Ish-kryeministri Sali Berisha lëshon sërish akuza në drejitm të ish-Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila sipas tij ka bashkëpunuar me Saimir Tahirin, duke i lënë dorë të lirë bandave të trafikut me fikjen e radarëve.
Berisha publikon në faqen e tij në facebook është një raport të KLSh ku ngrihen dyshime lidhur me gradat në ushtri. Edhe pse kjo çështje nuk ka lidhje me radarët, Berisha shkruan se të korruptuarit në ushtri janë përdorur edhe për fikjen e radarëve.
Po ashtu, në disa prej materialeve të publikuara nga berisha hidhen dyshime lidhur me përjashtimin e një komapnie amerikane nga tenderi i mirëmbajtjes së radarëve.
Berisha aludon po ashtu se Mimi Kodheli nuk u konfirmua në postin e ministres pasi ka pasur sinjalizime nga partnerët ndëkormbëtarë./a.m.