Sali Berisha sulmoi Lulzim Bashën sot nga Fieri duke theksuar se ky i fundit spastroi PD-në nga njerëzit e shkolluar.
Sipas Berishës, ai ndjeu habi kur pa këtë metodë dhe tha se fëmijët e demokratëve e meritojnë të marrin drejtimin e PD.
“A e hapi Lulzim Basha PD-në? Kurrë! Një nga një i largoi të rinjtë e shkolluar. Unë çuditesha. Ore i bëjnë hijë këto këtij? Absolutisht jo! Keni fëmijët tuaj përshembull! Me veprimet që ka kryer, kurrë ai këtë parti në fitore nuk e dërgon do” – tha Berisha.
/a.r











