• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Ivanov të çlirohet nga fobia e gjuhës shqipe, po rrezikon stabilitetin e Maqedonisë

by A R
02/03/2017 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar atë që po ndodh në Shkup pas refuzimit të Presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov që t’ia japë mandatin kreut të LSDM-së, Zoran Zaev edhe atë për shkak të platformës shqiptare, që për Ivanovin e cenon karakterin unitar të shtetit.

“Në perpjekjet e tyre për t’i dhënë vendit qeverinë pas zgjedhjeve të përgjithshme, forcat politike shqiptare, në interesin më të mirë të shqiptarëve por në të vërtetë të të gjithë qytetarëve dhe vet Maqedonisë, parqiten bashkarisht një seri kërkesash, ndër të cilat përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e Maqedonisë si platformë të tyre për të marrë pjesë në formimin e qeverisë së ardhshme”.

“Këto kërkesa fillimisht ju ofruan të mandatuarit për krijimin e qeverisë së re nga presidenti i republikës, ish kryeministrit Gruevski. Zoti Gruevski refuzoi nga pozita ultranacionaliste, paketën e forcave politike shqiptare dhe dështoi në krijimin e qeverisë. Rivali i tij, kryetari i LSDM, Zaev pranoi kerkesat e shqiptarëve dhe siguroi firmat e deputetëve të forcave politike shqiptare për krijimin e qeverisë. Në një akt absurd, të rrezikshëm për stabilitetin e vendit, presidenti Ivanov refuzoi t’i japi mandatin z. Zaev, duket për shkak të albanofobisë së tij të papranueshme ndaj gjuhës shqipe. Ky është një akt i rëndë që dëshmon se ultranacionalizmi aleksandrin është një rrezik serioz për stabilitetin e vendit fqinj” – thotë Berisha.

“Me këtë rast, duke shprehur mbështetje të plotë forcave politike shqiptare për kontributin e tyre madhor ne Maqedoni, ju bëj thirrje të qendrojnë të palëkundura në kërkesat e tyre që janë jetike për ngushtimin e hendekut ndëretnik dhe zbatimin e frymës së Marrëveshjes së Ohrit në vendin e tyre”– shton ish-kryeministri shqiptar.

“Uroj gjithashtu që presidenti Ivanov, që me kushtetutë është president i të gjithë qytetarëve të vendit të tij, të çlirohet sa më shpejt nga fobia e gjuhës shqipe dhe të realizojë se dygjuhësia përbën një pasuri të madhe dhe domosdoshmëri jetike për liritë, të drejtat e shqiptarëve por edhe për zhvillimin, prosperitetin, integrimin e Maqedonisë” – shkruan Berisha./a.m.

Next Post
Batutat jashtë mikrofonit/ Blushi: Hoqët gozhdën, ngeli vrima. Rama: Nuk na tremb as gozhda as vrima

Batutat jashtë mikrofonit/ Blushi: Hoqët gozhdën, ngeli vrima. Rama: Nuk na tremb as gozhda as vrima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

March 18, 2026
Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

March 18, 2026
Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

March 18, 2026
Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

March 18, 2026
Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e enjte

March 18, 2026
Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

March 18, 2026
Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In