• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha i ka “kopsitur” letrat?! Ish-kryeministri: Po më hetuan për CEZ, do të dështojnë në mënyrë ekzemplare!

by A R
22/04/2022 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kthyer përgjigje pyetjes së gazetarëve këtë të premte nëse i frikësohet një hetimi nga SPAK pasi ditën e djeshme nga seanca plenare, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla bëri thirrje që të hetohet edhe Berisha sa i përket dosjes CEZ.

Lideri historik i demokratëve tha se nuk ka asnjë problem pasi do të dështojnë siç kanë dështuar “në mënyrë ekzemplare”. Sipas Berishës, CEZ është një nga aferat më gjigande të korrupsionit në Shqipëri.

Por ai u shpreh se qeveria e tij asokohe bëri vlerësimet dhe arbitri ndërkombëtar që zgjodhi Shqipëria ishte besimplotë që Shqipëria do të fitonte gjyqin me kompaninë. Por sipas Berishës kjo ndryshoi kur në qeveri erdhi Rama që sipas tij firmosi marrëveshje bashkë me Damian Gjiknurin me CEZ.

Gazetarja: Dje është njoftuar që SPAK do të nisë hetimet sa i përket dosjes CEZ. Zoti Balla ditën e djeshme bëri thirrje që të hetohet edhe Sali Berisha. A i druhet Sali Berisha një hetimi nga SPAK në kushtet kur SHBA kanë deklaruar që do të bëjnë gjithçka për të luftuar korrupsionin në Shqipëri?

Sali Berisha: Sa i përket çështjes jo një, por 120 çështje të dërgojnë dhe siç kanë dështuar do dështojnë në mënyrë ekzemplare. CEZ-i pa diskutim është afera më gjigande që di unë e korrupsionit në Shqipëri. Në ç’kuptim? Shqipëria kishte një arbitrazh me kompaninë CEZ dhe ky arbitrazh para se të shkonte Shqipëria kërkoi vlerësimet me kompanitë ndërkombëtare të pretendimeve të Shqipërisë. Ato vlerësime u bënë. Kompani më serioze ndërkombëtare faktuan se CEZ i detyrohej shtetit shqiptar 630 milionë Euro me fatura të vërtetuara dhe i detyrohej 3.2 miliardë Euro me dëmet e krijuara. Arbitri ndërkombëtar, është me dokumente kjo, që zgjodhi Shqipëria, ishte besimplotë dhe shpresëplotë që Shqipëria fiton gjyqin. Përveç kësaj, qeveria dërgoi drejtues të kompanisë për ndjekje penale. Çfarë ndodhi? Ndodhi Edi Rama. Firmosi marrëveshje bashkë me Damian Gjiknurin me CEZ-in. Pranuan të gjitha kushtet e CEZ, shmangën arbitrazhin, dënuan Shqipërinë me një humbje të tmerrshme. Të paktën të sigurta ato që ishin fatura, 630 milionë Euro dhe po them një pjesë të atyre dëmeve të krijuara nga CEZ rreth 3.2 miliardë Eurove. Këto që po them janë 100% të vërtetuara nga KLSH, janë të vërtetuara nga komisioni hetimor parlamentar, por natyrisht kur SPAK përdoret si ‘SKAP’ i partisë janë të destinuara të mbeten në gjumë. Kështu që çdo lloj dosje që disponohet, bile i këshilloj të përpiqen të falsifikojnë dhe manipulojnë dhe le ta dërgojnë se nuk ka asnjë lloj problemi.

/a.r

Next Post
Berisha: Ramën e mund jo vetëm për së gjalli, por edhe për së vdekuri

Berisha: Ramën e mund jo vetëm për së gjalli, por edhe për së vdekuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

March 15, 2026
Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

March 15, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

March 15, 2026
Me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë

Me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë

March 15, 2026
“E papranueshme”/ Oganizatat ndërkombëtare: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit në Kuvend

“E papranueshme”/ Oganizatat ndërkombëtare: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit në Kuvend

March 15, 2026
Trump u kërkoi të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut: Do ta “vlerësojmë me kujdes”

Trump u kërkoi të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut: Do ta “vlerësojmë me kujdes”

March 15, 2026
Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

March 15, 2026
U zunë në rrjete sociale, si degradoi sherri në gjimnaz, u përleshën 8 adoleshentë

Sherr mes dy të rinjve në Durrës, plagoset me thikë 26-vjeçari! Policia në kërkim të autorit

March 15, 2026
Infektohen me norovirus mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe

Infektohen me norovirus mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe

March 15, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In