Kryetari i PD, Sali Berisha, i ftuar në “Open” në Neës24 ka deklaruar se shpenzimet e kryera nga kryeministri Rama kanë qenë të pa justifikueshme për sa kohë ai është kreu i qeverisë së vendit më të varfër në Europë.
Referuar të dhënave të botuara sot nga hakerat mbi të dhënat personale dhe ato të udhëtimeve të Ramës, Berisha tha se shpenzimet e tij për udhëtimet me avion charter, janë më të mëdha se sa ato të Enver Hoxhës dhe Byrosë gjatë kohës së komunizmit.
Berisha: Protesta e 12 nëntorit shënon fillimin e përballjes me qeverinë me Ramën, kurrë nuk ka pasur njeri më hajdut se ky, kalon 100 herë Nanon. Raporti sot 170 udhëtime me avion taksi me datat të botuara. Shpenzim më i madh se Enver Hoxhës e byrosë në 30 vite.
Kancelari i Austrisë udhëton me linjë tregtare.
Rakipllari: Sa herë keni udhëtuar si kryeministër me charter?
Berisha: 4 ose 5 herë me avionin plot me çmim bilete deri në 2 mijë euro. Ky udhëton me familjen e tij. Ndonjëherë merr Elisën se i duhet për lavdërime. Kryeministër i vendit më të varfër në Europë, mesatarja është 150-250 mijë euro. Parkingu i avionit kushton një djall e gjysmë. Përveç sulltanëve e Sheikëve ka politikan që e bën këtë. Rroftë sebepi se më dhuroi Erdogani avionin. Shpenzimet i paguan vetë. Njeri i cili mendon vetëm për këtë të mos hyjë më kurrë në zyrë.
/a.r