Vijon debati me akuza dhe kundërakuza në Parlament mes deputetëve Sali Berisha dhe Erjon Braçe për 21-janarin. Pas fjalës së Erjon Braçes, Berisha mori fjalën për replikë. Ish-kryeministri nuk zgjodhi t’i përgjigjet pyetjeve të deputetit Braçe, por të bëjë diversion duke u kujtuar të majtëve se komandantin e grupit të zjarrit në Gardë, e vendosën kryetar të Partisë Socialiste në një rreth në veri të vendit.
Ja një pjesë e replikës së Berishës pas deklaratës së Braçes:
Kur vrasësit që i sollën në grykat e zjarrit, vajtojnë viktimat, ky është akti më i shpifur. 21 janari ishte grushti i shtetit i planifikuar nga Edi Rama në bashkëpunim me 2-3 drejtues të institucioneve kryesore të vendit. Sali Berisha bëri atë ditë atë që duhet të bënte çdo zyrtar i këtij shteti, nuk u largua nga zyra asnjë sekondë të vetme. E gjithë përpjekja e Edi Ramës që ishte ngulur në ndërtesën karshi, për të ardhur për fjalim në zyrën time si çirimtar, ishte shkaku për 4 të vrarë për të cilët kam shprehur ngushëllimet. Po përngjarjen ka deklarata ndërkombëtare, jo një por disa. Ka deklarata të institucioneve ndërkombëtare, të cilat denoncojnë botërisht se kjo protestë dallonte nga të tjerat, dhe të tjerat nuk ishin pak por 1700. Një grup i kësaj proteste kishte ardhur ta shndërronte atë me qëllime të caktuara, kurse deklarata e OSBE thotë se kishte qëllime pushteti me dhunë. Qëndrova në zyrën time. Çdo njeri që guxonte të hynte brenda ndërtesës do të përballej me të keqen më të madhe që mund të ndodhte. Nuk mund të ndodhte kurrë që unë të largohesha nga kati i dytë. Kam vlerësime për policinë për qëndrimin e saj, vlerësime maksimale. Nga të gjtiha shërbimet dhe misionet e huaja, policianuk abuzoi me forcën,u agresua në mënyrë barbare nga njerëz të hurit e litarit, të sjellë nga Greqia e anë e mbanë me thirrjen të rrëzojmë Sali Berishën.
Kanë dëshmuar familjarët e tyre, janë të njohura. Garda e Republikës, ka funkisonuar dhe funksionn mbi bazën e një ligji, kësaj radhe jo të hartuar nga qeveria e mëparshme, e hartuar nga qeveria socialiste, hartuar nga qeveria socialiste, e cila i thotë gardistit: në këtë rrethanë do qëllosh në ajër, në këtë rrethanë do qëllosh direkt. Garda nuk funksionon me urdhra, funksionon me ligjin që duhet ta zbatojë çdo gardist. Ju papagaj mjeranë që dilni derdhni lot krokodili, ju pikërisht komandantin e grupit të zjarrit, e grupit që kishte armët e zjarrit në vendin e kryeministrisë, ju sot e keni kryetar të Partisë Socialiste, është kryetar i Partisë Socialiste s’ka qenë. Ka qenë oficer, pasi iku nga detyra ju e zgjodhet kryetar të PS. Nuk besoj se e përdorët atë për të qëlluar, skam pse ta besoj një gjë të tillë se pastaj më duhet të them që ai është një kriminel, por nuk kam asnjë të dhënë se ky oficer garde ka qenë kriminel.
Ku është sot komandanti i grupit të zjarrit? Për ju që doni të mbuloni krimin e shëmtuar. Çfarë bëhet me këtë njeri? Ky njeri sot është kryetar i PS të një rrethi të veriut. Tani jepuni përjgigje ju familjarëve. Ai për mua ka bërë detyrën është nejri me integritet, skam asnjë të dhënë tjetër. Por përdorimi i dy standarteve ju nxjerr juve lakuriq.
