë ose LSI, por të krijohej një parti tjetër, sepse gjykatat në këtë vend i ka Edi Rama si të gjithë pushtetet. Sa të jetë Edi Rama kryeministër atë logo të PD nuk do ta marri Rithemelimi, do ta ketë Basha dhe kjo është e qartë”, deklaroi ai.

Më tej, Biberaj u shpreh se me Berishën, Gazmend Bardhin dhe Lulzim Bashën, opozita do të ngelet pa parti. Madje ai deklaroi se asnjë nga këta të tre nuk i duhen Partisë Demokratike.

Sipas Biberajt, thirrja e tij ka qene dhe mbetet konstante, që kanë nevojë për një Kuvend Kombëtar bashkëpunues, i cili të bashkojë demokratët.

“Çdo bashkim i shërben të ardhmes së opozitës dhe ka të bëjë me të ardhmen e kombit shqiptar. Por ideja është që secili nga votuesit e deklaruar dhe të vetëshpallur të Partisë Demokratike, duhet të bënte një hap pas që të arrihej një bashkim i gjithë demokratëve.

Pra, si Lulzim Basha, i cili bëri një lojë të pisët me modelin e tij politik, dha dorëheqjen, ndërsa Doktor Berisha, i cili pavarësisht besimit që mori në Këshillin Kombëtar ka dështuar në objektivat e veta dhe tani ka dalë në skenë dhe Gaz Bardhi.

Thirrja ime ka qene dhe mbetet konstante, që ne kemi nevojë për një Kuvend Kombëtar bashkëpunues, i cili të bashkojë demokratët. Sepse ka 10 vite që opozita është në këtë tymnajën e njëpasnjëshme, dështimet e njëpasnjëshme, dështimet të cilat nuk i pranojnë dhe ne jemi sot në këtë gjendje që kemi një qeverisje komplet autoritare dhe qytetarët shqiptarë janë komplet të pambrojtur, sepse vuan institucioni i opozitës, janë prishur të gjithë balancat politike në Shqipëri”, nënvizoi dje anëtari i Kryesisë së “Foltores”, Biberaj.

Next Post
Hasani në OKB: Shqipëria do bëjë të pamundurën për të përmbushur detyrat për integrimin në BE

Hasani në OKB: Shqipëria do bëjë të pamundurën për të përmbushur detyrat për integrimin në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

March 13, 2026
Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

March 13, 2026
LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

March 13, 2026
“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

March 13, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Rrëfime paqeje

March 13, 2026
Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

March 13, 2026
Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

March 13, 2026
Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

March 13, 2026
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In