Parlamenti sipas shkresës së PD la Sali Berishën sot zyrtarisht jashtë grupit parlamentar të PD, pas vendimit të Lulzim Bashës të para disa ditëve për përjashtimin e tij.
Ndonëse Berisha dot është në takim me bazën e partisë në Rogner dhe nuk ka qënë fizikisht në sallën e Kuvendit, hija e tij është ndjerë dhe ka vepruar dukshëm mbi anëtarët e grupit parlamentar të PD.
Linja radikale e Berishës për bllokimin e foltores së Kuvendit ka funksionuar perfekt, teksa deputeti Enkelejd Alibeaj ka bllokuar foltoren e Kuvendit, në momentin kur zv.kryeministri Arben Ahmetaj qëndronte gati për të folur në podium. Dhe ia bëri Berishës “zemrën mal”.
Pas disa debatesh, shtyrjesh dhe ndërhyrjes së Gardës që na kujtojnë kohën pak përpara se opozita të digjte mandatet në Kuvend, mund të themi se Sali Berisha është “gjallë mes të gjallëve”, brenda grupit të PD.
/m.j