****
Parlamenti është përfshirë nga debate të ashpra për ngjarjet e 21 janarit. Deputeti Erjon Braçe i është përgjigjur akuzave të ish-kryeminsitrit Sali Berisha për ekzistencën e një plani për të marrë pushtetin me dhunë. Braçe tha se protestuesit paqësor u vranë me urdhër të posaçëm. Ai i drejtoi disa pyetje Berishës nëse mban të njëjtin qëndrim për ngjarjet me atë të 5 viteve më parë.
Më poshtë një pjesë e zbardhur e fjalës së deputetit Erjon Braçe:
“Kisha bindjen time se i vetmi njeri që s’do merrte kurajon sot për të folur në këtë sallë do ishte kryeministri i asaj periudhe, sepse 21 janari, apo krimi shtetëror i 21 janarit, është i pazbardhur, i pahetuar si duhet, i pahetuar në kushtet e parashikaura nga ligji, i pagjykuar plotësisht në shkallë të parë dhe i lënë në harresë në gjykatën e lartë të republikës së Shqipërisë. Mund të fliste por qytetarët, familjarët e 4 të vrarëve, duhet të dëgjonin prej tij rrëfimin që i mungon politikës shqiptare, shoqërisë, prokurorisë, gjykatës prej 5 vitesh, në cilësinë e atij që ka pasur përgjegjsiënë për të drejtuar shtetin, por ka marrë përsipër pushkatimin pa gjyq të 4 qytetarëve, na dhënë dëshmi të ndryshme për pozicionin e tij, ka marrë përsipër edhe vrasjet e pushkatarëve të tij. Berisha dhe Basha kanë dhënë versione të ndryshme edhe për 5 vite për cka ndodhur atë ditë. ky është momenti që me qetësi,m e ndershërmi të marrim një përgjigje të qartë, dua ta pyes: më 21 janar në mbrëmje u tha mediave se të dhënat paraprake thoshin se secili prej tyre ëhstë qëlluar nga afër me pistoleta të lehta që nuk gjenden në armatimet e policisë së shtetit dhe të Gardës. dua ta pyes i qëndron kësaj deklarate? halli i vetëm ishte të fshiheshin të vrarët…
Ke thënë: plumbat janë në vend dhe është e thjeshtë të gjendet se armët janë të regjistruara. I qëndron kësaj deklarate apo jo, që vrasjet janë bërë me armë me silenciator, as të policisë as gardës, por të përdorur nga opozita e kohës?
Ishte halli më 21 janar në mbrëmje për të zhdukur gjurmët, e për të akuzuar opozitën si vrasëse e 4 qytetarëve që pushkatuat në bulevard. Më 23 Janar skenari ndryshoi pak, falë gazetarit, TV të tij, qytetarët panë se nuk ishim ne që kishim vrarë njerëzit tanë në mes të bulevardit, por ekzaktësisht garda që qartë e me vetedije me dashje, jo nga pakujdesia, në bazë të një urdhri vrau qytetarët dhe plagosi 6 të tjerë.
Pas kësaj Berisha shpiku sulmin mbi institucionet: Garda sprapsi sulmet banditeske të bëra me armë, kryeministria ka marrë plumba, me shishe molotov. Berisha si ka mundësi që nuk gjete edhe një gjurmë të vetme plumbi në muret e kryeministrisë? si e shpike sulmin me armë kundër kryeministrisë dhe a i qëndron deklaratës tënde se kryeministria është sulmuar me armë?
Më poshtë sajove sulmin me tritol, Beqja kishte marrë një makinë që ua dha banditëve për ta futur në oborrin e kryeministrisë, kam një pyetje ishkryeministër, c’ishte prita e zjarrit në kryeministri, cfarë kishte për detyrë kjo e që ishte jashtë oborrit, kë priste makinë apo njerëzit, eskalion zjarri poshtë penxheres tënde?
