Sali Berisha deklaron nga Durresi se i kishte kerkuar doreheqjen Bashes menjehere pas humbjes ne vitin 2017, por shpreh pendesen duke deklaruar se kishte gabuar qe nuk nisi procesin qe atehere.
“Unë vërtet publikisht ngrita zërin kur në një listë të bërë pas mesnate, u ekzekutuan politikisht si në pusi njerëzit që kishin 20 vite kontribute në PD.
Unë i kërkova Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve të vitit 2017, pasi humbje të atillë nuk kishim njohur as në vitin 1997, por gabova. Gabova se nuk nisa procesin e duhur që ai të merrte të gjithë përgjegjësitë për atë humbje të tmerrshme”, deklaroi Berisha./m.j