Pak minuta më poshtë sulm ndaj viktimave; tre viktima të dhënat për plumbin ishin të sakta, kalibri u provua, u morën nga ushtaraku, kërkova që prokuroria të bëjë hetimet, ngushëllova familjet. A i qëndron deklaratës se Ziver Veizi erdhi i armatosur për të sulmuar ty, që Hekuran Deda, burri që u vra mbi tryezën e mediave, erdhi i armatosiur për të sulmuar ty, se Aleks Nika, babai që erdhi në tiranë për protestë ishte me armë? se Faik Myrtaj erdhi në Tiranë e ishte e armatosur për të sulmuar ty?
Po sulmi ndaj presidentit që ishte në krye është akti i pastër i një grushti shteti, të rrëzosh kupolën e shtetit shqiptarë si e bëre ishte grusht shteti, ndërmarrë nga nevoja ekstreme për të mos u përgjigjur para drejtësisë për pushkatimet, gjykata, prokurori, gjykatësit ndryshuan. Bujar Nishanin e vure në krye të KDL për të emëruar ata gjyqtarë që kanë marrë vendime të turpshme, trupat gjykuese që janë marrë me këtë cështje i ke emëruar ti, trupin e gjykatës së lartë që ka tre vjet që nuk merret me dosje. Pse je ti nuk ka reformë në drejtësi në këtë vend, kuvendi duhet të ecë me reformën në drejtësi.
*****
Nga foltorja e Parlamentit, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka përkujtuar ngjarjet e 21-janarit të 5 viteve më parë kur u vranë gjatë demonstratës së opozitës së atëhershme 4 qytetarë. Berisha deklaroi sërish se atëherë kishim të bënim me një “puç” të mirëorganizuar nga Edi Rama, për të marrë pushtetin me dhunë. Por ndryshe nga sa kishte deklaruar më herët se persona të armatosur sulmuan kryeministrinë me armë, Berisha sot ndryshoi qëndrim teksa tha se këta persona ishin të paisur me mjete të rënda. Ish-kryeministri tha se përgjegjësia për 4 viktimat bie mbi Edi Ramën.
Më poshtë Javanews.al sjell të zbardhur deklaratën e Berishës:
Sot është një ditë tjetër e zezë në historinë tonë. Si sot 5 vjet më parë, falangat e krimit bënë përpjekje monstruoze për përmbysje me dhunë të pushtetit të dalë nga vota e qytetarëve. Organizuan puçin, bënë çdo gjë të merrnin me dhunë vet pushtetitn, sulmuan institucionin qëndror të ekzekutivit shqiptar, me besimin e verbër se krye-karrieristi do dilte dhe të mbante një fjalim te zyra e kryeministrit të atëhershëm. Komunitetet ndërkombëtare e dënuan, këtë përpjekje të shëmtuar të paprecedentë që nga viti 1924. Persona të paguar, të paisur me mjete dhune, sulmuan barbarisht për orë të tëra ndërtesën e kryeministrisë, ku po punonte kreu i ekzekutivit të vendit, me shpresën dhe besimin e verbër se ai do u lironte zyrën.
Në këtë puç dy krerë të tjerë të instucioneve, ai i Presidencës dhe Prokurorisë, në këtë puç që ishte edhe kreu i inteligjencës që kishte synim kurorëzimin e Edi Ramës njësoj si 84 vjet më parë kryeministër, çka s’mund të ndodhte kurrë. Për fatkeqësinë e madhe u vranë 4 qytetarë, u vranë sigurisht, 4 qytetarë. Zhvillimet e mëvonshme treguan se Edi Rama, sakrifikoi, i solli, luajti me fjalët me qëllimmin e të vetëm që të merrte pushtetin. Qytetarët e Tiranës do të ndëshkonin atë në zgjedhjet e 8-majit. Do ti jepnin disfatën e plotë që meritonte. Sot kanë kaluar 5 vite nga kjo datë, por turpi i zi, dhe krimi i shëmtuar rëndon mbi Edvin Kristaq Ramën, ndaj shfrytëzoj këtë rast për të dënuar dhe njëherë me ashpërsinë më të madhe, aktin e tyre të shëmtuar përpjekjen e tyre puçiste, dhe për të thënë se kurrë ndonjëherë institucionet demokratike nuk mund të pushtohen me dhunë.